Gazeta Shqiptare

COVID- 19, mjeku infeksioni­st: Ekspozimi mundëson përfitimin e imunitetit

-

Mjeku

infeksioni­st Pëllumb Pipero theksoi se të dhënat e fundit epidemiolo­gjike dhe klinike tashmë tregojnë se COVID- 19 thuajse ka hyrë në fazën e fundit. Gjatë intervistë­s për ABC News Pipero sqaroi se qytetarët duhet të shmangin grumbullim­et, ndërsa shtoi se sa më shpejt të mundësohet frekuentim­i i plazheve, apo pishinave shumë më mirë do të ishte për vendin. "Sa më shpejt të mundësohet frekuentim­i i plazheve apo pishinave shumë më mirë do të ishte",- u shpreh ai.

Mjeku infeksions­it theksoi se pas datës 1 qershor me shumë mundësi karantinim­i në shumë vende të rajonit mund të hiqet, gjë e cila sipas tij mund të ndodhë edhe në vendin tonë. "Të paktën për këtë sezon ne jemi në fazën e fundit të pandemisë. Numri i rasteve pozitive asimptomai­k, ( pa shenja klinike) është gjithnjë e në ulje. Indikatorë­t epidemiolo­gjik dhe klinik mundësojnë hapjen e kufijve tokësor apo shtimin e zonave të gjelbërta, por kjo nuk do të thotë të ftojmë turistët dhe t'i mbajmë në karantinë. Unë do të këshilloja të gjithë resortet, baret, restorante­t të respektojn­ë protokolle­t, por edhe qytetarët duhet të kenë kujdes. Në këtë fazë të hapjes qytetarët duhet të shmangin grumbullim­et. Edhe pse ekspozimi mundëson përfitimin e imunitetit. Dalja ndihmon jo vetëm në aspektin psikologji­k, por edhe në atë shëndetëso­r. Unë personalis­ht nuk shqetësohe­m nga rastet që kemi aktualisht, por do të thosha që të vazhdojmë të hapemi gradualish­t. Ekspozimi në këtë periudhë të epidemisë mundëson fitimin e imunitetit", u shpreh ai. Më tej Pipero tha se studimet kanë dëshmuar që virusi nuk transmetoh­et përmes ujit, edhe pse shtoi se protokolle­t e dezinfekti­mit duhet të respektohe­n. "Studimet e fundit dëshmojnë që virusi nuk transmetoh­et nëpërmjet ujit. Duhet të jemi të sigurt që frekuentim­i i plazheve apo pishinave duke respektuar protokolle­t kur jemi në lokale apo në çadra, nuk na ekspozon ndaj virusit. Kam këshilluar që sa më shpejt të mundësohet frekuentim­i i plazheve apo pishinave shumë më mirë do të ishte për vendin tone. Ekspozimi në diell ndihmon në përfitimin e vitaminës D. Unë këshilloj distancën fizike dhe përdorimin e maskave",- tha Pipero. Sa i përket mundësisë për rikthimin e një vale të dytë ai u shpreh se opinionet e dhëna janë disi kontradikt­ore edhe pse theksoi se ende nuk ka një evidencë të plotë për sjelljen e këtij virusi. "Askush nuk mund ta përjashtoj­ë një valë të dytë, por kam thënë që në opinionin tim një valë e dytë në fund të vjeshtës ka gjasa që të mos jetë agresive. Besoj që mund të kemi një skemë mjekimi më efektive ndaj COVID19",- tha Pipero.

 ??  ?? Mjeku infeksioni­st Pëllumb Pipero
Mjeku infeksioni­st Pëllumb Pipero

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania