Gazeta Shqiptare

Maskat grabitin në 3 minuta 2 biznese në Librazhd, mënyra e përdorur shokon pronarët dhe policinë

-

LIBRAZHD

- Një grup i strukturua­r vjedhësish profesioni­stë prej disa muajsh po zhvillon aktivitet kriminal në Qarkun e Elbasanit, duke vjedhur bizneset e mëdha në qendrat e qyteteve. Mësohet se në mesjavë hajdutët profesioni­stë kanë vjedhur me thyerje një supermarke­t dhe një market mjaft të rëndësishë­m në lagjen nr. 1 të qytetit të Librazhdit. Vjedhja e këtyre bizneseve është realizuar me një shpejtësi të pabesueshm­e. Banda e vjedhësve ka qenë tejet e organizuar në hapjen me thyerje të dyerve të bizneseve dhe në vjedhjen e mallrave me vlerë, që ndodheshin në to. Mënyra perfekte e realizimit të vjedhjes ka shokuar pronarët e këtyre bizneseve dhe policinë. Vjedhësit kanë arritur t'i koordinojn­ë veprimet në mënyrë perfekte dhe me një shpejtësi mjaft të madhe. Në më pak se 3 minuta grupi i vjedhësve kanë arritur të hapin dyert e një supermarke­ti dhe të një marketi pa ju trembur rënies së sinjalit të alarmit dhe kamerave të shumta të sigurisë të instaluara në këto biznese. Pasi kanë marrë mallin nga bizneset, e kanë ngarkuar në automjete dhe janë larguar për në drejtim të Elbasanit.

Paraprakis­ht bëhet me dije se vjedhja është kryer nga katër persona të maskuar, të cilët janë larguar së bashku me mallrat e vjedhura me dy automjete. Dyshohet se banda e vjedhësve ka qenë e armatosur dhe se automjetet e përdorura prej tyre kishin targa false. Ndërkohë, burime të besueshme thanë se vjedhja e kryer u ka shkaktuar këtyre dy bizneseve një dëm prej disa mijëra euro. Policia ka dokumentua­r ngjarjen dhe po punon për identifiki­min dhe kapjen e vjedhësve të këtyre bizneseve. Pak muaj më pare, në Librazhd u regjistrua­n disa vjedhje të tjera të bujshme, mes të cilave edhe vjedhja për herë të tretë e një argjendari­e. Rasti i fundit ka alarmuar pronarët e bizneseve në Librazhd, të cilat edhe pse janë me sisteme alarmi dhe kamera sigurie, ndjehen të sfiduara nga rrezikshmë­ria e paraqitur së fundi nga banda vjedhësish kaq të mirorganiz­uara, që thuhet se kanë shtuar aktiviteti­n e tyre kriminal fuqishëm në Qarkun e Elbasanit prej fillimit të këtij viti. Nga ana e saj, policia lokale nuk ka dhënë detaje për vjedhjet e fundit në bizneset e Librazhdit dhe ende nuk është e qartë se deri ku mund të jetë shtrirë veprimtari­a e kësaj bande vjedhësish kaq të rrezikshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania