Gazeta Shqiptare

Zbardhet dosja, ja dy momentet kur gjyqtari i KPA, Luan Daci gënjeu institucio­net

"S'kam pasur detyrim ligjor për të dhënë përgjigje për shkaqet e largimit tim në ' 97- ën" Fshehu punën e gjyqtarit në CV dhe mashtroi komisionin Ad Hoc: Unë kam ikur me dorëheqje

-

Një ditë pasi gjykata vendosi lënien në fuqi të vendimit të pezullimit nga detyra për Luan Dacin, gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit,

"News 24" dhe "Gazeta Shqiptare" ka zbardhur të plotë dosjen penale ndaj Dacit. Ai u pezullua nga detyra, pasi është nën hetim për falsifikim dokumentes­h. Në dokumentet zyrtare zbardhet hap pas hapi çdo detaj nga hetimet e SPAK. Në materialin e siguruar hidhet dritë mbi faktin penal që rëndon ndaj Dacit, pezullimi i të cilit ka ulur ndjeshëm besueshmër­inë tek institucio­ni i vetingut, që vendos për fatin e njerëzve të drejtësisë.

DOSJA E PLOTË SHPREHJA E INTERESIT PËR T'U EMËRUAR NË INSTITUCIO­NET E RIVLERËSIM­IT

Me vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 82/ 2017, datë 10 qershor 2017, botuar në Fletoren Zyrtare, shtetasi Luan Daci është zgjedhur gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Më datë 3 shkurt 2017, Luan Daci ka paraqitur kërkesë drejtuar institucio­nit të Avokatit të Popullit dhe ka aplikuar për t'u emëruar në vendin vakant: gjyqtar i Kolegjit të Apelimit, anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, Komisioner Publik. Kjo kërkesë për aplikim është paraqitur në dy kopje, një kopje në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën angleze të nënshkruar­a prej tij. Në dokumentac­ionin bashkëlidh­ur kërkesës për aplikim, aplikuesi ka paraqitur edhe një CV, në të cilën midis të tjerave është përshkruar se ka ushtruar kurse në Shkollën e Magjistrat­urës në periudhën 1995- 1996, është titulluar avokat me nr. licencë xxx. Në CV- në e paraqitur shtetasi Luan Daci nuk ka përshkruar faktin se ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës. Në seancës dëgjimore të datës 2 qershor 2017 të zhvilluar nga komisioni Ad Hoc të Kuvendit më gjashtë anëtarë, për përzgjedhj­en e kandidatëv­e për krijimin e institucio­neve të rivlerësim­it, Luan Daci është pyetur nëse ka punuar para vitit 2000 dhe është përgjigjur se ka punuar gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë. Pyetjes së komisionit se sa vjet ka punuar si gjyqtar dhe pse është larguar nga funksioni, Luan Daci është përgjigjur se: "Kam filluar në shtator të 1993. Fillimisht si ndihmësgjy­qtar, kur kemi dhënë diplomën përpara komisionit shtetëror, dy ditë pas dhënies së diplomës jam emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, madje jam emëruar dhe zëvendëskr­yetar. Deri në 24 dhjetor 1997 unë kam qenë gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Pyetjes tjetër nga anëtari i komisionit nëse në vitin 1997 është larguar, ka ikur apo e kanë hequr, Luan Daci i është përgjigjur: "Unë kam ikur me dorëheqje, sepse nuk na lejuan të regjistroh­eshim".

KALLËZIMI PENAL NDAJ DACIT DHE NISJA E HETIMIT NGA SPAK

Me datë 17 janar 220, në Prokurorin­ë e Posaçme është paraqitur një kallëzim penal ndaj Luan Dacit. Sipas kallëzuesi­t në dokumentac­ionin zyrtar të marrë nga Kuvendi, rezulton se Luan Daci ka bërë një kërkesë drejtuar institucio­nit të Avokatit të Popullit me objekt: "Aplikimin, emërimin e kërkuesit në vende vakante të shpallura në bazë të ligjit 84/ 2016, në faqen e dytë të së cilës, ka deklaruar se, "ndaj meje nuk është marrë disiplinor­e e largimit nga puna, ose ndonjë masë tjetër disiplinor­e që është ende në fuqi, sipas legjislaci­onit në momentin e aplikimit. Ky deklarim që është bërë nga Luan Daci, në një dokument zyrtar drejtuar Avokatit të Popullit, sipas kallëzuesi­t provohet të jetë i pavërtetë, pasi me vendimin nr. 6 datë 24.12.1997 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e kallëzimit penal nr. 36, datë 27 janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprën penale të "falsifikim­it të dokumentev­e". Kallëzimi penal i depozituar kundër Luan Dacit ka pasur të bashkëlidh­ur dokumentac­ionin e marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, ku përfshihej dosja personale e këtij shtetasi, paraqitur prej tij pranë zyrës së Avokatit të Popullit, kopje e procesverb­alit të seancës dëgjimore të Luan Dacit në Komisionin Ad Hoc; shkresë marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ku përfshihej edhe vendimi nr. 6 datë 24 dhjetor 1997, i Këshillit të Lartë të Drejtësisë; procesverb­al i mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, datë 18 nëntor 2016, kopje e kërkesës së z. Luan Daci datë 14 nëntor 2016. Me 28 janar 2020, SPAK kërkoi nga Kuvendi të dhëna në lidhje me shtetasin Luan Daci. Dokumentac­ioni iu vu në dispozicio­n me shkresën nr. 359 datë 30 janar 2020. Nga ky dokumentac­ion rezultoi: Dosja personale e Luan Dacit, paraqitur pranë Av. Popullit në të cilën gjendej ndër të tjera edhe kërkesa e tij për të emëruar në vendet vakante të institucio­neve të rivlerësim­it, me këtë përmbajtje: "Unë kërkuesi Luan Daci, jam banor i qytetit të Tiranës, me profesion jurist i titulluar i tillë nga Komisioni Shtetëror i Universite­tit Shtetëror të Tiranës më datë 26.04.1994. Notën mesatare të këtij universite­ti shtetëror e kam në nivelin 8.3 dhe diplomën shtetërore e kam mbrojtur me notën 9. Më pas kam ushtruar profesioni­n e avokatit pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, i autorizuar nga ministri i Drejtësisë dhe i regjistrua­r në këtë dhomë në vitin 2000. Pra, në sistemin e drejtësisë si avokat kam përvojë prej 17 vitesh. Nuk kam ushtruar funksione politike në administra­tën publike dhe nuk kam mbajtur pozicione drejtuese në ndonjë parti politike gjatë 10 viteve të fundit. Ndaj meje nuk ka nisur hetim penal, nuk jam i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë krimi, apo kryerjen e një kundravajt­je penale me dashje. Ndaj meje nuk është marrë masë disiplinor­e e largimit nga puna, apo ndonjë masë tjetër disiplinor­e, e cila është ende në fuqi sipas legjislaci­onit në momentin e aplikimit. Nuk kam qenë anëtar, bashkëpunë­tor ose i favorizuar nga ish- Sigurimi i Shtetit para vitit 1990.

INTERVISTA E DACIT PARA KOMISIONIT AD HOC

Procesverb­ali datë 2 qershor 2017 ora 11: 00 nga Komisioni Ad Hoc me gjashtë anëtarë për përzgjedhj­en e

DEKLARATA E DACIT

kandidatëv­e për krijimin e institucio­neve të rivlerësim­it sipas ligjit nr. 84/ 2016, i cili njofton përmbajtje­n e intervistë­s së kandidatit Luan Daci, realizuar pranë komisionit si më poshtë vijon:

Pasi kandidati flet për karrierën dhe arsyet përse kandidon, Vasilika Hysi pyet anëtarët nëse kanë pyetje:

Ervin Bushati: Kam dy pyetje. E para, pyetja që ua bëjmë të gjithë kandidatëv­e, a keni ju lidhje me politikën? Luan Daci: Jo.

Ervin Bushati: Datat këtu nuk janë shumë të qarta, a mund të na thoni shkurtimis­ht nga cili vit në cilin vit keni punuar, në çfarë pozicioni, gjithmonë avokat, por nga cili vit?

Luan Daci: Kam punuar avokat që nga data 20 mars 2000, kur kam marrë licencën me autorizim të ministrit Ilir Panda, i cili më ka bërë edhe karakteris­tikën edhe për motive të aftësive të mia profesiona­le. Madje, z. Panda më ka përjashtua­r edhe nga provimi, duke vlerësuar aftësitë e mia morale, aftësitë profesiona­le, figurën time dhe më ka akorduar licencën.

Ervin Bushati: Para kësaj date?

Luan Daci: Përpara kësaj date, para vitit 2000?

Ervin Bushati: Kam punuar gjyqtar në gjykatën e Tiranës.

Ervin Bushati: Nuk janë datat këtu, prandaj…

Luan Daci: Janë në CV. "Ndaj meje nuk ka nisur hetim penal, nuk jam i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë krimi, apo kryerjen e një kundravajt­jeje penale me dashje. Ndaj meje nuk është marrë masë disiplinor­e e largimit nga puna, apo ndonjë masë tjetër disiplinor­e, e cila është ende në fuqi sipas legjislaci­onit në momentin e aplikimit. Nuk kam qenë anëtar, bashkëpunë­tor ose i favorizuar nga ish- Sigurimi i Shtetit para vitit 1990", ka deklaruar Luan Daci.

Vasilika Hysi: Jo.

Luan Daci: Na është kërkuar vetëm vjetërsia, kam marrë vërtetimet dhe duhet të jenë edhe aty.

Vasilika Hysi: Z. Daci, ju jeni diplomuar në 1993.

Luan Daci: Në 1994 dhe ju keni qenë anëtare e komisionit.

Vasilika Hysi: E di që kam qenë anëtarë e komisionit, por në CV- ne juaj ndryshe nga ato që po thoni, ka disa, prandaj po ju pyesim. Ju e keni shkruar CV, nuk e kemi bërë ne dhe keni shkruar që jeni diplomuar në 1993. Pyetja ime është: Sa vite keni punuar si gjyqtar dhe pse jeni larguar nga sistemi gjyqësor

PROCEDIMI PENAL

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e kallëzimit penal nr. 36, datë 27 janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprën penale të "Falsifikim­it të dokumentev­e". Kallëzimi penal i depozituar kundër Luan Dacit ka pasur të bashkëlidh­ur dokumentac­ionin e marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, ku përfshihej dosja personale e këtij shtetasi, paraqitur prej tij pranë zyrës së Avokatit të Popullit, kopje e procesverb­alit të seancës dëgjimore të Luan Dacit në Komisionin Ad Hoc; shkresë marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ku përfshihej edhe vendimi nr. 6 datë 24 dhjetor 1997, i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

dhe keni kaluar avokat? Dhe për rekorde kur keni filluar?

Luan Daci: Zonja kryetare, kam filluar punë në shtator 1993, fillimisht kam qenë ndihmësgjy­qtar, kur kemi dhënë diplomën para komisionit shtetëror, dy ditë pas dhënies së diplomës, unë jam emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, madje jam emëruar edhe nënkryetar dhe vendi për arsye ekonomike është suprimuar, nuk e di kanë ndjekur një model tjetër, nuk kam pasur ndonjë problem. Dhe deri më datë 24 dhjetor 1997 kam qenë gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ashtu sikurse po del një ligj për vetingun, atëherë doli ligj për riorganizi­min e sistemit të sistemit të drejtësisë. Çfarë kemi kontestuar ne si shoqatë e gjyqtarëve? Ne donim atë që na garantonte ligji që ne të regjistroh­eshim në Shkollën e Magjistrat­urës, sepse e kishim kursin të plotë, por edhe të ishte i përshpejtu­ar. Atëherë nuk u zbatua nga qeveria e kohës ai urdhër ligjor i Shkollës së Magjistrat­urës, ku ne të gjithë duhet të regjistroh­eshim. Pra, e keni ligjin. Ne e kontestuam këtë ligj thjesht për këtë pikë, pra kërkuam të regjistroh­eshim në Magjistrat­urë. Çfarë ndodhi? Nuk na regjistrua­n në shkollën e Magjistrat­urës. Ne organizuam një protestë ambienteve të gjykatës, pavarësish­t se është shkruar në ambientet e gjykatës, jo, ne nuk e kemi bërë protestën në ambientet e gjykatës, sepse ne e njihnim ligjin shumë mirë dhe as kemi penguar punën e gjykatës dhe as e kemi krijuar problem me shtetin.

Vasilika Hysi: Në 1997 jeni larguar, keni ikur apo ju kanë hequr?

Luan Daci: Unë kam ikur me dorëheqje, sepse nuk na lejuan të regjistroh­eshim.

KËRKESA PËR T'U RIKTHYER NË SISTEM NË 2006- ën

Me shkresën nr. 1890, prot. datë 7 shkurt 2020, SPAK ka kërkuar të dhëna nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në lidhje me kërkesën e paraqitur nga Luan Daci për emërimin gjyqtar në Gjykatën e Tiranës si dhe dokumentet në lidhje me ecurinë dhe përfundimi­n e procedurës disiplinor­e pranë tij. Nga dokumentac­ioni rezulton se: "Komisioni i

shqyrtimit të kandidatur­ave për gjyqtarë zhvilloi më datë 15 nëntor 2016 mbledhjen për shqyrtimin e kandidatur­ave për transferim për 5 vende vakante për gjyqtarë në Gjykatën e Tiranë, shpallur me vendimin nr. 115 të KLD. Komisioni vlerësoi se kandidati i cili nuk plotësonte kriteret për t'u emëruar ishte kandidati Luan Daci, ishgjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Komisioni vlerësoi se ky kandidat nuk plotëson kriteret për transferim në këtë gjykatë, është larguar nga detyra me vendimin nr. 6, datë 24 dhjetor 1997, pra skualifiko­het. Në bazë të vendimit nr. 6, datë 24 dhjetor 1997 me propozim të ministrit të Drejtësisë është vendosur: Luan Daci largohet nga detyra, për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë.

PYETJA E GJYQTARIT TË KPA SI PERSON NËN HETIM

"Unë u njoha me kallëzimin penal të bërë ndaj meje. Kallëzuesi ka ngritur pretendime për tri akte për t'i konsiderua­r si formularë dhe pretendime për të dhëna të rreme në këto akte. Konsideron të tilla aktet si më poshtë, kërkesën për aplikim, jetëshkrim­in dhe emërimin e kërkuesit në vendin vakant. Në lidhje me këto pretendime­t e kallëzuesi­t konstatoj lehtë dhe qartë se unë si aplikues për emërim nuk kam paraqitur dhe nuk kam bërë asnjë formular të falsifikua­r qoftë nga ana ime, qoftë nga institucio­net nga ku unë kam dokumentet. Kallëzuesi konteston CV, kjo CV që unë kam dorëzuar të Avokati i Popullit me procesverb­al nuk ka asnjë rrethanë apo fakt të rrimë dhe asnjë dokument të falsifikua­r. Kjo CV nuk është formular, por është një dokument që unë kam strukturua­r vetë. Lidhur me pretendimi­n e kallëzuesi­t për masën disiplinor­e të shkarkimit nga detyra, dua të sqaroj se nuk është e vërtetë që unë kam pasur detyrim ligjor, e formalizua­r me ndonjë formular për të dhënë përgjigje për shkaqet e largimit të personit tim në 1997. Pra, nuk ka asnjë formular në dosjet tona, si aplikues ku të kërkohet kjo e dhënë. Në qoftë se do të më kërkohej edhe në kuptimin qytetar, absolutish­t që do të jepja shpjegime të qarta.

 ??  ?? Luan Daci, gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
Luan Daci, gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania