Gazeta Shqiptare

Flik: Klasikja me Borusian nuk është vendimtare!

Sot Gjermania mban frymën! Bajerni mund të shkëputet, Borusia mund të parakalojë Trajneri i Bajnerit kërkon të shmangë presionin e ndeshjes

-

Hansi Flik, trajneri i Bajernit të Mynihut, ka folur në konferencë­n e radhës për shtyp në prag të kryendeshj­es së Bundesligë­s, përballja me Borusian e Dortmundit, e cilësuar edhe si klasikja e futbollit gjerman, apo ndryshe "Klassiker". Por ai e nis me një lajm të keq, duke theksuar se Tiago Alkantara nuk ia ka dalë mbanë për t'u stërvitur sot dhe për këtë arsye nuk do të jetë në ndeshjen e sotme.

A është ndeshja e nesërme ( sotme) një "match- point" për titullin?

Ka ende disa ndeshje për të luajtur pas takimit të nesërm ( sotëm). Gjëja më e rëndësishm­e është që të kalojmë limitin tonë në çdo ndeshje, është fantastike kur përballen dy ekipe kaq të forta.

Po Borusia e Dortmundit?

Borusia është një ekip i fortë dhe që është përforcuar edhe më shumë në merkaton e dimrit, pasi ka mundësinë të llogarisë në një talent si Haland. Është një nga ekipet më të forta në Europë.

Meqë përmendët Halandin...

Ai është i ri, por shumë u fortë. Ka shpirt luftarak dhe synon gjithnjë objektivin. Ka ende shumë për t'u përmirësua­r, por nuk duhet të kujdesemi vetëm për të.

Haland është si Levandovsk­i?

Ai është në sezonin e tij të parë këtu dhe është shpejt të bësh krahasime. Robert ka qenë gjithnjë në nivel botëror në vitet e fundit. Por Haland është një talent shumë i madh.

Si duket gjendja Boatengut?

Zherom ka rikuperuar dhe është gati të luajë. Jam përballur me të, e kam pyetur se çfarë dëshiron të bëjë në të ardhmen. Ai ka fituar praktikish­t gjithçka me këtë ekip.

Si është të luash pa tifozë?

Sigurisht që është diçka ndryshe. Duhet ta pranojmë këtë situatë dhe të mos kërkojmë alibi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania