Gazeta Shqiptare

Nuk u njoftua në mënyrën e duhur, shtyhet sërish gjyqi për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

-

TIRANË

- Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë sërish gjyqin për ishministr­in e Brendshëm, Saimir Tahiri. Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mos njoftimi në mënyrën e duhur i Tahirit. Ndërsa seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 11 qershor, ku u të pranishëm pritet që të jenë të gjitha palët. Kjo ishte hera e parë që ish- ministri Tahiri mungoi në sallën e gjyqit, duke zgjedhur që të përfaqësoh­et nga avokatët e tij. Ndërsa për herë të parë, pas 3 viteve në arrati, i pranishëm ka qenë edhe ish- kryepolici i Vlorës, Jaeld Çela. Ndërkaq, avokati i ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka dhënë një prononcim për mediat pas shtyrjes së gjyqit. Në fjalën e tij, Haxhia ka

GJYQI NDAJ TAHIRIT

Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi "gjyqi i vitit", ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e "Shpërdorim­it të detyrës", por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/ 3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmër­oi që asokohe se do ta apelonte vendimin dhe do të fitonte pafajësi.

bërë me dije se Tahiri nuk ka shkuar në sallë pasi nuk është njoftuar. Më tej, i pyetur nëse pala mbrojtëse do të shfrytëzon­te hapësirat ligjore për pavlefshmë­ri të gjithë procesit, duke

marrë parasysh edhe kohëzgjatj­en e tij, Haxhia bëri me dije se diçka e tillë nuk mund të ndodhte. "Ne kërkojmë pafajësi. Nuk dua të vijoj me procedurën. Saimir Tahiri që nga momenti i parë dhe deri më tani ka kërkuar prerazi pafajësinë,"- tha Maks Haxhia. Kujtojmë që gjyqi për Tahirin është shtyrë edhe më herët për shkak të situatës me COVID- 19. Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuar­a me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale "trafikim i narkotikëv­e" në bashkëpuni­m në formën e grupit të strukturua­r kriminal, "kryerja e veprave penale nga organizata kriminale", "grup i strukturua­r kriminal". Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që nga java tjetër do të fillojë me gjykimin e dosjes. Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish- drejtorin e policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunu­ar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespond­ojnë të jenë kushërinj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania