Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i Kristjan Breshanajt, familja: Nuk na kishte thënë që kishte konflikte

Në zonën ku ndodhi ngjarja s’kishte kamera, po hetohet e kaluara në Belgjikë 25- vjeçari u qëllua me kallash me silenciato­r

-

Një ditë pas vrasjes në pritë të 25- vjeçarit Kristjan Breshanaj, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë”. Burime policore dje bëjnë me dije se i riu është qëlluar me kallashnik­ov me silenciato­r dhe për këtë arsye nuk janë dëgjuar të shtënat. Gjithashtu, mësohet se është e vështirë që të identifiko­hen autorët e krimit, pasi në zonën ku ka ndodhur vrasja ka qenë errësirë dhe nuk ka pasur kamera sigurie për të zbuluar ndonjë detaj që mund të çonte në kapjen e autorëve. Mësohet se numri i personave të shoqëruarv­e ka shkuar në 15, pasi 3 persona të tjerë po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi zbardhjen e ngjarjes. Sipas burimeve të grupit hetimor mendohet se autorët janë larguar me një automjet tjetër dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë. Ndërkohë, familjarët janë shprehur se nuk janë në dijeni që djali i tyre të kishte ndonjë konflikt dhe se nuk kishte shprehur asnjë shqetësim në mënyrë që të dyshonin. Gjithashtu, mësohet se i riu kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika. 25vjeçari, djalë i një mjeku reanimator në spitalin e Vlorës kishte jetuar për disa kohë në Belgjikë, duke hedhur një pistë dyshimi mbi jetën e tij atje. Dyshohet se i riu është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në shtetin belg dhe vrasja e tij mund të lidhet me ndonjë pazar të prishur. Efektivët e Policisë, kanë marrë edhe celularin e të riut për të mbledhur prova të reja.

VRASJA

Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bënë të ditur se ngjarja është regjistrua­r rreth orës 01: 00 të mëngjesit. Ndaj 25- vjeçarit është qëlluar nga një automjet, i cili më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Breshanaj ishte duke shkuar në banesën e tij, ndërsa autorët i kanë bërë pritë pak metra para se të futej në portë. Gjithçka thanë burimet, ka qenë e mirëmendua­r. Autorët e kanë kryer “misionin” e tyre në një moment kur lëvizje në zonë thuajse nuk kishte fare. Pasi kanë qëlluar me breshëri ndaj të riut, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Për të mos lënë gjurmë më tej, ata kanë djegur makinën e krimit vetëm 1 kilometër nga vendi i ngjarjes, në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës. Policia e ka gjetur automjetin tip “BMW” me targa greke, të paidentifi­kueshme dhe të paregjistr­uar, nën flakë. Brenda tij, Policia ka arritur të gjejë edhe armën me të cilën dyshohet se është qëlluar ndaj 25- vjeçarit, por automjeti dhe arma tip kallashnik­ov ishin të shkrumbuar­a thuajse plotësisht, si pasojë e flakëve të zjarrit. Në

PRITA E AUTORËVE

Sipas hetuesve të çështjes, dyshohet se dy autorët e krimit i kanë bërë pritë të riut në derën e shtëpisë. Mësohet se 25- vjeçari Kristjan Breshanaj është lajmëruar nga persona të tjerë ende të paidentifi­kuar, të cilët e kanë nxjerrë në pritë. Sapo ai ka dalë nga banesa e tij është qëlluar me armë zjarri automatike duke i shkaktuar vdekjen e menjëhersh­me.

vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë Policia, e cila ka bërë rrethimin e vendit të ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për kapjen e autorëve të atentatit ndaj 25vjeçarit.

AUTORËT

Sipas informacio­neve të marra nga grupi hetimor, autorët dyshohet të kenë qenë dy persona të maskuar, të cilët janë larguar në drejtim të lagjes “10 korriku”, pasi qëlluan për vdekje Kristian Breshanaj. Pasi kanë djegur makinën me të cilën kryen krimin e rëndë, ata dyshohet të jenë ndihmuar nga një makinë tjetër, e cila i priste rreth 1 kilometër nga vendi i ngjarjes. Identifiki­mi i tyre, thonë burimet, është shumë i vështirë, pasi në zonë janë të pakta kamerat e sigurisë dhe zona është në errësirë totale, çka vështirëso­n në

identifiki­min e autorëve. Për të parë lëvizjet e autorëve, grupi hetimor ka sekuestrua­r kamerat e sigurisë në disa subjekte private, që ndodhen në zonë.

Ndërkohë, edhe vendi ku është djegur automjeti duket se ka qenë mjaft i studiuar nga autorët, pasi bëhet fjalë për një zonë pa ndriçim dhe pranë nuk ka subjekte, ku mund të diktoheshi­n nga kamerat e sigurisë. Sipas policisë, dyshimet janë që kjo ngjarje të jetë studiuar gjatë nga atentatorë­t dhe veç dy personave, të cilët kanë marrë pjesë në të, nga policia dyshohet se janë përfshirë edhe të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar autorët të largohen.

PISTAT E HETIMIT

Kristian Breshanaj është djali i një mjeku reanimator të njohur në Vlorë, një familje që njihet si mjaft e qetë dhe e respektues­hme. Për të zbardhur sa më shumë detaje nga ngjarja, policia po heton të shkuarën e viktimës në Belgjikë, pasi kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer. Pikërisht, veprimtari­a apo puna që mund të ketë kryer në Belgjikë, është pista kryesore ku po heton policia e Vlorës lidhur me ngjarjen e djeshme. Nga policia mësohet se 25- vjeçari nuk njihej si person problemati­k. E vetmja histori lidhet me një ngjarje të vitit 2014, kur ai, në automjet, së bashku me një tjetër të ri, u kapën me një sasi të vogël kanabisi, ndërsa nuk kishin as leje drejtimi. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2014, kur Breshanaj ishte vetëm 20 vjeç. Ajo që policia po heton është pikërisht lidhja me Belgjikën dhe veprimtari­a e tij atje. Ndërkohë, nga blutë e Vlorës janë shoqëruar 12 persona, por jo të dyshuar, kryesisht dëshmitarë apo fqinj të 25- vjeçarit. Shoqërimi i tyre është bërë me qëllim për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes apo nëse kanë vërejtur apo parë diçka të dyshimtë dhe nëse kanë dëgjuar apo jo krismat.

 ??  ?? Viktima Kristjan Breshanaj dhe makina e djegur e autorëve
Viktima Kristjan Breshanaj dhe makina e djegur e autorëve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania