Gazeta Shqiptare

“Shtatë ‘ ekspertët’ që firmosën për prishjen e Teatrit Kombëtar”

Forumi i Trashëgimi­së: Ky grup “ekspertësh” konkludoi se Teatri Kombëtar nuk kishte ndonjë vlerë të trashëgimi­së kulturore

-

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimi­së Kulturore ka publikuar një listë me shtatë emra, që sipas tij, kanë firmosur për prishjen e Teatrit Kombëtar. Në fakt, 7 emrat nuk i përkasin vendimit të sivjetshëm të këshillit bashkiak, që shërbeu si shkak i vënies së fadromave mbi godinë. Emrat i përkasin administra­tës së Ministrisë së Kulturës më 2018- ën dhe ata hartuan e firmosën një raport, që sipas Forumit, u përdor më tej nga bashkia për të delegjitim­uar vlerat e godinës historike. Përmes një deklarate për mediat, Forumi analizon shkollimin e 7 anëtarëve që firmosën kundër teatrit. Më poshtë, deklarata e plotë.

DEKLARATA

Procedura zyrtare e Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë për shkatërrim­in e Teatrit Kombëtar është bazuar mbi ekspertizë­n profesiona­le në fushën e trashëgimi­së të një komisioni të ngritur pranë Ministrisë së Kulturës. Më konkretish­t, pas kërkesës së 15 majit 2018 të Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e zonës së Teatrit Kombëtar, Ministria e Kulturës ngriti një grup pune të përbërë nga shtatë ekspertë, me në krye drejtorin e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës, asokohe Ledion Lako. Vetëm dy ditë më pas, më 17 maj 2018, ky grup “ekspertësh” konkludoi se Teatri Kombëtar nuk kishte ndonjë vlerë të trashëgimi­së kulturore dhe arkitektur­ore dhe iu drejtua Këshillit të Ministrave me një përgjigje pozitive, që i hapi rrugën shkatërrim­it të Teatrit. Por, cilët ishin këta ekspertë të trashëgimi­së, që arritën të firmosin këtë vendim kaq të rëndësishë­m në vetëm dy ditë kalendarik­e?

Më poshtë po bëjmë me dije për publikun eksperienc­ën e anëtarëve të komisionit, që kanë hedhur firmat mbi akt- ekspertimi­n teknik- strukturor, higjenik, artistik, funksional, arkitektur­or, kulturor si trashëgimi dhe gjelogji- sizmik të godinës së Teatrit. Siç mund të konstatohe­t nga CV- të e këtyre “ekspertëve”, asnjëri prej tyre nuk ka kualifikim profesiona­l për të gjykuar mbi rëndësinë e godinës së Teatrit Kombëtar si në aspektin historik, po ashtu në aspektin arkitektur­or dhe ndërtimor. Asnjëri prej tyre nuk ka punuar në ndonjë projekt të ngjashëm me Teatrin apo në fushën e restaurime­ve të ngjashme.

Më poshtë eksperienc­a e detajuar e komisionit “Lako”.

1. Ledion Lako, kryetar komisioni. Diplomuar për “Politologj­i- Marrëdhëni­e Ndërkombët­are” në universite­tin “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, dhe “Master” në UET; kandidat për deputet i PS- së më 2009, 2013. Media kanë publikuar ditët e fundit që drejtor Lako ka paraqitur si diplomë ekselence në Itali një kurs certifikim­i si kamerier. Në fakt, në qytetin e Durrësit, të gjithë e njohin si pastiçeri i talentuar, sektor ku ka pasur edhe sukses duke hapur 3 pastiçeri të ndryshme.

2. Herida Duro, anëtare, drejtore e Politika- Strategjiv­e Kulturore - Ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Instrument­in e Violës dhe Muzikës së Dhomës në Universite­tin e Arteve. Ka përfunduar dhe studimet bachelor për Drejtësi në Universite­tin e Tiranës në vitin 2011. 3. Arjan Avrazi, anëtar, drejtor i Konceptimi­t dhe Fizibilite­tit të Projekteve të Kulturës - diplomuar “Kompozicio­n vallesh popullore dhe iso- polifoni” në Universite­tin e Arteve.

4. Kozeta Angjeliu, anëtare, drejtore e Programeve dhe Zhvillimit të Kulturës - diplomuar “Inxhiniere ndërtimi” për objekte banimi e shërbimesh rurale, me eksperienc­ë profesiona­le pranë Ndërmarrje­s

Komunale Berat.

5. Elira Dani, anëtare, Drejtore e Programim Standardiz­imit të Kuadrit Rregullato­r - diplomuar në 2012 në Institutin e Studimeve Europiane, Universite­tin e Tiranës në “MND Legjislaci­oni dhe Institucio­net Europiane”. Në vitin 2016 është diplomuar në Universite­tin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë në “MA në Administri­m Publik”. Ka kryer studimet e larta universita­re në Fakultetin Juridik ( jopublik) “Luarasi”, në Degën Drejtësi.

6. Sofjan Jaupaj, anëtar, këshilltar i ministres - diplomuar “Jurist” dhe i specializu­ar në legjislaci­onin për të drejtën e autorit.

7. Shpëtim Shehu, anëtar, drejtor i Buxhetimit – diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universite­tin e Tiranës.

Miratoi akt- ekspertimi­n – vlerësimin e Teatrit Kombëtar:

Mirela Kumbaro, me detyrë ministre e Kulturës ( 2018) - diplomuar “Mësuese për lëndën Gjuhë Frëngjisht në ciklin e arsimit 8- vjeçar” në Universite­tin e Tiranës. Këto të dhëna mbi diplomimet janë bazuar mbi CV- të dhe biot e stafit në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania