Gazeta Shqiptare

OFL u dërgon formularin Ilir Rustemit dhe tre të dënuarve për grabitje në Tiranë

Në "shënjestrë­n" e policisë edhe Olsi Ibraliu, Kreshnik Allaraj dhe Erjon Kola Anëtari i grupit "Bajri" u arrestua në shtator të vitit 2018, u lirua nga akuzat pak javë më parë

-

Operacioni Forca e Ligjit ( OFL) u ka dërguar formularin e deklarimit tre personave të dënuar për vjedhje me armë në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasit: Olsi Ibraliu, Kreshnik Allaraj dhe Erjon Kola. Njëkohësis­ht, formulari i është dërguar edhe Ilir Rustemit ( Bajri), njërit prej anëtarëve të grupit të strukturua­r kriminal "Bajri" në Shkodër. Ky i fundit është lënë në "Arrest me burg" nga ish- Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpuni­m, në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturua­r kriminal". Dosja e tij kaloi më pas në SPAK dhe në fund u transferua në Gjykatën e Shkodrës. Pak ditë më parë, kjo gjykatë vendosi të zgjasë afatet e paraburgim­it për Ilir Bajrin dhe Behar Bajrin. Ilir Rustemi aktualisht mbahet në qeli për 5.6 vitet e dënimit me burg në Itali për drogë. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- O. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me dhunë";

- K. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë";

- E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpuni­m";

- I. R., banues në Shkodër, person nën hetim, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprat penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpuni­m, në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturua­r kriminal".

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të

KUSH JANË 3 GRABITËSIT NË TIRANË

pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të për

fituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

KUSH ËSHTË ILIR RUSTEMI ( BAJRI)

Ai është një emër i njohur për drejtësinë, i arrestuar në kuadër të operacioni­t ' Oaz' në shtator të vitit 2018. Rustemi, fillimisht u la në "Arrest me burg" nga ish- Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpuni­m, në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturua­r kriminal". Dosja e tij kaloi më pas në SPAK dhe në fund u transferua në Gjykatën e Shkodrës, e cila pak ditë më parë vendosi të zgjasë afatet e paraburgim­it për Ilir Bajrin dhe Behar Bajrin. Ilir Rustemi aktualisht mbahet në qeli për 5.6 vitet e dënimit me burg në

Itali për drogë.

Ndërkohë që tre personat e tjerë, që duhet të justifikoj­në pasurinë janë shtetasit: Olisi Ibraliu banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje me dhunë; Kreshnik Allaraj banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje me armë dhe Erjon Kola banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje me armë në bashkëpuni­m. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania