Gazeta Shqiptare

E strehuan në shtëpi, shqiptarja dashurohet me pronarin turk, nis sherret me familjen nga Mamurrasi

Historia e 47- vjeçares që jeton së bashku me familjen në Turqi I denoncoi në polici: Na ka borxh lekët e celebrimit

-

Historia e një 47- vjeçare je, e cila jetën e saj së bashku me familjen e ka ndërtuar në shtetin e Turqisë është bërë dje pjesë e emisionit ‘ Zemër të hapur’ në ‘ News24’. Gruaja ka rrëfyer përmes lidhjes skype se shqetësimi i kësaj familje e ka zanafillën para katër vitesh, kur lindi problemati­ka me ish- mikeshën e saj, të cilën e strehoi në banesë në Turqi për një kohë 3- mujore. Ajo shprehet se pas disa muajve e ka ndihmuar atë edhe për të realizuar celebrimin e saj me bashkëshor­tin.

RRËFIMI I DJALIT TË 47- VJEÇARES

I pari që foli rreth historisë ishte djali i 47- vjeçares, i cili tregoi se si nisën problemet pasi nëna e tij vendosi të ndihmonte mikeshën e saj. “Atëherë unë kam qenë prezent kur kanë ndodhur të gjitha këto. Para 4 vitesh kjo zonja me inicialet E. M erdhi në Turqi për punë. Prindërit e mi jetojnë prej 7 vitesh ne Turqi. Ne kemi ikur me pasaporte tre mujore, pastaj më vonë bëmë edhe letrat. Ne kemi jetuar në Mamurras, jemi tre fëmijë. Mami dhe babi janë në moshe rrethe 47vjeçare. U sistemuam në Turqi, me punë, mami ka leje qëndrimi, por jo leje pune, ndërsa babi nuk ka asnjë lloj dokumenti. Mami punonte në një kompani tekstil çorapesh, edhe pronari ishte turk rreth moshës 29 vjeç, bëhet fjalë para 4 vitesh. Kjo zonja erdhi si shqiptare për të kërkuar punë, ne e mbështetëm, sepse ne i ndihmojmë shqiptarët atje. Kjo u fut aty në atë kompani për të punuar, por pronari e pëlqeu shumë këtë dhe dashuri me shikim të parë. Ndodhi që pronari u fejua me këtë pas tre muajsh. Dhe më pas zonja, pasi u fejua me pronarin, nisi të punonte në këtë kompani.

Por nisën problemet, pasi këtë kompani i fejuari i saj e kishte në ortakëri me çunin e vëllait dhe çunin e hallës. Pas tetë muajsh ata vendosën të martoheshi­n, por duhet të bëheshin procedurat në Shqipëri. Mirëpo kjo kishte një kredi në Shqipëri që po ia paguante pronari, pra i fejuari. Por ne kishim disa miq në Fushë- Mamurras, çift burrë e grua të cilëve iu thamë ta ndihmonin për të bërë dokumentet e celebrimit. Ata u angazhuan dhe shpenzimet e celebrimit i pagoi mami, sepse kjo nuk kishte mundësi. Mami iku nga puna pas katër vitesh edhe ato lekë janë ende pa u marr. I shkruajtëm një mesazh në telefon zonjës për

FQINJA E FAMILJES

Ndërkohë, fqinja i familjes shqiptare në Turqi pohoi se ata i kanë ofruar shumë ndihmë vajzës që sot është e martuar me shtetasin turk. “Ajo është një familje e shkëlqyer edhe ata e kanë ndihmuar shumë atë shqiptaren tjetër. Ata ia kanë hapur derën asaj zonje. Ata duhet ta falënderoj­në për gjithçka atë familje. Unë i njoh prej vitesh sesa punë kanë bërë ata”,- tha ajo.

lekët dhe ajo na u përgjigj se; ‘ për 3 deri 4 muaj do ua jap’. Mirëpo kaluan 5 muaj edhe ajo përsëri nuk i dha. Pas pesë muajsh i dërguam një mesazh burrit të saj sërish. Por ata morën në telefon dhe mami nuk ishte ty për momentin dhe u përgjigj babi. Ajo filloi duke sharë babin, duke i thënë se; ‘ nuk do t’ia jepte kurrë lekët’. Pas disa ditësh na vjen njoftim nga policia se duhet të paraqitesh­im atje. Kur mbërritëm në rajon atje na pohuan se ajo kishte bërë denoncim sikur ne e kishim kërcënuar për t’i marr lekë atyre. Në treguan versionin tonë në polici. Për ditë me radhë mami dhe babi u paraqitën në polici, dhe vazhdon procedura akoma. Kemi pasur kontakt me vëllain e atij turkut, por ai na ka pohuar se; ‘ unë skam punë fare me këtë histori’. Me sa kuptuam ne ata nuk kishin një familje të rregullt, sepse dukeshin shumë qartë. Por nuk duhet të flasim për jetën private. Unë nga ai moment që ata bënë atë denoncim unë e kam përjetuar shumë keq, sepse prindërit janë gjëja më e shtrenjtë që kam. Kur e kam marr vesh më janë errësuar sytë. Marrëdhëni­a ime me atë turkun ka qenë shumë e mirë, vetëm kur erdhi ajo në jetën e tij ndryshoi gjithçka. Unë si fillim mua më ka thirrur në telefon, por kur isha te puna e tij ai vinte i nevrikosur dhe ushtronte dhunë ndaj meje, fizike dhe psikologji­ke. Unë kam qenë 14- vjeç kur ai më rrihte, i kërkova mamit ta denonconim, por mami më thoshte se është turp, sepse kemi miqësi. Ata para ca ditësh e kanë anuluar denoncimin se nuk kanë prova. Ne kërkojmë drejtësi, vetëm kaq”,- tha i biri.

RRËFIMI I GRUAS

Ndërkohë, vetë 47- vjeçarja

CELEBRIMI I VAJZËS

Pjesë e emisionit përmes lidhjes telefonike është bërë dhe personi që ndihmoi nga Shqipëria për t’u bërë celebrimi i vajzës me shtetasin turk. “Na mori në telefon familja shqiptare që punonte në Stamboll edhe na kërkuan edhe mua, edhe bashkëshor­tes time ta ndihmonim çiftin për celebrim. Ne jemi miq të ngushtë prej vitesh edhe nuk e refuzonim kurrë pasi kemi detyrime morale. Me gjithë gruan time ne u morëm me të gjitha procedurat edhe shpenzuam gati 300 euro. Ne jemi të shlyer nga miqtë”,- tha ai.

pohoi se vetë pronari ku ajo punonte i kishte kërkuar që ta mbante të fejuarën e tij shqiptare në shtëpi për pak kohë. “Ajo zonjë erdhi me një kushëri të saj të cilin e njihja, po këta të them të drejtën nuk ishin rob të hajrit, ma plasën mua. Kur e çova te ky pronari ai e pëlqeu shumë vajzën. Kjo nuk kishte një familje të rregullt, pronari u dashurua me të. Por duke qenë se këta u fejuan me njeri- tjetrin, pronari me kërkoi ta mbaja në shtëpi, sepse kjo prindërit i kishte larg nga aty ku jetonte. Unë e mora në shtëpi pasi fola edhe me të ëmën. Ajo qëndroi 3 muaj në shtëpinë time, mirëpo kur kaluan disa muaj u deshën të bëheshin celebrimet, duhet ta ndihmoja në Shqipëri. Edhe unë komunikova me një shoqen time në Shqipëri edhe këto shpenzimet i pagoi ajo, pasi u mor me procedurat. Atëherë pas dy muajsh unë shkova i çova leket shoqes. Këtyre nuk ua kërkova lekët, sepse i shikoja që kjo nuk kishte. Por mua nuk m’i dha asnjë herë. Kur lash punën unë ia kërkova, por ajo kishte marr në telefon një ditë kur unë kisha ikur në pazar edhe ishte përgjigjur im shoq. Por ajo nuk kishte lënë gjë pa thënë fjalë të pista edhe kishte shkuar të bënte denoncim në polici dhe kishte pohuar që sikur ia kisha kërkuar këto lekë për shkuesinë gjasmë. Sikur unë kisha kërkuar lekë për njohjen e saj me pronarin tek i cili punoja. Një ditë më vjen policia në shtëpi

duke na sjellë një letër. Shkojmë ditën e hënë në polici dhe aty mësova se ajo na kishte denoncuar. Kishte pohuar sikur ne e kishim kërcënuar atë me këto lekë. Pas kësaj gjëje ne nuk kemi me asnjë komunikim. Erdhi vëllai atij pronarit edhe na tha që; “Unë s’kam ca t’i bëj vëllait ai ka bërë gabim, por unë nuk di ca të bëj me të”. Ai na ka shfrytëzua­r ne të gjithëve në pune. Djali im ka punuar aty në atë kompani që në moshë fare të vogël edhe ata e kanë keqtrajtua­r kanë ushtruar dhunë psikologji­ke dhe fizike ndaj tij”,- tha gruaja.

Po ashtu ajo pohoi se tek ky pronar kishte punuar për një periudhë 7- vjeçare. “Këtu është shumë e vështirë dhe për shqiptarët akoma më shumë. Unë te ai pronari turk kam punuar 7 vite. Më dukeshin si njerëz shumë të mirë e të pastër, ndihesha ngrohtë në atë familje deri sa erdhi ajo miqësi me atë shqiptaren. Pasi erdhi ajo shtetasja shqiptare, ma solli një mikja e vet, i gjeta punë që të punonin nënë e bijë bashkë, por kur kaluan ca kohë e sistemova te puna ime. Por pas ca kohësh pronari turk e pëlqeu shumë dhe më kërkoi që të hyja për tek familja e saj. Unë nuk e njihja mirë se aty e njoha. Por unë hyra për të edhe ata u fejuan bashkë. Por më vonë pronari më pohoi që ta mbaja në banesën time si nder pasi edhe ajo nuk kishte marrëdhëni­e shumë të mira me të ëmën e saj. Fola me të ëmën dhe ajo tha;

‘ merre’. E mora në shtëpi edhe ai pronari ishte shumë punëtor, njeri pa fjalë shumë i edukuar. Por kur u fejua me këtë zonjën ai ndryshoi shumë. Kur u bë kjo ceremonia e fejesës asaj nuk i ka rdhur asnjë nga familjarët e saj. Madje as për 3 muaj. Kjo vetë ankohej shpesh me të ëmën, nuk shkonin mirë. Unë e mbajta në shtëpi për hatër të pronarit, sepse ai na respektont­e edhe ne kishim punuar shumë. Sa e kam mbajtur në shtëpi më është dukur gocë e qetë. Sa ishte këtu na respektoi edhe kur u largua ajo edhe na falënderoi për këtë veprim që bëmë. Kur u bë ceremonia, ajo iu lut burrit të shkonte si daja i vet, për shkak të kësaj miqësie. Kemi shkuar të dy, edhe shikimi i parë i këtyre të dyve u bë te shtëpia ime. Edhe kur shkuam të pinim kafen e pamë se kishin probleme, se mamaja e saj nuk donte të merrte pjesë në ceremoninë e së bijës. Unë kam luajtur rolin e nënës. Këtë bashkim çifti e kanë bërë vet. Ai e pëlqeu vet, unë thjesht i kam thënë vetëm familjes së vajzës. Kjo ishte një dashuri me shikim të parë midis tyre. Unë ua kam thënë që “mos e merrni si nder nga mua, s’kam bërë asgjë’. Unë kam bërë atë që mund të bënte një shqiptar. Kam tetë muaj që nuk punoj më në atë fabrikë, pasi zonja filloi të ndërhynte te puna, edhe atje ajo punë është me ortak. Filloi të ndryshonte sjellje duke qenë se ishte me atë në shtëpi dhe kishte ndikimin e asaj. Por nuk doja të përplasesh­a me të, sepse vuaj nga tensioni edhe nga probleme të tjera. Kur do bënte fejesën më merr në telefon pronari dhe më thotë; “Dua të takoj”. Erdhi më takoi, por pas këtyre gjërave rrodhën shumë probleme. Por konfliktet tona u thelluan dhe unë u largova përfundimi­sht nga puna, pasi ai filloi të vononte rrogën. Por unë i ndihmova për celebrimin”,- tha 47- vjeçarja.

Pjesë e emisionit përmes lidhjes telefonike është bërë dhe personi që ndihmoi nga Shqipëria për t’u bërë celebrimi i vajzës me shtetasin turk. “Na mori në telefon familja shqiptare që punonte në Stamboll edhe na kërkuan edhe mua edhe bashkëshor­tes time ta ndihmonim çiftin për celebrim. Ne jemi miq të ngushtë prej vitesh edhe nuk e refuzonim kurrë pasi kemi detyrime morale. Me gjithë gruan time ne u morëm me të gjitha procedurat edhe shpenzuam gati 300 euro. Ne jemi të shlyer nga miqtë”,- tha ai.

DËSHMIA PËR BORXHIN

Po ashtu, emisioni ‘ Me zemër të hapur’ ka bërë pjesë të debatit edhe nënën e vajzës, që pretendohe­t se i ka borxh 47- vjeçares.

Ajo mohoi faktin se vajza e saj i ka borxh një shumë lekësh shqiptares. “Ajo nuk e ka strehuar vajzën time. Ajo familje nuk ka bërë asgjë për vajzën time edhe fejesën e kam bërë vetë. Celebrimin e ka bërë një shqiptare, e cila i ka marr lekët nga pronari, nga dhëndri im. Vajza ime nuk i ka borxh, ajo një më dy i kërkon paratë. Ajo ia bëri dhuratë vajzës time. Zonja punonte te dhëndri im edhe merrte një pagesë shumë të kënaqshme. Vajza ime nuk ka pasur fare mblesëri. Ajo pagesë nuk është bërë. Është bërë denoncimi se ata e kanë ofenduar vajzën time. Ne kemi hallet tona. Këto le t’ia thonë dhëndrit jo mua. Faleminder­it që më strehuat, nuk jam në dijeni. Do flas unë dhe do i rregulloj unë”,- tha nëna e vajzës, e cila ra disa herë në kontradikt­ë me deklaratat e saj. Ndërkohë, fqinja i familjes shqiptare në Turqi pohoi se ata i kanë ofruar shumë ndihmë vajzës që sot është e martuar me shtetasin turk. “Ajo është një familje e shkëlqyer edhe ata e kanë ndihmuar shumë atë shqiptaren tjetër. Ata ia kanë hapur derën asaj zonje. Ata duhet ta falënderoj­në për gjithçka atë familje. Unë i njohë prej vitesh sesa punë kanë bërë ata”,- tha ajo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania