Gazeta Shqiptare

Debati, Rama: Mos më kryqëzoni! Basha: I babëzitur, po grabit pronën publike

Kryeminist­ri citon artistët: Nuk futemi në atë godinë, se është sëmundje "30 milionë euro për Teatrin, kur 70 mijë dolën të papunë"

-

Kryeminist­ri Edi Rama iu kundër përgjigj dje në Kuvend kritikëve për shembjen e Teatrit Kombëtar duke cituar ata artist që përgjatë viteve të fundit kërkuan një teatër të ri. Edhe pse deputetja Rudina Hajdari, e cila kërkoi interpelan­cën me shefin e qeverisë, artikuloi akuza për korrupsion, Edi Rama foli vetëm për nevojën e një teatri modern ne kryeqytet. Sipas kryeminist­rit Shqipëria ka prej vitesh nevojë për një Teatër të ri Kombëtar, por deputetja Hajdari theksoi se disa vlera duhen ruajtur siç është rasti i godinës së Teatrit Kombëtar. Prej dy vjetësh në sallën e parlamenti­t janë dëgjuar shpesh debate për shembjen e ndërtesës historike, veçanërish­t në momentin kur qeveria miratoi një ligj të posaçëm për ndërtimin e teatrit të ri, dhe e vetmja tërheqje e kryeminist­rit Rama për këtë çështje është premtimi për ndërtimin e teatrit sipas projektit të arkitektit italian Giulio Berte në një zonë tjetër e më funksione të reja. Kryeminist­ri Edi Rama ka cituar gjatë fjalës së tij disa nga artistët që sipas tij janë për një teatër të ri, pasi e kanë konsiderua­r godinën e vjetër pa vlerë dhe të rrezikshme për shëndetin dhe artin. Rama solli në vëmendje disa nga zërat që, siç ai tha, kanë ngulmuar për rrëzimin e godinës së vjetër, sepse nuk kishin asnjë interes politik.

CITIMET

Kryeminist­ri citoi aktorin Robert Ndrenika: "Ju lutem, mos më kryqëzoni. Kam qenë prej vitesh për një teatër bashkëkoho­r dhe ka për detyrë ta bëjë shteti, paratë t'i marrë ku të dojë ndoshta dhe atje ku i merrte Josif Tito". Sipas tij artistët shtruan dy probleme të rëndësishm­e. Një zhvillim konfuz dhe anormal në një korsi paralele me historinë. Më tej Rama citoi aktorin Bujar Asqeriu: "Jam për unitetin e paqes sociale nuk e mbështes protestën. Unë në atë godinë nuk futem më se është sëmundje. Në atë godinë vdiqën shokët e mi". Apo aktorin Reshat Arbana: "Ta mendojë këtë punë ata që janë specialist­ë". Para deputetëve Kryeminist­ri deklaroi fjalët e aktorit Luftar Paja: "Që të

GENC POLLO

Ish- deputeti i PD, Genc Pollo paralajmër­on se opozita nuk do lejojë që Banka Europiane e Investimev­e të financojë projektin me xham e çelik mbi truallin e Teatrit Kombëtar. Pollo tha se pas shembjes së kompleksit tek Teatri, kjo do të ishte një barbari nr. 2 dhe kjo nuk ka për të ndodhur. "Duke ndalur barbarinë 2, do të mundemi të zhbëjmë edhe barabrinë 1! Duke e rindërtuar dhe restauruar me respekt e dashuri kompleksin historik", - tha z. Pollo.

TAULANT BALLA

Kreu i deputetëve të PS, Taulant Balla deklaroi dje se Lulzim Basha është klienti më i madh i oligarkëve. "Luli nuk ka nevojë për 400 mijë lekë, sepse Luli është klienti më i madh i oligarkëve në këtë vend, nëse ka, por ata që quan Luli oligarkë. Pra, biznesmenë të mëdhenj me të cilët ka kontrata të mëdha financiare, familjare të përditshme",- theksoi Balla.

kemi këtë teatër ne si artistë, duhet të vazhdojmë punën për llaçin dhe betonin artistik". Më tej të Altin Bashës: "Kemi negociuar, ramë dakord të mos cenohet trualli, por duhet një teatër i ri" apo Enver Petrovskit: "Për mua është budallallë­k të mos ndërtohet teatër i ri. Ai që është nuk ka vlerë". Sipas kryeminist­rit aktori Artan Imami është shprehur: "Më vjen në mend takimi me Kadarenë, i cili tha se godina më duket si suvaja". Por Rama nuk nguroi të përmendë edhe citimet e aktores Rajmonda Bulku: "Raimonda Bulku: Aty du

het të ketë një teatër shumë të mirë. Nuk ka rëndësi se çfarë. Godina duhet të shembet" apo Gëzim Kames: "Jam dëshmitar i dy kohëve edhe para këtyre kohëve godina është shembur". Po ashtu kryeminist­ri përmendi edhe fjalët e aktorit Kadri Roshi: "Aman na bëni një teatër të ri, ishte një ëndërr pasi që në 46 ata kanë qenë në një barakë".

REAGIMI

Lideri i opozitës Lulzim Basha akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se shembja e Teatrit Kombëtar ka si qëllim grabitjen e pronës publike. Në rrjetet sociale,

ai ktheu edhe një herë në vëmendje shkatërrim­in e Teatrit Kombëtar dhe akuzoi Ramën se e bëri gjithë këtë për të grabitur pronën publike. Basha shkruan se qeveria "Rama" shkatërroi "Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore. Basha u shpreh se kriza ekonomike do të marrë zgjidhje vetëm pasi të largohet kryeminist­ri". "Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes Ramavirusi ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe

norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëv­e. I babëzituri nuk do t'ia dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentoj­në përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë Ramavirusi­n", - shprehet kreu i PD- së. Lulzim Basha akuzoi më herët kryeminist­rin Edi Rama se po merr borxh 30 milionë euro për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, por ka lënë pa mbështetje qytetaret që u goditën nga pasojat e pandemisë së koronaviru­sit. Gjatë një vizite në fasoneritë e Krujës, Basha theksoi se kriza ekonomike mund të zbutej vetëm nëse më herët do ishin mbështetur

punonjësit dhe bizneset. "Sikur të kishin pasur pak zemër për t'ju dëgjuar, fasoneria paguan 12 milionë euro taksa, sikur ato para t'jua kishin kthyer për të mbështetur punonjësit, ju nuk do të kishit ardhur në këtë ditë. Ky është momenti i një krize të thellë ekonomike. Kësaj i dilej përpara duke paguar punonjësit, duke rritur konsumin dhe të mos detyrohesh­e të hiqje njerëz nga puna. Kostoja do të ishte 30 milionë euro në 2 muaj, por ai prish Teatrin Kombëtar, çon 30 milionë euro atje dhe mbyll 70 mijë vende pune. Kjo është kriminale"- theksoi kreu i opozitës. Sektori fason punëson rreth 70 mijë persona dhe sipërmarrë­sit i kanë shpjeguar Bashës se shkurtimi i vendeve të punës, refuzim i pagesës së papunësisë për shumicën e punë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania