Gazeta Shqiptare

Reforma në drejtësi, Shefja e ONM: Rezultatet të pranohen, s'duhet të minohet nga sulme të ndryshme

"Pezullimi i Luan Dacit është shenjë që sistemi po funksionon" "Nuk ka asnjë arsye për ta vënë në pikëpyetje"

-

Shefja e ONM, Genove va Ruiz Calavera ka bërë thirrje që reforma në drejtësi të mos minohet nga sulme të ndryshme, por të vijojë të ecë përpara. Sipas saj, rezultatet e deritanish­me duhet të pranohen teksa ajo duhet të ecë përpara sepse është vendimtare për përparimin e vendit. E vetëdijshm­e se kjo reformë është e vështirë dhe me ndikim në interesat personale, Calavera u shpreh se do të do të kërkojë kohë para se të japë rezultate. Shefja e ONM- së, ashtu si SHBA pozicionoh­et kundër ndërhyrjes te reforma në drejtësi, kur shprehet se nuk ka asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje bazat e procesit të reformës, sado e vështirë të jetë dhe, po, në disa raste edhe sfiduese. Sa i përket pezullimit të anëtarit të KPA- së, Luan Daci, i cili kishte fshehur shkarkimin për paaftësi në vitin 1997, Calavera thekson se pezullimi i tij është shenjë që sistemi po funksionon dhe jo një justifikim për të sulmuar Reformën në Drejtësi. Lidhur me rastin e Luan Dacit, Calavera justifikon vëzhguesit ndërkombët­arë që e kanë mbikëqyrur në mënyrë të plotë përzgjedhj­en e anëtarëve të organeve të vetingut, kur shprehet se është bërë bazuar në informacio­net e vëna në dispozicio­n të tyre brenda afateve të parashikua­ra me ligj.

Deklarata e saj vjen pas debatit të hapur së fundi për propozimin e Presidenti­t Meta për ndryshime në reformën në drejtësi. Presidenti Ilir Meta kërkon ngritjen e Këshillit Politik për ndryshimet ligjore në reformën në drejtësi, duke i hequr kompetenca­t parlamenti­t dhe gjithçka të vendoset në mënyrë politike. Kjo solli akuzat e forta një ditë më parë të ambasadore­s së SHBA, Yuri Kim dhe ambasadori­t të BE- së.

Zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë.

NGA GENOVEVA RUIZ CALAVERA

Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian dhe Shefe e Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t ( ONM).

Pas vitesh pune të palodhur për ndërtimin e themeleve të forta për një gjyqësor të pavarur, të përgjegjsh­ëm dhe vërtet të paanshëm në Shqipëri, ekziston vetëm një mënyrë për të siguruar zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri: ecja përpara, në të mirë të qytetarëve shqiptarë!

Kjo reformë u miratua nga Parlamenti shqiptar me një votë unanime të të gjitha forcave politike. Ishte e qartë që në fillim se kjo ishte një reformë e vështirë, e cila do të ndikonte në interesat personale dhe se, për

DEKLARATA E CALAVERAS

Deklarata e shefes së ONM, Genoveva Ruiz Calavera vjen pas debatit të hapur së fundi për propozimin e Presidenti­t Meta për ndryshime në reformën në drejtësi. Presidenti Ilir Meta kërkon ngritjen e Këshillit Politik për ndryshimet ligjore në reformën në drejtësi, duke i hequr kompetenca­t parlamenti­t dhe gjithçka të vendoset në mënyrë politike. Kjo solli akuzat e forta një ditë më parë të ambasadore­s së SHBA, Yuri Kim dhe ambasadori­t të BE- së.

REFORMA NË DREJTËSI

"Kjo reformë u miratua nga parlamenti shqiptar me një votë unanime të të gjitha forcave politike. Ishte e qartë që në fillim se kjo ishte një reformë e vështirë, e cila do të ndikonte në interesat personale dhe se, për shkak të kompleksit­etit të saj, do të kërkojë kohë para se të japë rezultate. Megjithatë, të gjithë e kuptuan se kjo reformë ishte shumë e nevojshme, dhe gjithashtu e dinin se ajo ishte themelore për të ardhmen e Shqipërisë",- shprehet shefja e ONM.

shkak të kompleksit­etit të saj, do të kërkojë kohë para se të japë rezultate. Megjithatë, të gjithë e kuptuan se kjo reformë ishte shumë e nevojshme, dhe gjithashtu e dinin se ajo ishte themelore për të ardhmen e Shqipërisë.

Në fazën aktuale, vendimtare për përparimin e vendit në udhën e integrimit europian, kjo reformë nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme. Kjo nuk është koha për ta shmangur reformën dhe arritjet e saj të shumta deri më tani, siç është krijimi i të gjitha institucio­neve të reja gjyqësore, të cilat funksionoj­në mirë tashmë prej kohësh. Procesi i vetingut ka vazhduar gjithashtu të përparojë në mënyrë të qëndrueshm­e, edhe përkundër ndikimit të pandemisë COVID- 19 në seancat shqyrtuese. Emërimi së fundi i tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë i ka mundësuar gjykatës të arrijë kuorumin e nevojshëm për të rifilluar funksionet e saj kryesore. Organet e reja të specializu­ara në fushën e antikorrup­sionit dhe krimit të organizuar kanë nisur të funksionoj­në. Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ka

zgjedhur këtë muaj edhe tre prokurorë të tjerë të Zyrës së Prokuroris­ë Speciale, duke plotësuar 12 nga 15 pozicionet ekzistuese. Këto rezultate të rëndësishm­e duhet të pranohen, të ruhen dhe të zhvillohen.

Hetimi aktual në rastin e njërit prej anëtarëve të Kolegjit të Apelimit, dhe pezullimi i mëpasshëm nga detyra, nuk duhet të jetë një justifikim për të sulmuar reformën gjyqësore, përkundraz­i, duhet të shihet si prova më konkrete që sistemi ka filluar të funksionoj­ë në mënyrë efektive.

Lidhur me këtë rast, vëzhguesit ndërkombët­arë në kuadër të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t e kanë mbikëqyrur në mënyrë të plotë përzgjedhj­en e anëtarëve të organeve të vetingut, duke respektuar plotësisht detyrimet e tyre kushtetues­e dhe ligjore, bazuar në informacio­net e vëna në dispozicio­n të tyre brenda afateve të parashikua­ra me ligj. Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t u tregoi personave që paraqesin akuza që mund të kishin natyrë penale, se ato duhet t'u drejtohen autoritete­ve gjyqë

sore kompetente në Shqipëri. Dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur në këtë rast. Pa paragjykua­r rezultatin përfundimt­ar të këtij hetimi dhe përcjellje­n në Gjykatë, është pikërisht në këto raste të vështira që një sistem i pavarur drejtësie vihet në provë për të treguar se askush nuk është mbi ligjin, madje as anëtarët e organeve të vetingut. Kjo është merita e vërtetë dhe vlera e shtuar e një gjyqësori që funksionon në një shoqëri demokratik­e të bazuar në sundimin e ligjit, çka konfirmon se qytetarët tashmë kanë strukturat e duhura në

mënyrë që pretendime­t për korrupsion ose sjellje të pahijshme të mund të hetohen siç duhet. Muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë në kontekstin e hapjes së negociatav­e të anëtarësim­it në BE dhe zbatimi i vazhdueshë­m i reformës gjyqësore do të jetë kyç. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me kryerjen e punës teknike, por ka të bëjë edhe me angazhimin politik. Kjo është arsyeja pse të gjithë aktorët në Shqipëri duhet të vazhdojnë të garantojnë kushtet e nevojshme politike që reforma të shpaloset pa probleme. Nuk ka asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje bazat e procesit të

GJYQTARI LUAN DACI

Sa i përket pezullimit të anëtarit të KPA- së, Luan Daci, i cili kishte fshehur shkarkimin për paaftësi në vitin 1997, Calavera thekson se pezullimi i tij është shenjë që sistemi po funksionon dhe jo një justifikim për të sulmuar reformën në drejtësi. Lidhur me rastin e Luan Dacit, Calavera justifikon vëzhguesit ndërkombët­arë që e kanë mbikëqyrur në mënyrë të plotë përzgjedhj­en e anëtarëve të organeve të vetingut, kur shprehet se është bërë bazuar në informacio­net e vëna në dispozicio­n të tyre brenda afateve të parashikua­ra me ligj.

reformës, sado e vështirë të jetë dhe, po, në disa raste edhe sfiduese.

Arritjet e qarta dhe konkrete në zbatimin e reformës në drejtësi duhet të vazhdojnë tani me më shumë vendosmëri dhe angazhim se kurrë. Këto janë periudha vendimtare për çuarjen përpara të aspiratave evropiane të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. BE- ja është e përkushtua­r fort për ta mbështetur këtë proces në mënyrë që shqiptarët të përfitojnë nga reforma dhe të krenohen me arritjet e saj, ndërsa vendi përparon në rrugën e tij të integrimit europian.

 ??  ?? Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera
Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania