Gazeta Shqiptare

Thyen punishten e mermerit dhe vodhën vegla pune, pranga 4 të rinjve në Tepelenë

-

Policia

e Gjirokastr­ës ka zbardhur dhe dokumentua­r vjedhjen me thyerje në një punishteje mermeri, të ndodhur më 20 maj të këtij viti, duke arrestuar katër autorët e dyshuar. Në pranga kanë rënë katër të rinj, të cilët në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë vjedhur me thyerje në punishte, vegla pune si kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderue­shme monetare. "Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Tepelenë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një rast të vjedhjes me thyerje në një punishteje mermeri, ku ishin vjedhur vegla pune me vlerë të konsiderue­shme monetare, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve profesiona­le dhe hetimore, bazuar edhe në informacio­net e grumbullua­ra në rrugë operative, shërbimet e policisë bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentim­in e vjedhjes së ndodhur në datë 20.05.2020, në punishten e mermerit në pronësi të shtetasit S. G., banues në Tepelenë. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Tepelenë lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasit M. M., 26 vjeç, M. M., 28 vjeç, S. Ç., 20 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tepelenë, si autorë të dyshuar, pasi në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë vjedhur me thyerje në punishte, vegla pune si kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderue­shme monetare, të cilat u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale", njoftoi ndër të tjera policia. Ndërsa mësohet se këta shtetas dyshohet se në bashkëpuni­m me njëritjetr­in kanë kryer dhe disa vjedhje të tjera në fshatrat e Tepelenës, ku vijon puna për dokumentim­in me prova ligjore. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r, për veprën penale "Vjedhja, e kryer në bashkëpuni­m".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania