Gazeta Shqiptare

Akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Gjykata e Apelit lë në burg Altin Ndocin

Ndoci nën akuzë dhe për ekzekutimi­n e Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdylit Avokati: Klienti im është i pafajshëm, prokuroria s'ka dorëzuar asnjë provë

-

Altin Ndoci i akuzuar për ekzekutimi­n në atentat të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, do vijojë të qëndrojë në burg. Ndoci, kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë, në Gjykatën e Apelit Durrës, por ditën e djeshme kjo gjykata ka vendosur të lerë në fuqi masën e "arrestit në burg". Që prej momentit të arrestimit, Ndoci ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, por prokuroria ka shprehur qëndrim të palëkundur në kërkesën e saj për caktimin e masës së "arrestit në burg" ndaj tij. Ndërkohë, avokati mbrojtës i Ndocit, Saimir Vishaj, është shprehur se Prokuroria nuk ka dorëzuar asnjë provë dhe klienti i tij është i pafajshëm dhe po mbahet në burg vetëm nga presioni i Medias. Përveç vrasjes të dy vëllezërve Haxhia, Altin Ndoci akuzohet nga prokuroria për vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Durrësit. Në pranga për këtë ngjarje ka rënë dhe i riu Klevis Alla, i cili tashmë ka pranuar të bashkëpuno­jë me policinë e Durrësit, duke treguar mënyrën se si kanë kryer vrasjet, vendin e hedhjes së armëve, braktisjen e makinës së krimit dhe emrat e personave që kanë marrë pjesë në vrasje. Alla nuk kishte bërë ankimim të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke preferuar që pas dy ngjarjeve të rënda, të qëndrojë i izoluar në qeli. Lidhur me këtë dy ngjarje policia dhe prokuroria e Durrësit vijojnë të hetojnë për identifiki­min dhe arrestimin e personave të tjerë. Motivi kryesor që dyshohet për kryerjen e dy krimeve me 4 viktima ka qenë konflikti për drogën dhe modifikimi i makinave të vjedhura në servise.

 ??  ?? Vëllezër Haxhia
Vëllezër Haxhia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania