Gazeta Shqiptare

Rama publikon videon: Investimi që do të punësojë një numër të konsiderue­shëm njerëzish

Kantieret e Rilindjes Urbane, kryeminist­ri: Gur- gur bëhet mur

-

Kryeminist­ri

Edi Rama e nisi dje javën e re me një lajm të mirë nga Tamara e Malësisë së Madhe, teksa thekson se po përfundon fabrika e re agropërpun­uese e përgatitje­s së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale. Sipas kreut të qeverisë, ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale, si dhe do të punësojë një numër të konsiderue­shëm njerëzish. “Mirëmëngje­si me një nga plot e plot shembujt e bukur frymëzues të punës, që nuk bëjnë lajm! Në Tamarë të Malësisë së Madhe, me mbështetje­n e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, po përfundon fabrika e re agropërpun­uese e përgatitje­s së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale. Ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale dhe një numër i konsiderue­shëm njerëzish të zonës do të punësohen, por njëkohësis­ht fermerët do të kenë një destinacio­n për të tregtuar frutat e tyre”, - shprehet z. Rama. “Gur- gur, bëhet mur”. Ky është një tjetër mesazh i kryeminist­rit Edi Rama, teksa ai tregon disa nga kantieret e Rilindjes Urbane, që janë shtrirë në disa qytete. Kreu i qeverisë theksoi se për jetësimin e këtyre projekteve punohet pa pushim. “Kantieret e rilindjes urbane nga Unaza e Bajram Currit në Unazën e re të Konispolit, nga rruga e Thethit në Kalanë e Tepelenës dhe Lungomaren e Sarandës, nga rrugët e fshatrave të Malësisë së Madhe, Elbasanit, Beratit e Përmetit deri te Lungomarja e Durrësit dhe me radhë, ku punohet pa pushim për Shqipërinë që duam”, - shprehet kryeminist­ri Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania