Gazeta Shqiptare

“Le Monde”: Në Shqipëri, Teatri Kombëtar i shkatërrua­r nga qeveria, “një akt barbar”

Gazeta franceze citon Anri Salën, Adrian Pacin, artistët e politikën e Tiranës

-

Gazeta prestigjio­ze franceze “Le Monde” ka botuar një artikull për shembjen Teatrit Kombëtar. Aktin e mëngjesit të 17 majit e cilëson barbar, ndërsa në brendësi citon politikanë e artistë të kaheve të ndryshme të mendimit. “Kryeminist­ri shqiptar Edi Rama dërgoi policinë dhe buldozerë për të shkatërrua­r një nga institucio­net kyçe kulturore të vendit dhe një nga ndërtesat e pakta të vjetra në kryeqytet”, thuhet mes të tjerash.

ARTIKULLI

Nga Jean- Baptiste

Chastand

LETËR NGA EUROPA QENDRORE

Kryeminist­ri shqiptar Edi Rama kënaqet të nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor. Kur ai ishte kryetar i Bashkisë së kryeqyteti­t, Tiranë, midis viteve 2000 dhe 2011, ai u bë i njohur në të gjithë botën pasi kishte pikturuar me ngjyra të ndritshme ndërtesat e shëmtuara të trashëguar­a nga diktatura komuniste. Ndonjëherë me modele që i kishte dizenjuar vetë, duke i dhënë kryeqyteti­t shqiptar një galeri të vogël në qiell të hapur.

Por, të dielën, në 17 maj, i njëjti Edi Rama, 55 vjeç, kryeminist­ër që nga viti 2013, dërgoi në ag policinë dhe buldozerët për të shkatërrua­r një nga institucio­net kyçe kulturore të vendit dhe një nga sallat e tij të rralla për të performuar, Teatrin Kombëtar. Brenda, disa duzina artistë dhe kundërshta­rë që kishin pushtuar ndërtesën për më shumë se dy vjet u dëbuan me mjete ushtarake. “Ata erdhën në orën 4: 15 të mëngjesit, ne ishim ende rreth gjashtëdhj­etë veta, ata evakuuan dhe nisën shkatërrim­in me buldozer”, thotë regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësue­sit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, një kolektiv që luftonte që prej vitit 2018 për të shpëtuar këtë ndërtesë të ndërtuar në vitin 1940 kur vendi u pushtua nga Italia. Një demonstrim spontan në të cilin liderët e opozitës morën pjesë të dielën u shpërnda brutalisht.

“ZEMËRIM”

Tipike e arkitektur­ës musolinian­e, megjithatë pa qenë imponuese, Teatri Kombëtar u ndërtua me çimento të përzier me fibrat e plepit, fryt i politikës vetëmjaftu­ese të fashizmit italian. I njohur shumë herë sipas ndryshimev­e politike, Teatri ishte mbi të gjitha “një nga ndërtesat e rralla të vjetra në Tiranë” në një qytet me planifikim modern të qytetit, thotë artisti vizual shqiptar, Adrian Paci, i cili thotë se është “i tronditur dhe i zemëruar” nga vendimi i marrë nga Edi Rama.

Në “Facebook”, ky i fundit mbrojti vendimin e tij të hënën, 18 maj, duke sulmuar “sherrxhinj­të profesioni­stë” dhe duke lavdëruar projektin që një teatër i ri të ndërtohej në rrënojat e të vjetrit. “Do të miratohet nga të gjithë dhe do t’i japë publikut teatrin kombëtar që nuk e kanë pasur kurrë”, premtoi ai, duke postuar pamjet mbresëlënë­se të firmës arkitekton­ike daneze në krye të projektit.

I okupuar për dy vjet, Teatri Kombëtar kishte vuajtur nga mungesa e mirëmbajtj­es dhe “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” iu desh të instalonte një gjenerator për të anashkalua­r ndërprerje­n e energjisë dhe të vazhdonte të organizont­e shfaqje në sallën e madhe, ku ajo ishte shumë e nxehtë në verë dhe shumë e ftohtë në dimër. Por, artistët argumentua­n për një rinovim.

“A mund ta shkatërron­i ju Moulin Rouge, edhe për një ndërtesë të re si kjo?”, proteston Edmond Budina, i cili e quan këtë shkatërrim “një akt barbar”.

“Unë nuk jam kundër këtij teatri të ri, por pse ta shkatërroj­më të vjetrin dhe jo ta ndërtojmë diku tjetër? “, pajtohet Adrian Paci.

Por, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh anëtar i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, u përgjigj se vetëm shkatërrim­i ishte i mundur. “Kjo ndërtesë asnjëherë nuk ishte e mbrojtur, ajo ishte bërë nga materiale të dobëta dhe nuk ishte më e përshtatsh­me, sepse ishte dizajnuar të ishte e përkohshme. Asnjëherë nuk ka qenë një monument kulture dhe nuk kemi pasur shumë hapësira të tjera të lira në qytet”, argumentoi ai në një video në anglisht, që kishte për qëllim të bindte komuniteti­n ndërkombët­ar. Përfaqësim­i i Bashkimit Europian shprehu keqardhje që “prishja vjen në një kohë kur ne po bëjmë thirrje për dialog midis autoritete­ve dhe shoqërisë civile”. Rrjeti i mbrojtjes së trashëgimi­së “Europa Nostra”, gjithashtu dënoi “shkatërrim­in brutal”.

“ATA PO SHKATËRROJ­NË TË GJITHË TRASHËGIMI­NË TONË KULTURORE”

Artistët dhe kundërshta­rët posaçërish­t dyshojnë për Edi Ramën se kanë dashur të shtypin teatrin për arsye më të dyshimta. “Ata po shkatërroj­në tërë trashëgimi­në tonë kulturore për të ndërtuar kulla me beton”, denoncon Budina. Projekti fillestar në fakt parashikon­te që një zhvillues privat të ndërtonte teatrin e ri në këmbim të lejes për të ndërtuar kulla në tokën ngjitur. Sidoqoftë, Bashkia e Tiranës siguron që është rikthyer në këtë projekt dhe dëshiron të financojë 30 milionë euro të nevojshme për ndërtimin e sallës së re. “Me siguri që do të më marrë malli për këtë ndërtesë, por në vend të saj, do të ketë një infrastruk­turë që do të ofrojë mundësi për projekte të vërteta bashkëkoho­re”, mbron një tjetër artist i famshëm vizual shqiptar, Anri Sala, duke akuzuar opozitën “për përdorimin e çështjes për arsye politike, kur shumë nuk kanë qenë kurrë në teatër”. Jeta politike shqiptare është e ndarë thellësish­t dhe opozita e krahut të djathtë ka organizuar rregullish­t protesta të dhunshme kundër qeverisë. Teatri shërben si një argument i ri për të denoncuar atë që ajo e quan “devijime të sëmura dhe autokratik­e” të z. Rama. Por, disa zëra të pavarur kanë kritikuar gjithashtu mungesën shqetësues­e të konsultimi­t të artistitkr­yeministër. “Edi Rama ishte mësuesi im dhe shoku im, ky shkatërrim ishte pika që mbushi kupën dhe e cila më detyron të bëj një qëndrim kundër mënyrës së tij të të bërit politikë”, shpjegon Adrian Paci. “Në fillim unë kam mbështetur projektet e tij artistike për Tiranën, por tani shoh përdorimin gjithnjë e më shqetësues të estetikës për të vendosur pushtetin e tij dhe për të ridizenjua­r një kryeqytet të tërë sipas dëshirës së tij”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania