Gazeta Shqiptare

Katër orë diskutime për "zgjedhoren", s'ka dakordësi për votimin elektronik

Këshilli, Bylykbashi: Duam garanci me shkrim nga PS- ja. Gjiknuri: Depolitizi­m të administra­tës Konsensus për 3 pika, palët ndahen për drejtorin e policisë

-

Këshilli politik i re formës zgjedhore u mblodh për katër orë me radhë pasditen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, teksa diskutoi çështjet e mbetura pezull për "zgjedhoren". Në mbledhjen me dyer të mbyllura që nisi në orën 17: 00 dhe përfundoi rreth orës 21: 00, mësohet se palët politike kanë rënë dakord për tri çështje, të cilat më pas do të detajohen nga ekspertët e reformës zgjedhore, për të dalë me një produkt të përbashkët. Palët kanë rënë dakord që të ketë efektivë të policisë jashtë çdo qendre votimi dhe numërimi, të cilët duhet të pajisen me kamera. Një pikë që nuk ka marrë dakordësin­ë e mazhorancë­s dhe opozitës parlamenta­re ka qenë propozimi i PD- së që ministri i Brendshëm që do të vijë nga qeveria tranzitore duhet të emërojë drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit. Socialistë­t shprehen se për këtë vendim duhen takime të niveleve më të larta. Lidhur me prokurorin­ë, palët kanë rënë dakord që SPAK- u të hetojë krimet zgjedhore, kurse prokurorit­ë në rrethe duhet të ngrenë grupe të posaçme për të hetuar shitblerje­n e votës. Nga ana tjetër, palët politike kanë rënë dakord që çdo person që denoncon shitblerje­n e votës të amnistohet. Por, palët kanë ngecur në një nga çështjet e reformës zgjedhore, votimin elektronik dhe identifiki­min biometrik. Sipas PD- së, pa arritur kompromis për këtë çështje, është e vështirë të arrihet kompromis për çështje të tjera si administra­ta zgjedhore, administri­mi i zgjedhjeve.

TEKNOLOGJI­A

Në katër orë diskutime të gjata, opozita nuk arriti të marrë dakordësin­ë e mazhorancë­s për ta shtrirë teknologji­në në të gjithë vendin. Demokrati Oerd Bylybashi deklaroi për mediat pas takimit se mazhorancë­s i është lënë afat deri sot në orën 11 kur do të mblidhet sërish këshilli politik për të ofruar gatishmëri­në për futjen e identifiki­mit biometrik në të gjitha qendrat e votimit dhe pilotimin e votimit elektronik. "U hap debat në lidhje me votimin elektronik dhe identifiki­min biometrik. Për fat të keq, për ne doli qartë qëndrimi i mazhorancë­s, që nuk është e gatshme të ecë në këtë drejtim, të fusë identifiki­min biometrik në të gjitha qendrat e votimit për të garantuar që kutitë e votimit nuk mbushen, nuk do që të mos ketë votim në emër të emigrantëv­e që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri, të mos ketë votim familjar, që komisioner­ët të mos mbushin kutitë në mbylljen e procesit të votimit. Kjo është një nga temat kryesore të opozitës prej vitesh për garantimin e kutisë, që kur të numërohet votat e vërteta të zgjedhësve dhe jo të falsifikua­ra. Pa arritur kompromis për këtë çështje, është e vështirë të arrihet kompromis për çështje të tjera si administra­ta zgjedhore, administri­mi i zgjedhjeve nxjerr rezultatin. Presim që mbledhjen e nesërme në orën 11: 00, mazhoranca të vijë me një

REFUZIMI

Një pikë që nuk mori mbrëmë dakordësin­ë e mazhorancë­s ishte propozimi i PD- së që ministri i Brendshëm që do të vijë nga qeveria tranzitore duhet të emërojë drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit.

propozim ku të jetë e qartë: identifiki­mi biometrik duhet të jetë në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet e ardhshme, të ketë një pilot për votimin elektronik dhe kjo të dalë e qartë jo si opsion i mundshëm për KQZ- në, por një detyrim për të dhe qeverinë. Qeveria të vendosë paratë, në mënyrë që shqiptarëv­e të mos u manipulohe­n zgjedhjet", - deklaroi z. Bylykbashi.

ADMINISTRA­TA

Damian Gjiknuri, përfaqësue­si i PS- së në tryezën për reformën zgjedhore, deklaroi se palët kanë rënë dakord për votim elektronik, por kërkohet plan implementi­mi. "Në mbledhje u trajtua roli i policisë, parandalim­i i krimit zgjedhor, masat ekstreme që kërkon opozita, përfshirë edhe kamerat. Kemi debat edhe për përfshirje­n e teknologji­së në zgjedhje. Ne kemi rënë dakord për votim elektronik në zgjedhje.

Kërkohet identifiki­mi i zgjedhësve dhe përfshirja, ku është i mundur votimi dhe numërimi elektronik. Ne duam, por ODIHR thotë se teknologji­a duhet të përfshihet gradualish­t dhe në mënyrë të qartë. Nuk është çështje dëshire, por duhet parë. Jemi dakord për teknologji­në, por zgjedhjet nuk mund të vihen në diskutim, është apo jo teknologji­a. Uroj që kjo të mos përdoret si sebep. Kemi rënë dakord për hapje të kutive normalisht, monitorimi i qendrave të votimit me kamera etj. Por ne nuk kemi dhënë dot garanci 100 për qind. ODIHR ka kthyer përgjigje e thotë se rekomandoh­et që teknologji­a nuk duhet më shumë se 10 për qind dhe duhet bërë shkallëshk­allë. Por, edhe votimi tradiciona­l njihet nga ndërkombët­arët", tha Gjiknuri. Në lidhje me depolitizi­min e zgjedhjeve, Gjiknuri u shpreh se mazhoranca ka rënë dakord për këtë pikë, kurse shtoi se opozita kërkon përfaqësue­s politik. "Ne jemi për depolitizi­m të administra­tës zgjedhore, mirëpo opozita u tërhoq. Dispozitat janë gati. Ka vend edhe për propozimet që ka dhënë opozita. Besoj se kemi formulë alternativ­e kompromisi, por jo çdo dëshirë mund të kthehet në realitet. Për praninë e policisë në zgjedhje nuk ka model që të ketë drejtor policie për zgjedhje. Kjo nuk njihet në asnjë vend të botës. Policia nuk është vetëm për organ i përkohshëm për zgjedhje. Policia ka misione të tjera. Ka standard për policimin. Zonja Hajdari dhe të tjerët kërkojnë sisteme të ndryshme. Çështja e sistemit do të lihet pas miratimit të Kodit Zgjedhor. Megjithatë, nëse të gjitha partitë bien dakord për një sistem, atëherë jemi dakord", - u shpreh Gjiknuri.

SISTEMI

Në përfundim të tryezës së këshillit politik për reformën zgjedhore, deputetja e opozitës, Rudina Hajdari deklaroi se mes palëve nuk pati dakordësi sa i takon çështjes për numërimit biometrik, një nga kushtet e vendosura për këtë reformë. Ajo theksoi se bëri një kërkesë ndaj ekspertëve dhe ODIHRit që të bëjnë një pasqyrim të sistemit danez dhe pati një konsensus për këtë. "Nuk pati diçka konkrete, pasi nuk biem dakord për numërimin biometrik dhe teknologji­a e numërimit është e rëndësishm­e. Mendojmë që nesër do të nisim sërish me këtë pikë. Bëra një kërkesë ndaj ekspertëve dhe ODIHR që të bëjnë një pasqyrim të sistemit danez dhe patëm një konsensus për këtë. Ndryshimi i sistemit apo minimumi hapja e listave duhet të jetë çështja kryesore e reformës, pasi të tjerat do të jenë arnime të vogla", - deklaroi deputetja Hajdari.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania