Gazeta Shqiptare

SITUATA NË VEND

ISHP: Hetimi i thelluar epidemiolo­gjik ka treguar luhatje ditore të rasteve

- Voltiza Duro

Brenda 24 orëve të fun dit janë identifiku­ar 6 raste të reja me COVID- 19 dhe numri i të prekurve nga fillimi i pandemisë në vend ka arritur në 1004. Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Të dhënat u bënë publike mesditën e djeshme nga Eugena Tomini, shefe e Survejancë­s dhe Shërbimit të Inteligjen­cës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik. "Ju informojmë rreth situatës së COVID- 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitivë. 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiolo­gjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit. Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Fatkeqësis­ht 32 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID- 19, pavarësish­t përpjekjev­e të stafit mjekësor",tha Tomini. Kjo e fundit më tej shtoi se kurba epidemike ka qenë e butë e ka paraqitur qëndrueshm­ëri gjatë dy javëve të fundit, në një kohë që hetimi i thelluar epidemiolo­gjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit. "Mbështetur në strategjin­ë e lehtësimit të masave mbi kriteret e rasteve të shtruara në spital, rasteve që kërkojnë trajtim në terapi intensive, rasteve të humbjeve të jetës, situata ka qenë e qëndrueshm­e, përkundrej­t 14 ditëve të vlerësimit të saj. Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshm­e. Hetimi i thelluar epidemiolo­gjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit",- bëri me dije specialist­ja e ISHP në komunikimi­n e përditshëm mbi situatën epidemiolo­gjike në Shqipëri.

PACIENTË TË HOSPITALIZ­UAR

Deri mesditën e së premtes, kanë rezultuar 16 pacientë të shtruar në spitalin infektiv pranë QSUTsë, ku situata paraqitet e qëndrueshm­e. "Situata në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshm­e. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive",- tha Tomini.

TESTIMET SEROLOGJIK­E

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjik­e. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me

APELI I MSHMS

PACIENTË, TERAPI INTENSIVE

Deri mesditën e së hënës, kanë rezultuar 16 pacientë të shtruar në spitalin infektiv pranë QSUT- së, ku situata paraqitet e qëndrueshm­e. "Situata në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshm­e. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive", - tha Tomini.

COVID- 19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Duke nisur nga ky lehtësim i masave, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbro

jtjes Sociale i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojn­ë distancimi­n fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura

të respektojn­ë me rigorozite­t protokolle­t e sigurisë. "Ftojmë qytetarët të mos neglizhojn­ë shenjat e COVID- 19 dhe të telefonojn­ë menjëherë urgjencën kombëtare

127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus. Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologji­k në

rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 4040",- nënvizoi Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ?? Eugena Tomini, shefe e Survejancë­s dhe Shërbimit të Inteligjen­cës
Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik
Eugena Tomini, shefe e Survejancë­s dhe Shërbimit të Inteligjen­cës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania