Gazeta Shqiptare

51- vjeçari Bilbil Zekaj u vetëvar në burg, Babai: Djalin ma kishin bërë copa- copa

Bashkëshor­tja e viktimës tregon bisedat e fundit: Më kërkoi fishat e insulinave "Im bir vuante nga diabeti, as policia dhe as nga burgu nuk na lajmëruan për ngjarjen"

-

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Burgun e Fierit, ku u vetëvar 51- vjeçari Bilbil Zekaj, familjarët e tij kërkojnë drejtësi. Bashkëshor­tja e viktimës tregoi dje bisedat telefonike me të, ndërsa u shpreh se ai nuk i kishte thënë kurrë asgjë apo që t'i kishte shprehur ndonjë brengë. Ajo tha se bashkë me tre fëmijët mezi prisnin datën 26, kur 51- vjeçari do të dilte në gjyq, ndërsa shtoi se flisnin në telefon 2- 3 herë në ditë dhe i thoshte gjithmonë të mos mërzitet, se do të dilte nga burgu dhe do t'i bënin punët bashkë. Nga ana e tij, babai i viktimës akuzon policinë dhe burgun se nuk i kanë njoftuar për ngjarjen e rëndë, por ata e kanë marrë vesh nga televizori. "Djalin e dua. Djalin ma kishin bërë copa- copa. Pse nuk më lajmëruan mua? Nuk më lajmëruan fare, më lajmëroi miku, i tha nusesh. Unë jam babai dhe nuk dija gjë fare. Dëgjova nusen që po qante dhe e pyeta çfarë kishte. Djali vuante nga diabeti. As policia, as nga burgu nuk na lajmëruan për ngjarjen", tha ai.

INTERVISTA E BASHKËSHOR­TES:

Çfarë dini lidhur me ngjarjen?

Çfarë të them unë, unë s'pata asnjë pikë dyshimi, foli në telefon, siç fliste përditë. Kërkoi vetëm fishat e insulinave dhe i thashë që do ia jap, në orën 16: 00 do ta merrja në telefon.

Të dha ndonjë shenjë? Jo, asnjë lloj veprimi. E prisnim me padurim datën 26 se kishte gjyqin. S'kishte asnjë ditë që të mos fliste, flisnim 2- 3 herë në ditë. Kishte ndonjë brengë? Deri në atë moment nuk thoshte gjë, vetëm më thoshte që "mos u mërzit se do vij unë, do t'i bëjmë punët bashkë, vetëm mbaj afër fëmijët".

Ju tani jeni e vetme me tre fëmijë, çfarë kërkoni?

 ??  ?? 51- vjeçari Bilbil Zekaj
51- vjeçari Bilbil Zekaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania