Gazeta Shqiptare

Cungu: Laçi im si Liverpuli, por do të vuajmë problemet fizike

Trajneri shkodran i kurbinasve e ka mendjen edhe nga Vllaznia e tij: Jam në krah të lojtarëve Bardhezinj­të do të jenë gati për finishin e sezonit

-

Armando Cungu ësh të i përqendrua­r te përgatitje­t që po zhvillon Laçi pas pandemisë. Si shkodran, Cungu dha opinionin e tij edhe për situatën e pakëndshme që po kalon Vllazninë. "Nuk ka shprehje më të bukur se ajo e Liverpulit ' You'll never walk alone' dhe shkon me situatën që po kalojmë. Kënaqësia është e madhe që ju shoh dhe të gjithë jemi shëndoshë e mirë. Nuk kanë qenë të lehtë këto dy muaj, pavarësish­t se kemi qenë mirë nga ana shëndetëso­re. Të gjithë kemi kaluar një situatë të pakëndshme, na është bërë terror edhe nga televizori, duke dëgjuar vetëm për vdekje. Kjo ndikon psikologji­kisht. Jemi munduar të mbajmë formën individual­isht, por jo të gjithë kanë mundur ta bëjnë në kushte të barabarta. Dua të falënderoj futbollist­ët për seriozitet­in që kanë treguar, më ka lënë një shije të mirë gjatë periudhës së pandemisë".

CILËSIA E TERRENEVE

"Nuk është një lajm i ri. Nga dashamirës­ia që ka treguar presidenti prej vitesh, ajo e Laçit është mes dy fushave më të mira të futbollit në Shqipëri. Presidenti e ruan më shumë se veten, këtu ndoshta nuk bie shumë dakord me të. Ai dëshiron ta ruajë sa më gjatë".

LAÇI ME SHPIRTIN E LIVERPULIT

"Ndoshta është në ADN ose shkojnë rastësisht këto situata, por unë jam një njeri që kërkoj shpirtin në fushë. Për mua është thelbësore, e pazëvendës­ueshme. Pa ambicie dhe dëshirë, cilësia nuk vlen".

PROBLEMET FIZIKE

"Besoj që mund të kemi probleme. Është situatë e paprovuar ndonjëherë. Dy muaj pushim, ku gjithsecil­i është stërvitur me kushtet e tij, ndryshe nga futbolli perëndimor, ku i kanë kushtet edhe në banesat e tyre. Mendoj se futbollist­ët shqiptarë vazhdojnë të jenë të varfër. Kemi ardhur nga një sistem me duar në xhepa, sa na mbyllet një vrimë, na hapet tjetra. Në Gjermani pati nëntë dëmtime në një javë dhe cila është Gjermania! Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë. Dikush mund të humbë diçka padrejtësi­sht e një tjetër mund të fitojë padrejtësi­sht".

VENDIMI PËR T'U KTHYER NË FUSHË

"Nuk ka rëndësi se çfarë mendoj unë, sepse nuk na ka pyetur kush se si do të ishte më mirë. Në tri fazat e para është vendosur gjithçka në fushë, situata nuk është normale. Brenda ekipit tim nuk ka barazi mes futbollist­ëve sa i përket stërvitjes e ç'mund të themi për skuadrat. Tani jemi në kushte të pabarabart­a. Nuk na mbetet gjë tjetër të japim maksimumin kështu siç është vendosur".

VLLAZNIA

"Para se të vija këtu, po diskutoja situatën e Vllaznisë. Jam në krah të sportistëv­e, që të jem i ndershëm. Futbolli ynë nuk është aq i pasur sa të presësh 4 muaj pa paga. Askush ia bën dot llogarinë tjetrit. Ai takim në fushë mu duk aspak serioz, u tregua si klub amatoresk. Nuk mund të bëhen këto takime nën hijen e plepave. Kjo është ajo që nuk bie dakord. Kriza mund të ketë çdo ekip, por duhen kaluar me seriozitet".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania