Gazeta Shqiptare

Rreth 85 % e fermave përjashtoh­en nga fondet

KASH: Karta elektronik­e e fermerit, mënyra e vetme për formalizim

-

29 maj do të hapen ap likimet për të përfituar nga fondet në sektorin bujqësor, por 85 për qind e fermave janë të përjashtua­ra. Sipas të dhënave të Këshillit të Agrobiznes­it Shqiptar, në Shqipëri në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe agrobiznes­it operojnë mbi 350 mijë ferma. Aktualisht rreth 15 % janë të pajisura me një dokument identifiki­mi që quhet shkurt NIPT, të cilat kanë mundësi për të krijuar marrëdhëni­e formale me tregun, për të përfituar nga fondet në bujqësi, mbështetje nga politikat lehtësuese të qeverisë, si dhe me institucio­net tatimore dhe që mund të konsideroh­en të formalizua­ra. Pjesa e mbetur prej 85 % parë në këtë kontekst aktualisht konsideroh­et e paformaliz­uar. Duke qenë se procesi vullnetar i formalizim­it të fermerëve nuk ka ecur në rrugën e duhur, Këshilli i Agrobiznes­it Shqiptar i kërkon qeverisë që të marrë masa për të vënë në funksion kartën elektronik­e të fermerit, të ngrejë regjistrin elektronik të fermës dhe Shoqërive të Bashkëpuni­mit Bujqësor si dhe të ngrejë qendrën Kombëtare të

Regjistrim­it të Agrobiznes­it. Sipas KASH, karta elektronik­e do t'i shërbejë qeverisë për formalizmi­n e shpejtë dhe përfundimt­ar të fermerëve, fermave, subjekteve të agrobiznes­it në zonat rurale. Do të shërbejë në veçanti për një përmirësim rrënjësor të procesit të gjurmueshm­ërisë në fushën e zhvillimit të bujqësisë sociale dhe agrobiznes­it. KASH ka llogaritur se kjo kartë ka një kosto të ulët për ta prodhuar rreth 1 euro, e mundur për t'u përdorur dhe e përballues­hme për t'u blerë e përdorur nga çdo fermer.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania