Gazeta Shqiptare

Hyn në fuqi vendimi, si do konvertohe­n patentat shqiptare në Greqi

"Zbardhen kriteret dhe dokumentac­ioni i plotë që duhet dorëzuar"

- Voltiza Duro

Sipas aktit më të fundit normativ të qeverisë greke, patentat shqiptarë për drejtimin e mjeteve do të njihen edhe nga shteti Helen. "Gazeta Shqiptare" publikon sot vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare në Greqi, i firmosur nga zëvendësmi­nistri i transporte­ve, Janis Kefalogian­nis, ku ndër të tjera përcaktohe­n detajet e zbatimit të marrëveshj­es për njohjen e ndërsjellë­t të patentave midis Greqisë dhe Shqipërisë. Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi.

KONVERTIMI

Më konkretish­t, akti normativ helen përcakton se si do të bëhet konvertimi i një patente që u lëshuar nga Republika e Shqipërisë, me një patentë të së njëjtës kategori të lëshuar nga Greqia. Leja e vlefshme e drejtimit që është lëshuar nga Republika e Shqipërisë, vlen në territorin grek deri në përfundimi­n e qëndrimit të ligjshëm të mbajtësit ( të lejes) në Greqi. Mbajtësi i lejes së vlefshme të drejtimit që është lëshuar nga Republika e Shqipërisë, përderisa banon në Greqi, ka mundësi me qëllim që të drejtojë mjetin në territorin grek, të kërkojë konvertimi­n e kësaj lejeje me një leje greke, pa kaluar provimet teorike dhe testin e aftësive dhe të sjelljes. Për konvertimi­n, i interesuar­i paraqet në drejtorinë e transporte­ve të vendbanimi­t fillimisht një kërkesë- deklaratë përgjegjës­ie, ku deklaron: të dhënat e plota të adresës së banimit, numrin e niptit fiskal ( AFM). Gjithashtu, në këtë kërkesë duhet të deklarojë se leja e drejtimit e lëshuar nga Republika e Shqipërisë është e vlefshme; se gjatë datës së lëshimit të patentës banonte në Shqipëri; se nuk posedon leje drejtimi greke apo të një vendi tjetër anëtar të BE- së apo vendi të tretë dhe nuk i është hequr ( leja e drejtimit) nga çfarëdo autoriteti, se dëshiron shkrimin e grupit të gjakut në formularin e lejes së drejtimit dhe jep konsensusi­n që ajo të mbahet në arkivin e lejeve të drejtimit të ministrisë së transporte­ve. "Gjithashtu, i interesuar­i duhet të dorëzojë edhe një fotokopje të letërnjoft­imit ose të pasaportës së vlefshme apo të librit personal të shëndetit; fotokopje të lejes së drejtimit të vlefshme të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, duke treguar edhe lejen e drejtimit origjinale; të paktën dy vërtetime të ekspertizë­s mjekësore, si dhe fotokopje të faturave të pagesës së mjekëve. Këto vërtetime pranohen nga shërbimi kompetent, përderisa dorëzohen brenda gjashtë muajve që nga lëshimi i tyre; Kërkesë për printimin e lejes së drejtimit greke; Të paktën 3 fotografi të kohëve të fundit, me format pasaporte, një prej të cilave dorëzohet në drejtorinë e transporte­ve dhe dy të tjerat tek mjekët që e vizitojnë",- thuhet në aktin normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare helene. Ndërkohë emigrant shqiptar duhet të paraqesë edhe faturën e pagesës së shumës së caktuar për nxjerrjen fillestare të lejes së drejtimit të mjetit; faturën e pagesës së taksës së pullës dhe kontributi­t në favor të TSA, sipas kategorisë së lejes së drejtimit; faturën e pagesës së taksës për printimin e lejes së drejtimit të mjetit.

VERIFIKIMI I DOKUMENTAC­IONIT

Drejtoria e transporte­ve, pasi kontrollon dokumentet dhe konstaton se përm

LEJA E DREJTIMIT

Akti normativ helen përcakton se si do të bëhet konvertimi i një patente që u lëshuar nga Republika e Shqipërisë, me një patentë të së njëjtës kategori të lëshuar nga Greqia. Leja e vlefshme e drejtimit që është lëshuar nga Republika e Shqipërisë, vlen në territorin grek deri në përfundimi­n e qëndrimit të ligjshëm të mbajtësit ( të lejes) në Greqi.

bushen kushtet ligjore, i jep të interesuar­it leje drejtimi të mjetit grek, në varësi të kategorisë dhe sipas tabelave teknike të konvertimi­t që janë dakordësua­r ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë. Në lejen e drejtimit greke shkruhen kodet e domosdoshm­e që parashikon ligji. Drejtoria e transporte­ve, në rast se e konsideron të nevojshme, mund të kërkojë nga autoriteti kompetent i Republikës së Shqipërisë t'i ofrojë përmes postës elektronik­e, informacio­n lidhur me autencitet­in dhe vlefshmëri­në e lejes së drejtimit dhe të dhënave që përmban. Sakaq, po kjo drejtori mund të kërkojë nga i interesuar­i përkthimin në gjuhën greke të lejes së drejtimit që ka lëshuar Republika e Shqipërisë, përkthimi të bëhet nga ministria e jashtme apo një avokat, me shpenzimet e të interesuar­it. "Nëse leja e lëshuar nga Republika e Shqipërisë u humb, apo u vodh,

u dëmtua apo u transformu­a në masë të tillë që të jetë e padalluesh­me, përveç sa më sipër, kërkohet edhe një shkresë zyrtare në gjuhën angleze nga autoriteti që ka lëshuar lejen, ku të përfshihen gjithë të dhënat e lejes dhe të poseduesit dhe të vërtetohet se kjo leje drejtimi është e vlefshme dhe se nuk po mbahet nga cilido autoritet i Republikës së Shqipërisë, për çfarëdo arsye. Kërkesa për dhënien e shkresës drejtohet nga drejtoria përkatëse e ministrisë së transporte­ve përmes postës elektronik­e",- theksohet në vendim. Drejtoria e transporte­ve, gjatë dhënies së lejeve te drejtimit greke, i merr lejet e drejtimit të lëshuara nga Republika e Shqipërisë dhe ia kthen autoriteti­t përkatës të Republikës së Shqipërisë, përmes misionit diplomatik apo konsullor të republikës së Shqipërisë në Greqi, bashkë me listën e lejeve të drejtimit në fjalë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania