Gazeta Shqiptare

Opozita fund bojkotit pas shembjes së Teatrit, rinis dialogu në tryezën e “Zgjedhores”

Reforma e re, PD- LSI rikthehen sot në Këshillin Politik

-

Zgjidhja

e ngërçit për re formën elektorale do të ulë sot në tryezën e Këshillit Politik dy negociator­ët e opozitës. Ky takim që do të zhvillohet në orën 11: 00 do të shënojë dhe rinisjen e dialogut mes palëve, pas bojkotit nga ana e opozitës për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar. Por sa e mundur është përmbyllja e reformës elektorale brenda angazhimit të dhënë nga palët, kur ka mbetur vetëm një javë nga data 31 maj? Në letrën e fundit drejtuar dy bashkëkrye­tarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfaqësue­sit e opozitës flisnin për një konsensus që ishte ende larg, për shkak se propozimet e saj të depozituar­a më herët në tryezë nuk kanë marrë ende përgjigje nga mazhoranca. Depolitizi­mi i administra­tës zgjedhore si dhe çështja e kolegjit, duket se do të rikthejnë sërish debatin mes tyre, por në mbledhjen e sotme është rënë dakord që të diskutohen 3 çështje për të cilat kanë punuar ekspertët. Çështja e financimit të partive politike, kuotat gjinore dhe periudha zgjedhore që parashikon mbajtjen e zgjedhjeve në prill ose maj do të jenë pjesë e takimit. Ndërkohë që mbetet për të parë se çfarë do të vendoset për një ndër kërkesat e opozitës parlamenta­re, atë për ndryshimin e sistemit elektoral, për të cilën në postën elektronik­e të katër negociator­ëve ka mbërritur edhe një propozim nga ambasada e Shteteve të Bashkuara për të parë si model sistemin danez. Ndërsa për sistemin zgjedhor, i kërkuar me ngulm nga opozita parlamenta­re, deri tani nuk ka gjetur dakordësin­ë e dy partive të mëdha. Edhe pse në këtë pikë ka pasur një sugjerim nga SHBA, PD dhe PS mendojnë që kjo shkon përtej këtij komisioni, pasi do të duhet të ndryshohet Kushtetuta dhe kërkon më shumë kohë si dhe përfshirje­n e aktorëve të shumtë politikë dhe teknikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania