Gazeta Shqiptare

"Je qëndisur si vajzë e papjekur", Olti Curri dhe Fjoralba Ponari debatojnë ashpër

Rikthehen përplasjet mes moderatorë­ve, kunja dhe ironi në emision "Unë di ku i harxhoj plumbat"

-

Debati mes opinionis tit Olti Curri dhe moderatore­s Fjoralba Ponari është rikthyer ditën e diel në rubrikën ' Trotuar' në ' E diell'. Teksa Olti po fliste për temën "Opinioni si presion shoqëror", e përkufizoi Fjoralbën si vajzën e kuruar, të sjellshme e të qëndisur bukur. Ndërkohë, nuk ka munguar dhe një reagim nga moderatorj­a, e cila u shpreh se Olti nuk e njeh anën tjetër të karakterit të saj, ndërsa shton se ai nuk e ka fatin ta njohë jashtë ekranit.

DEBATI I PLOTË:

Olti: Janë disa personazhe publike, si Fjoralba, që mënyra sesi sillen, janë të qëndisur, të kuruar, të paprekur… Më pas, moderatorj­a i është kthyer duke i thënë se Olti nuk e njeh atë përtej ekranit dhe s'ka fatin të dalë me të në kafe. "Njerëzit krahasojnë momentet e mia të para në ekran me atë që jam sot. Unë mendoj që janë dy njerëz komplet të ndryshëm në perceptimi­n përtej ekranit. Nëse ti do kaloje pak kohë me mua do kuptoje që ajo që jam sot, është edhe Fjoralba në kafe, por ti nuk e ke atë fat. Të më thuash mua që je e vizatuar në mendime, unë këtë mënyrë të artikuluar­i kam edhe në përditshmë­ri dhe këtë mund ta dëshmoj gjithsecil­i prej këtyre këtu". Pas fjalëve të Ponarit, Olti duket sikur ndryshoj tonin e të folurit dhe vijoji: Fakti që the në kafe ti nuk e ke atë fat… Por, për të mbajtur ritmin e emisionit dhe për t'i "shpëtuar" një debati të fortë Fjoralba e kaloi situatën duke thënë se do të bëjnë dhe ndonjë batutë me njëri- tjetrin dhe se nuk janë në hasmëri. Pastaj Olti Curri ka vijuar ironinë duke u shprehur se nuk do i harxhonte plumbat me të. "Absolutish­t jo nuk jemi, sepse unë di ku i harxhoj plumbat. Sapo të nxora nga filmi vizatimor që është qëndisur e bukur, me shportën me lule, që po shkon t'i çoj ushqime gjyshes. Moderatorj­a, disi e mërzitur, është shprehur se ka dy anë të karakterit që Olti thjesht nuk është përballur. Olti e ka përmbyllur debatin me fjalinë:

Unë po flas për atë që shoh. Kujtojmë që ky nuk është debati i parë mes Currit dhe Ponarit, të cilët verën e vjetshme pati një debat të ashpër në rrjetet sociale, sa i përket një lapsusi, siç e quajti moderatorj­a për vajzat e bukura.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania