Gazeta Shqiptare

Shqipëria, ndër vendet me varësi më të lartë nga turizmi në botë

Pasoja nga COVID- 19

-

INDIVIDËT

Në masën e parë që mori qeveria menjëherë pas izolimit të vendit u miratua ndihmë financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 000 000 lekë, për periudhën pas ndërprerje­s së aktiviteti­t ekonomik për shkak të gjendjes së pandemisë së shkaktuar nga COVID- 19, duke përfshirë: personat fizikë të vetëpunësu­ar; punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; të punësuarit në personat fizikë tregtarë; të punësuarit në personat juridikë. Masa e dytë ishte dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike dhe masa e tretë dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesën e të ardhurës nga papunësia.

BIZNESET

Ministria e Financave bën të ditur është aplikuar subvencion­im për punonjësit e larguar dhe aktualë në bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë të mbyllur nga urdhrat e MSHMSsë. Ndërsa masa e dytë mbështetës­e ishte ajo për të larguarit nga puna deri në 10 prill ( përjashtua­r subjektet e mbyllura nga urdhrat e MSHMS- së). Qeveria miratoi subvencion­im për të gjithë punonjësit e bizneseve me të ardhura nën 14 milionë lekë ( përjashtua­r 8,000 persona në profesione­t e lira, tregtia, farmacitë, përfituesi­t e pagës së luftës së Paketës 1, etj.) dhe masa e katër subvencion­imi i pagës së luftës për punonjësit e strukturav­e akomoduese në sektorin e turizmit. Një tjetër masë ishte mbështetja për punonjësit e Rafinerisë së Ballshit ( Punonjës me pagë nën 100 mijë lekë/ muaj) dhe ndihma financiare për aplikuesit e ndihmës ekonomike, të cilët rezultojnë aplikues dhe nuk janë përzgjedhu­r nga sistemi i pikëzimit të ndihmës ekonomike.

Shqipëria

vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e COVID- 19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga - 5% sipas FMN dhe Bankës Botërore, deri në - 9%, sipas BERZH. Varësia e lartë nga turizmi, është një prej arsyeve kryesore, që i bën pesimiste parashikim­et e institucio­neve ndërkombët­are. ' Visual Capitalist', duke përpunuar të dhënat nga Organizata Botërore e Turizmit, ka përpiluar një hartë që rendit shtetet me varësi më të lartë nga turizmi. Mes tyre, renditet dhe Shqipëria, së bashku me Malin e Zi dhe Kroacinë.

GARANCITË

Deri tani janë miratuar dy paketa për mbështetje­n e bizneseve të mëdha. Këshilli i Ministrave ka miratuar dy instrument­e të Garancisë Sovrane për një shumë totale prej 26 miliardë le

Në hartë janë përfshirë shtetet, ku industria e turizmit dhe udhëtimeve kontribuon direkt dhe indirekt në më shumë se 15% të punësimit. Shqipëria renditet në vendin e 30 në botë, sa i përket peshës së turizmit në punësimin total, me 22%. Kroacia e ka këtë tregues në 25% dhe Mali i Zi në 33%. Në mbarë botën, 44 shtete varen nga industria e turizmit dhe udhëtimeve për më shumë se 15% të peshës së kësaj industrie në punësimin total. Nuk është surprizë që shumë nga shtetet që do të vuajnë dëmin më të madh ekonomik janë nga vendet ishullore. P. sh., në Antigua & Barbuda, rreth 91% e vendeve të punës gjenerohen nga turizmi. Sipas raportit, pa një fluks të qëndrueshë­m nga të ardhurat nga turizmi, shumë shtete mund të përballen me efekte të rënda në ekonomi. Teksa industria globale e udhëtimeve dhe turizmit ka ngecur, efektet në ekonominë globale janë me shtrirje të gjerë. Në gjithë botën, rreth 330 milionë vende pune mbështeten nga turizmi, dhe ai kontribuon në 10%, ose 8.9 trilionë të Prodhimit të Brendshëm Bruto global çdo vit. Operatorët turistikë kanë kërkuar vazhdimish­t hapjen e kufijve dhe fillimin e aktiviteti­t të turizmit, përndryshe pasojat për sektorin do të jenë shumë të rënda. Pesha e lartë e turizmit në ekonomi vlerësohet si një nga arsyet e rënies së fortë të pritshme këtë vit. Sipas raportit të fundit të BERZH, "Ekonomia e Shqipërisë ka të ngjarë që të goditet fort nga epidemia, për shkak të varësisë së saj të lartë nga turizmi dhe eksporteve me vlerë të ulët të mallrave ndërmjetës­e me destinacio­n industrinë e modës në Itali. Një reduktim i mundshëm i remitancav­e do të ndikojë, gjithashtu, negativish­t në rritje. Rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave që janë marrë për të frenuar virusin dhe nga një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania