Gazeta Shqiptare

Operacioni antidrogë, gjykata e Kukësit lë në burg 16 prej të arrestuarv­e

-

KUKËS

- Gjykata e Kukësit ka vendosur dje masat e sigurisë për 20 personat e arrestuar gjatë operacioni­t të koduar "Shënmëri 2020". Deri në orët e vona të ditës së djeshme janë dhënë masat "arrest me burg" për 16 të arrestuari­t, 1 "arrest shtëpie" dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim janë dënuar në mungesë me "arrest me burg". Seanca ka nisur në orën 10: 00, ndërsa gjyqtar i çështjes është Florin Demollari. Gjithashtu, gjatë seancës nga Prokuroria e Kukësit është kërkuar transferim­i i dosjes në SPAK, që është pranuar nga Gjykata e Apelit Shkodër. Gjykata po jep masat për të 22 të arrestuari­t, ku pritet ende masa ndaj dy policëve dhe më pas dosja do i kalojë SPAK- ut. Operacion i nisur dy vite më parë në Kukës është finalizuar me vënien në pranga të 22 personave, mes tyre vëllai i kryebashki­akut të Fushë- Arrëzit, Fran Tuçit, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis.

Operacioni antidrogë u zhvillua dy ditë më parë në disa qytete të Shqipërisë dhe është finalizuar me sho

qërimin në total të 40 personave, ndërsa kanë përfunduar në pranga 22 prej tyre. Mësohet se operacioni i koduar "Shënmëri 2020" ka nisur dy vite më parë në Kukës. Mes personave të arrestuar është vëllai i kryebashki­akut të FushëArrëz­it, Fran Tuçit, Arben Tuçi, i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis. Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariat­it Kukës dhe Arben Kalaja, një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithsh­me në Policisë së Shtetit janë arrestuar me urdhër të prokuroris­ë së Kukësit, pasi rezultojnë të t'i kenë dhënë garanci dhe kanë lejuar disa persona në Kukës, për të kultivuar lëndën narkotike. Hetimi i nisur qysh prej vitit 2018 nga prokurorja Rita Gjati çoi në arrestimin e një numri të madh personash nga zona e Kukësit, Pukës, Krujës dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që u jepnin policëve, dyshohet se arrinin të merrnin garanci prej Ramiz Cenajt, Arben Kalasë dhe Naim Kadiut që të mbillnin parcela me lëndë narkotike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania