Gazeta Shqiptare

Mesazhi i Kim, PD: Njerëzit e mazhorancë­s synojnë të shkelmojnë reformën në drejtësi

“Mazhoranca mund ta pengojë ose çojë përpara reformën”

- Valentina Madani

Ish- ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj akuzoi dje se njerëzit e mazhorancë­s janë të interesuar që të shkelmojnë reformën në drejtësi. Alibeaj ishte dje i ftuar në studion e “News 24” ku komentoi deklaratat e ambasadore­s amerikane se po tentohet sabotimi i reformës në drejtësi. Sipas ish- deputetit të PD- së fajësia duhet parë tek njerëzit e mazhorancë­s. “E vetmja palë dhe segment që do ta ndryshojë reformën në drejtësi mund të jetë mazhoranca. Qëndrimet e ambasadore­s janë të forta. E vetmja pjesë që mund ta pengojë ose çojë përpara reformën në drejtësi është mazhoranca. Asnjë ndryshim ligjor nuk mund të bëhet nga ky parlament, që është i paligjshëm. Po tentohet që të goditet reforma në drejtësi në zemër të saj. Duan të godasin vetingun tani. Fajësia duhet parë tek njerëzit e mazhorancë­s”,tha Alibeaj. Ai nënvizoi se masat kufizuese të ndërmarra kanë qenë në shkelje të hapur të ligjit. Më tej, Alibeaj u shpreh se opozita ka qenë dhe mbetet në mbështetje të çdo proteste që lind nga qytetarët. “Opozita ka qenë në mbështetje të çdo proteste, që lind nga çdo shtresë e shoqërisë. Kemi ardhur në një ditë të zezë për familjet dhe për bizneset. Gjendja e sh

DEKLARATA

“E vetmja palë dhe segment që do ta ndryshojë reformën në drejtësi mund të jetë mazhoranca. Qëndrimet e ambasadore­s janë të forta. E vetmja pjesë që mund ta pengojë ose çojë përpara reformën në drejtësi është mazhoranca. Asnjë ndryshim ligjor s’mund të bëhet nga ky parlament, që është i paligjshëm. Po tentohet që të goditet reforma në drejtësi në zemër të saj. Duan të godasin vetingun tani. Fajësia duhet parë tek njerëzit e mazhorancë­s”,- tha z. Alibeaj. qiptarëve është e keqe dhe do të vijmë në situatën që protestat do të jenë të vazhdueshm­e. Ne kemi insistuar për reformën zgjedhore. Opozita nuk u ul në tryezën e reformës zgjedhore, sepse ne nuk mund të uleshim dot me një palë që ka shtetin dhe që prish Teatrin Kombëtar. Ne këtë fytyrë të shëmtuar të shtetit duam ta eliminojmë. Të jesh djall natën, nuk mund të jesh engjëll ditën”,- deklaroi Alibeaj.

REAGIMI

Ish- zv/ ministrja socialiste Irena Beqiraj reagoi dje ashpër në rrjetet sociale duke thënë se në Shqipëri nuk duhet të ketë më ambasadorë që u flasin pushtetarë­ve që drejtojnë vendin në emër të popullit shqiptar në anglisht, duke e pasur fjalën këtu për ambasadën e SHBA në Tiranë. Madje ajo prek edhe zyrën e BE në Tiranë, kur thotë që nuk duhet të ketë më as zyrtarë të BE që kthehen si këshilltar­ë politikë. Kjo sipas Beqirajt, sepse

“ndërkombët­arët pavarësish­t narratives shpesh në mendimin tim modest “plot me bosh “nuk mund të zgjidhnin, edhe nuk do te zgjidhin asgjë’. “Unë kam një ëndërr. Ëndrra ime është një Shqipëri ku ambasadorë­t, të kenë një jetë zyrtare monotone, të qetë, ne pritjen e pafundme të një çështje bilaterale diplomatik­e për t’u zgjidhur. Ambasadorë që u flasin Shqiptarëv­e që na drejtojnë, në emër të popullit shqiptar në anglisht, nuk duhet të ketë më. Zyrtarë të BE- së që kthehen si këshilltar­e politik nuk duhet të dëgjohen më në këtë vend. Për të gjithë ato që presin ambasadorë­t, zyrtarët burokratë të BE, të zgjidhin problemet tona, ju lutem, merrni 3 min edhe e rilexoni këtë shënim. Kam zgjedhur fabulën elegante të Ernesto Sirrolit … por ne kemi historinë tonë, e cila duhet të na bindë që ndërkombët­arët pavarësish­t narrativës shpesh në mendimin tim modest “plot me bosh” nuk mund të zgjidhnin, edhe nuk do të zgjidhin asgjë”, - shprehet ish- zëvendësmi­nistrja.

 ??  ?? Enkelejd Alibeaj
Enkelejd Alibeaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania