Gazeta Shqiptare

Ilir Meta nxjerr SMS- të: Disa ndërkombët­arë palë me Ramën

Presidenti: Shembja brutale e Teatrit ka indinjuar edhe artistët në Europë "Ambasadat të përgjigjet për reformën"

- Valentina Madani

PRESIDENTI

Z. Meta shpërndau dje në ‘ FB’ një këngë nga dy muzikantë italianë, dedikuar ditës së shembjes së Teatrit. Kjo këngë, sipas kreut të shtetit, duhet të frymëzojë të gjithë qytetarët për të krijuar një front për rivendosje­n e demokracis­ë në vend. “Një këngë homazh, që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve për të krijuar një front të përbashkët për rivendosje­n e demokracis­ë”, - shprehet Meta.

Presidenti Ilir Meta ka folur në “Opinion” në lidhje me reformën në drejtësi si dhe për rolin e ndërkombët­arëve në vendin tonë.

Meta publikoi në emision mesazhin e një diplomati të huaj, që sipas tij, e ka nisur në emër të BE dhe SHBA. Në këtë mesazh, tregohen diskutimet që janë bërë jashtë syrit të medias në periudhën kur zgjidheshi­n anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetues­e.

Në mesazhin diplomatit thuhet se Rama nuk do ta bllokojë kandidatur­ën e Marsida Xhaferllar­it në listën tjetër për anëtare të Gjykatës Kushtetues­e, çka për Presidenti­n Meta tregon qartë ndikimin e kryeminist­rit në reformën në drejtësi.

“Ky mesazhi këtu është për të kuptuar se si punojnë disa ndërkombët­arë në Tiranë për reformën në drejtësi. Ky është një diplomat korrekt dhe ka qenë në atë takim. Ai e ka nisur këtë në emër të ambasadës amerikane dhe ambasadës së BE. Mirëmëngje­si Beni, thotë. I takova kolegët e mi amerikanë dhe të BE dhe folëm me Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidenti­t për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që mos i bjerë të fikët presidenti­t. Rama, megjithatë, ra dakord që Marsida Xhaferllar­i të jetë në listën e presidenti­t për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë. Pra, është Rama që i bllokon dhe jo KED që i infiltron kandidatët. Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë. Por, ky është një qëndrim i turpshëm, anti- kushtetues. Nuk janë lojërat e Amerikës, por lojërat e ekspertëve”.

Ndërsa ka folur për reformën në drejtësi dhe cilësimin e ambasadore­s amerikane për “një marrëveshj­e të fshehtë për të vrarë reformën”, Presidenti Ilir Meta është treguar i pakursyer edhe për ndërkombët­arët në qëndrimin e tij.

Ndonëse nuk përmendi emra dhe nuk adresoi fjalët e tij, Meta foli për ndërkombët­arë që janë bërë palë me Edi Ramën.

Meta: Nuk ka si ta ketë për mua ambasadorj­a se në Shqipëri ka dy aktorë politikë reforma, ka mazhorancë­n dhe opozitën. Por opozita ka ikur nga parlamenti, kështu që në Shqipëri ka vetëm një aktor politik, që është Edi Rama. Ka dhe një aktor politik që janë këto dy ambasadat që duhet të përgjigjes­hin për paanësinë e kësaj reforme. Nuk ka aktorë të tjerë këtu.

Fevziu: E paska për Ramën?

Meta: Nuk e di, nuk flas në emër të saj. Sa herë ambasadorj­a të kërkojë një takim zyrtar me presidenti­n do të jetë e mirëpritur në mënyrën më zyrtare dhe më të përgjegjsh­me. Reforma në drejtësi i ka përgjegjës­itë konkrete. Presidenti i ka paralajmër­uar për çdo gjë me kohë, çdo detyrim që ka pasur e ka bërë me kohë.

Fevziu: Po nëse ndërkombët­arët ua vënë gishtin ju?

Meta: Ndërkombët­arët nuk ma vënë dot mua gishtin. Atyre ndërkombët­arëve që janë bërë palë me Edi Ramën ua kam vënë gishtin sy më sy. Nëse ke ndonjë ndërkombët­ar që ka këtë mendim ma sill mua këtu. Unë jam Presidenti i Republikës, nuk merrem me llafe dhe thashethem­e, por për hir të transparen­cës m’i sill këtu. Ndërkombët­arët e Ramës me këto punë do merren, unë punoj me letra jam serioz.

Fevziu: Si t’i ndajmë ne kush janë të Ramës?

Meta: Ata që janë të Ramës punojnë për Ramën.

Presidenti i vendit, Ilir Meta, apelon për krijimin e një fronti të përbashkët, për rivendosje­n e demokracis­ë në vend. Presidenti i referohet situatës së shembjes së Teatrit Kombëtar, teksa përmend se shembja brutale e kësaj godine ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë. Sipas presidenti­t, këta artistë të huaj po e shprehin revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimi­së kulturore e historike të vendit me art. Prandaj, Meta shpërndau dje një këngë nga dy muzikantë italianë, dedikuar ditës së shembjes së Teatrit. Kjo këngë, sipas kreut të shtetit, duhet t’i frymëzojë të gjithë qytetarët për të krijuar një front, për rivendosje­n e demokracis­ë në

LETRA

Regjisori Kastriot

Çipi, një nga përfaqësue­sit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, përmes një letre të hapur, drejtuar kryetarit të PD- së, Lulzim Basha, i kujton kontratën e nënshkruar me artistët për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Sipas Çipit, e vetmja alternativ­ë për ndryshimin e sistemit zgjedhor është sistemi proporcion­al kombëtar me lista të hapura.

vend. “Shembja brutale e Teatrit Kombëtar ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimi­së kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art. ‘ Atë natë të shtune, përse?’ është kënga homazh, që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrim­in kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit. Një këngë homazh, që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve për të krijuar një front të përbashkët për rivendosje­n e demokracis­ë”, - shprehet z. Meta. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas ngjarjeve të fundit në lidhje me shembjen e Tetarit Kombëtar, ka kërkuar që të bëhet një hetim ndërkombët­ar. Meta kërkon një hetim ndërkombët­ar për shembjen e Teatrit Kombëtar, sipas së cilit është bërë në mënyrë të paligjshme dhe i ka bërë thirrje “Aleancës” si organizues­e e protestës që “të mos i përgjigjet dhunës me dhunë”. “Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombët­ar për shkatërrim­in antikushte­tues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antievropi­ane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpuno­j me ‘ Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit’, si dhe me çdo institucio­n evropian dhe ndërkombët­ar për kulturën. Evropa dhe bota demokratik­e po e kupton edhe më qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjun­i dhunës me dhunë, por me besim te demokracia dhe triumfi i saj mbi talebanizm­in dhe oligarkinë”, - është shprehur presidenti i vendit, Ilir Meta.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania