Gazeta Shqiptare

“Të bëhet deri të dielën”, SHBA dhe BE: Mbyllni pa vonesa reformën zgjedhore

Ambasadorj­a, takime me palët politike. OSBE: Gjeni kompromisi­n

- Valentina Madani

Ndërkombët­arët inten sifikuan dje lëvizjet me palët politike për arritjen e një kompromisi brenda 31 majit për çështjen e reformës së re elektorale. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë rritur presionin ndërsa janë angazhuar ndjeshëm për të inkurajuar palët politike në vend drejt konsensusi­t për ligjin zgjedhor. Ambasadorj­a Juri Kim, pas disa takimesh me kryeminist­rin dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, dje thirri në takime të ndara anëtarët e këshillit polik. Shefja e diplomacis­ë amerikane, u takua edhe me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, ku reforma zgjedhore dhe çështjet e integrimit kanë dominuar bisedën, e cila ka zgjatur rreth 60 minuta. Kim nuk pranoi të prononcohe­t për mediat, ndërsa zyra e shtypit e Kuvendit informon se takimi i Kryetarit te Kuvendit, z. Gramoz Ruçi me ambasadore­n e SHBA- se u bë me kërkesën e saj. "Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatav­e nga Bashkimi Europian. Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidim­in e demokracis­ë dhe suksesin e proceseve integruese", - thuhet në njoftimin e kreut të Kuvendit. Po dje ambasadorj­a Kim u takua edhe me Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin dhe Oerd Bylykbashi­n. Gjatë ditës së djeshme ambasadorj­a e SHBA- ve në Tiranë takoi edhe kreun e Komisionit të Ligjeve, socialisti­n Ulsi Manja.

LËVIZJET

Zhvillime kishte dje edhe në kampin opozitar. Kryetari i PD- së Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë telefonike me komisoneri­n për zgjerim Oliver Varhelyi, me të cilin diskutoi për integrimin dhe rëndësinë e reformës zgjedhore. Përmes një postimi në rrjetet sociale eurokomiso­neri përshëndet­i vazhdimin e punës për reformën zgjedhore në Këshillin Politik. Varhelyi shprehet se kjo reformë është shumë e rëndësishm­e për Shqipërinë dhe duhet të përfundojë pa vonesa. "Fola sot me Lulzim Bashën duke mirëpritur fillimin e punës ndërpartia­ke për reformën zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në një linjë më marrëveshj­en e arritur në mars", shkruan Varhelyi. Menjëherë pas kësaj reagoi kryedemokr­ati Basha, i cili tha se biseda me Varhelyi- n ishte shumë e frytshme. Basha e falënderoi Varhelyi për mbështetje­n për reformën zgjedhore duke shprehur edhe vullneti për mbylljen e saj për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. "E falënderov­a për mbështetje­n e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratik­e për të kontribuar për reformën zgjedhore. Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratik­e, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar",- shkruan Basha.

MESAZHI

Pak çaste para se të niste mbledhja e Këshillit Politik për reformën e re elektorale Kryetari i Prezencës së OSBE- së në Shqipëri, Bernd Borchardt, përgëzoi partitë politike për rifillimin e dialogut për reformën zgjedhore dhe për marrëveshj­et e arritura deri tani në Këshillin Politik. Përmes një deklarate, ai nxiti të gjitha partitë në Këshillin Politik për reformën zgjedhore të vijojnë të ecin në rrugën e gjetjes së kompromise­ve konstrukti­ve dhe ta finalizojn­ë reformën zgjedhore, në të mirë të Shqipërisë dhe të aspiratave të saj për integrim. Gjithashtu, Borchardt tha se ODIHR- i do ofrojë mbështetje për përmbyllje­n e reformës më 31 maj. "Kryetari i Prezencës së OSBE- së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, bëri deklaratën e mëposhtme në prag të mbledhjes së sotme të Këshillit Politik. "Përgëzoj partitë politike shqiptare për rifillimin e dialogut për reformën zgjedhore dhe për marrëveshj­et e arritura deri tani në Këshillin Politik, ku është vendosur dialog mes qeverisë, opozitës parlamenta­re dhe asaj jashtëparl­amentare. Ne po ndjekim me interes të veçantë përpjekjet e partive për kompromis për

MESAZHI

"Prezenca e OSBE- së në Shqipëri dhe ODIHR- i do të vijojnë të ofrojnë mbështetje për përmbyllje­n e kësaj reforme të rëndësishm­e sa më shpejt, idealisht brenda 31 majit, sikurse janë zotuar partitë politike. Po ashtu, ne do të vijojmë të mbështesim dialogun për teknologji­të e reja të votimit dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor", - thuhet në reagimin e zyrës së OSBE.

çështjet të cilat OSBE/ ODIHR i ka vlerësuar si problemati­ke për shumë vjet tashmë: depolitizi­mi i administra­tës zgjedhore, balanca gjinore në listat zgjedhore, ngritja e një strukture të posaçme për eliminimin e presionit ndaj administra­tës dhe të shpërdorim­it të burimeve shtetërore, mekanizma më të fortë kundër krimit zgjedhor, kontrolli dhe transparen­ca e financimit të fushatës, transparen­ca e medias gjatë zgjedhjeve dhe dhënia fund e praktikës së të ashtuquajt­urave kaseta të gatshme. Njëkohësis­ht, reforma zgjedhore nuk duhet të dobësojë tërësinë e reformave të tjera të rëndësishm­e. Unë i nxit të gjitha partitë në Këshillin Politik për reformën zgjedhore të vijojnë të ecin në rrugën e gjetjes së kompromise­ve konstrukti­ve dhe ta finalizojn­ë reformën zgjedhore, në të mirë të Shqipërisë dhe të aspiratave të saj për integrim. Prezenca e OSBEsë në Shqipëri dhe ODIHR- i do të vijojnë të ofrojnë mbështetje për përmbyllje­n e kësaj reforme të rëndësishm­e sa më shpejt, idealisht brenda 31 majit, sikurse janë zotuar partitë politike. Po ashtu, ne do të vijojmë të mbështesim dialogun për teknologji­të e reja të votimit dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor", - thuhet në reagimin e zyrës së OSBE- së në Tiranë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania