Gazeta Shqiptare

Trafikonte kokainë nga Spanja drejt Italisë, arrestohet 48- vjeçari në kërkim ndërkombët­ar

-

ITALI

- Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Gjykata e Reggio Calabrias, Itali ka rënë dje në prangat e policisë së Elbasanit. Bëhet fjalë për 48- vjeçarin Ardian Çekini, lindur dhe banues në Elbasan, për të cilin drejtësia italiane kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafik narkotikës­h” dhe “Organizatë kriminale”. Bëhet e ditur se ky shtetas, në bashkëpuni­m me persona të tjerë, ka trafikuar nga Spanja drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim për ta shitur në Itali. “Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshë­m të informacio­neve mes ZQK Interpol Tirana, Departamen­tit të Policisë Kriminale, Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe autoritete­ve policore italiane, u bë i mundur lokalizimi në Elbasan dhe arrestimi i shtetasit A. Ç., 48 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t italiane, pasi gjykata e Reggio Calabrias, Itali, më datë 17.02.2020 i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafik narkotikës­h” dhe “Organizatë kriminale”, parashikua­r nga Kodi Penal italian”, njoftoi ndër të tjera policia. Ndërsa, mësohet se

ky shtetas, në bashkëpuni­m me persona të tjerë, ka trafikuar nga Spanja drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim për ta shitur në Itali. Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimi­n e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimi­t” të vitit 1957 dhe marrëveshj­en dypalëshe mbi ekstradime­t nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania