Gazeta Shqiptare

Kopshtet dhe çerdhet rihapen në 1 qershor, zbardhet protokolli sanitar

Udhëzimi i ISHP- së/ Matje e temperatur­ës çdo ditë, dezinfekta­ntë para hyrjes në institucio­n "Ndalohet shoqërimi i fëmijëve nga gjyshërit, pranohen prindërit"

-

Ashtu siç është dek laruar më parë, në datën 1 qershor, kopshtet dhe çerdhet në mbarë vendin pritet të rihapin dyert për vogëlushët pas rreth 3 muajve pezullim për shkak të pandemisë COVID 19. Por cilat do të jenë rregullat e reja që do të zbatohen për parandalim­in e përhapjes së virusit? "Gazeta Shqiptare" publikon sot udhëzimin "Për miratimin e udhëzuesit të Institutit të Shëndetit Publik për masat ndaj COVID- 19 që duhet të ndërmarrin institucio­net e kopshteve dhe çerdheve",- firmosur nga kreu i ISHP, Albana Fico. Në protokolli­n sanitar thuhet se orari për sjelljen dhe marrjen e fëmijëve nga kopshte do të përcaktohe­t sipas një grafiku duke qenë nën monitorimi­n e edukatorev­e për të shmangur grumbullim­et e prindërve në këto institucio­ne. "Prindërit duhet të jenë të përpiktë me këtë orar, si dhe me distancën 1.5 metra nga prindërit e tjerë, ndërkohë që institucio­ni duhet të jetë i pajisur me higjienizu­es. Një person, i cili caktohet nga institucio­ni do të masë çdo ditë temperatur­ën e fëmijëve me termometër digjital, si dhe pastrimin e duarve të tyre me solucion higjienizu­es",thuhet në udhëzim. Sakaq, bëhet me dije se fëmijët nuk duhet të dalin nga godina gjatë ditës, por vetëm në ikje dhe në ardhje, ndërkohë që ata duhet të merren nga prindërit, dhe jo nga gjyshërit. Të gjitha ambientet e institucio­nit duhet të jenë në dispozicio­n e fëmijëve për të krijuar sa më shumë hapësirë për ta në mënyrë që të ruhet një lloj distance fizike edhe mes tyre. Fëmijët e përcaktuar në grupe, duhet të rrinë çdo ditë në sallë me të njëjtën edukatore, të cilat do të kujdesen që fëmijët të jenë

TË SHTRUAR NË SPITAL

"Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshm­e prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID- 19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë",- theksoi specialist­ja.

larg njëri- tjetrit kur ulen në tavolinë( në një tavolinë me 10 karrige, ulen 5 fëmijë). "Fëmijët nuk duhet të përzihen me grupe të tjera as në kohën e pushimit, ndërkohë që në dhomat e gjumit duhet shfrytëzua­r e gjithë hapësira që ata të jenë larg njëritjetr­it. Nuk rekomandoh­et organizimi i festave të ditëlindje­ve të fëmijëve në kopsht",- theksohet në protokoll. Në këtë të fundit, ka rregulla strikte edhe për lodrat e fëmijëve, të cilat duhet të dezinfekto­hen, ndërsa ato që fëmijët i fusin në gojë duhet të largohen prej

tyre. Lodrat prej cope duhet të lahen në lavanderi dhe të përdoren gjithmonë nga i njëjti fëmijë deri në momentin e larjes. Ndërkohë, fëmijët e vegjël që kanë nevojë të ndërrohen, duhet larë në kujdes të veçantë higjieno- sanitar. Rekomandoh­et pastrimi në mënyrë rutinë i të gjithë ambientit të kopshtit.

PËRGATITJA E USHQIMIT

Punonjësit e kuzhinës duhet të qëndrojnë gjithmonë me maskë, duke larë duar para, gjatë dhe pas përgatitje­s së ushqimit, si dhe të lajë sipërfaqet dhe enët që

përdor për gatim. Prindërit do të nënshkruaj­në këtë rregullore para se të vendosin të sjellin fëmijët në kopsht, ndërsa për çdo kërkesë rekomandoh­et komunikimi elektronik për të shmangur kontaktin fizik. Ai nuk duhet të futet në ambientet e institucio­nit për asnjë arsye. Ai duhet të deklarojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar, si dhe në rast se fëmija paraqet shenja të sëmundjes duhet të paraqitet për ta marrë jashtë orarit të përcaktuar në grafik.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania