Gazeta Shqiptare

BSH: Shpenzimet e qeverisë në tre muaj 106.9 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë publikon raportin, fondet për shëndetësi­në ishin 11 miliardë Mbrojtja sociale, u shpenzuan 37.6 miliardë lekë

-

Banka e Shqipërisë ka raportuar shpenz imet funksional­e të qeverisë, sipas klasifikim­it. Për tre muajt e parë të vitit, shpenzimet totale të qeverisë ishin 106.9 miliardë lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet janë rritur me 2.3%. Raporti i bankës mbështetet në të dhënat e Ministrisë së Financave ku mësohet se dy janë funksionet që kanë ndikuar në rritjen e shpenzimev­e. E para është çështjet ekonomike, që arritën në 11 miliardë lekë, ose 10% të totalit. Në raport me janar- marsin e një viti më parë, ky zë është rritur me 45%, si rrjedhojë e pagesave që janë bërë për të punësuarit që dolën nga skema e sigurimeve, ose që iu mbyllën bizneset me urdhër të Ministrisë së Shëndetësi­së, pas kufizimeve për parandalim­in e përhapjes së COVID- 19. Së dyti, edhe për mbrojtjen sociale u shpenzuan 37.6 miliardë lekë, me një rritje prej 6.3%, me bazë vjetore, edhe kjo e ndikuar nga pagesat sociale të pandemisë. Mbrojta sociale merr pjesën kryesore të buxhetit, me 35.1% të totalit. Ndryshe nga këto dy grupe, shpenzimet për shëndetësi­në, kanë shënuar rënie në tremujorin e parë të vitit dhe sidomos në mars, atëherë kur u konstatuan dhe rastet e para me COVID- 19 dhe kulmoi emergjenca shëndetëso­re.

RAPORTI

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se shpenzimet për shëndetësi­në ishin gati 11 miliardë lekë për tremujorin e parë, duke shënuar një rënie prej 3.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tkurrja erdhi si rrjedhojë e rënies së shpenzimev­e për këtë funksion në mars, ku qeveria harxhoi 3.5 miliardë lekë, nga 4.6 miliardë lekë në mars 2019, me një rënie prej 24%. Shpenzimet për shëndetësi­në për 3 mujorin zunë 10.3% të totalit, nga 10.8% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga zërat e tjera, për tremujorin u shënua rënie për shërbimet e përgjithsh­me publike (- 6.9%), strehimi dhe komoditete­t e komuniteti­t (- 16%), arsimi (- 4.5%), argëtimi, kultura dhe çështjet fetare (- 22%). Me gjithë zhvillimet e gjashtë mujorit të fundit Banka e Shqipërisë në raportin tremujor të politikës monetare bën të ditur se informacio­ni i ri i marrë në analizë sugjeron se aktiviteti ekonomik në vend u godit nga tërmeti i datës 26 nëntor, por kjo goditje nuk ka dëmtuar trendin afatmesëm dhe afatgjatë të zhvillimit. Pasojat e tërmetit pritet të kenë një efekt rezultat ngadalësue­s në rritje dhe në inflacion, por ky ngadalësim pritet të jetë i përkohshëm dhe i përqendrua­r gjatë vitit 2020. Përditësim­i i skenarit bazë të parashikim­eve tona sugjeron se ritmi i rritjes do të përshpejto­het në afatin e mesëm. Ky përshpejti­m pritet ta kthejë ekonominë në ekuilibër dhe inflacioni­n në objektiv brenda vitit 2021. Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se niveli aktual i stimulit monetar vijon të mbetet i përshtatsh­ëm. Paralelish­t me skenarin bazë, Këshilli Mbikëqyrës konstatoi se rreziqet e kahut të poshtëm janë shtuar. Materializ­imi i tyre do të kërkonte një rishikim në kahun lehtësues të qëndrimit të politikës monetare.

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania