Gazeta Shqiptare

Administra­tori i kompanisë dyshohet për pastrim parash, i sekuestroh­en 400 mijë USD

Biznesmeni Aleksandër Gavoçi u përplas një vit më parë për truallin te "Petro Nini" Policia: Tentoi t'ia transferon­te vëllait në Australi pa justifikua­r origjinën

-

Një biznesmeni të njo hur në Tiranë i ësh të bllokuar një shumë e madhe parash me urdhër të prokuroris­ë. Bëhet fjalë për Aleksandër Gavoçin, të cilit i janë sekuestrua­r 400 mijë dollarë. Burime nga grupi hetimor, dje bënë me dije së këto para kanë dalë nga llogaria e kompanisë "Shkodra Beton", ku një nga ortakët është edhe personi që ka tentuar të kryejë transaksio­nin, Aleksandër Gavoçi. Vetë biznesmeni po hetohet në gjendje të lë, ndërsa përpara grupit hetimor ka thënë se paratë janë të ligjshme, ndërsa tashmë do duhet ta vërtetojë me dokumentac­ion. Mësohet se transaksio­ni i biznesmeni­t Gavoçi do të kryhej në një bankë të nivelit të dytë me qëllim dërgimin e shumës prej 400.000 dollarë drejt vëllait të tij Ilir Gavoçi që jeton në Australi. Biznesmeni Gavoçi është ortak në kompaninë ' Shkodra Beton'. Ai nuk është i panjohur si për median, ashtu dhe për publikun. Gavoçi njihet si pronari i truallit mbi të cilin kanë qenë të ndërtuara disa banesa përballë shkollës "Petro Nini" në Tiranë. Një vit më parë ai është përplasur me banorët që banonin në këto banesa dhe u desh ndërhyrja e policisë për të zgjidhur konfliktin. Gavoçi pretendhën­ë familjeve aty nga 150 mijë euro. Tashmë në atë vend po ngrihet një pallat, pasi dhe i gjithë sherri për këtë gjë u bë sepse kërkohej trualli për ndërtim. Nga ana tjetër, pritësi i parave do ishte Ilir Gavoçi, vëllai i Aleksandër Gavoçit, i cili akuzohet për një ngjarje të rëndë e ndodhur në vitin 2005. Ilir Gavoçi është ende një person në kërkim nga Policia, por ai prej vitesh jeton në Australi. Tashmë ndaj Aleksandër Gavoçit prokuroria ka nisur hetimin pasuror pasi ndaj tij rëndojnë veprat penale: "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtari­së kriminale" dhe "Ushtrim pa licencë e veprimtari­së financiare".

NJOFTIMI I POLICISË

Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtari­së kriminale" dhe "Ushtrim pa licencë i veprimtari­së financiare".

Në zbatim të këtij procedimi, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për identifiki­min dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtari­a kriminale, në funksion të procedimit penal të vitit 2020 dhe vendimit të sekuestrim­it datë 26.05.2020, u bë sekuestrim­i i llogarisë bankare në shumën 400 mijë dollarë, në emër të shtetasit A. G., administra­tor i një shoqërie SHPK, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të

veprimtari­së kriminale" dhe "Ushtrim pa licencë i veprimtari­së financiare" . Vendoja e sekuestros preventive, pas tentativës së bërë nga shtetasi A. G., për transfertë­n e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij. Nën drejtimin e Prokuroris­ë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera dhe bashkëpunë­torët në këtë aktivitet kriminal.

 ??  ?? Trualli për të cilin është përplasur biznesmeni Gavoçi
Trualli për të cilin është përplasur biznesmeni Gavoçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania