Gazeta Shqiptare

Nisma, deputetët socialistë kundër përgjimeve nga policia pa miratimin nga prokuroria

-

Pa

kaluar as 6 muaj nga ngritja e Operacioni­t të Forcës së Ligjit, Ministria e Brendshme kërkon që të ngrejë një tjetër strukturë kundër krimit të organizuar. Komiteti Antikrim është struktura e re, e cila po shqyrtohet aktualisht nga komisionet e Kuvendit. Sipas nismës që ndryshon ligjin për Policinë e Shtetit, Komiteti Antikrim kryesohet nga ministri i Brendshëm, ndërsa ka në përbërje ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave, prokurorin e përgjithsh­ëm, drejtuesin e SPAK- ut, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit si dhe atë të Policisë së Shtetit. Për deputetët e opozitës, kjo është antikushte­tuese, pasi prokurori i përgjithsh­ëm dhe SPAK nuk duhet të kenë ndikim politik. Sipas “Vizion Plus”, pritet që me këtë projektlig­j të ndryshojë edhe neni 131 i ligjit në fuqi për policinë, duke i dhënë kompetencë policisë për përgjime pa miratimin e prokuroris­ë. Për Murrizin, ky është kthim pas në kohën e diktaturës. Edhe anëtari tjetër i Komisionit të Sigurisë, Lefter Maliqi, shprehet se këto janë tentativa për të kapur sistemin e drejtësisë. Por deputeti socialist Xhemal Qefalia sqaron se ky komitet ka trajtë këshillues­e dhe jo urdhëruese, duke hedhur poshtë aludimet e kolegëve të tij. Por, absurde sipas Qefalisë janë përgjimet nga policia pa kërkesë të prokuroris­ë. Ligjvënësi socialist kundërshto­n ashpër ministrin Lleshaj në këtë pikë të ligjit. Kujtojmë se Partia Socialiste në kohën kur ishte në opozitë ngriti dy komisione hetimore, një kundër ish- ministrit të Mbrojtjes Imami dhe një kundër SHISH, sepse aludoi që po kryenin përgjime pa pasur miratimin e prokuroris­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania