Gazeta Shqiptare

Hyrjet e shtetasve të huaj ranë me 97% për prillin

Mbyllja nga pandemia

-

Mbyllja

e kufijve për shkak të pandemisë e ka paralizuar pothuajse tërësisht turizmin hyrës në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT- it tregojnë se për muajin prill në Shqipëri hynë vetëm 12 mijë shtetas të huaj, në rënie me 97% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të gjithë katërmujor­in e vitit 2020, numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri ka pësuar rënie me 47%. Paralizimi i turizmit ka një efekt shumë të madh në ekonominë shqiptare dhe kjo është arsyeja kryesore pse pritet që Shqipëria të ketë një rënie ekonomike më të thellë se ekonomitë fqinje për vitin 2020. Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga turizmi vitin e kaluar arritën në afro 2.1 miliardë euro, shifra më e lartë e regjistrua­r ndonjëherë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, këto të ardhura u rritën me 12% krahasuar me vitin 2018. Qeveria shqiptare ka premtuar se turizmi bregdetar do të lejohet, por me një protokoll masash parandalue­se për infeksioni­n COVID- 19. Megjithatë, shpresat për një rimëkëmbje të shpejtë të turizmit hyrës janë të pakta. Shumica e vendeve të Europës janë në

fazën e rihapjes pas masave kufizuese të vendosura gjatë epidemisë. Hapja e kufijve pritet të bëhet gjatë muajit qershor, por është e vështirë të mendohet për kthimin e menjëhersh­ëm drejt një fluksi normal të lëvizjeve për qëllime turizmi. Megjithatë, efekti i pakësimit të turistëve të huaj do të balancohet pjesërisht nga rënia e udhëtimeve të

shqiptarëv­e jashtë vendit. Vitin e kaluar, shqiptarët shpenzuan rreth 1.6 miliardë euro për turizëm jashtë vendit. Këtë vit pritet që numri i shqiptarëv­e që do të zgjedhin t'i kalojnë pushimet jashtë vendit të pësojë rënie drastike. Kjo ka rritur shpresën se sezoni veror në Shqipëri mund të gjejë mbështetje kryesisht tek pushuesit vendas.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania