Gazeta Shqiptare

Banda e grabitësve godet sërish në Qarkun e Elbasanit, vidhet me thyerje biznesi

Hetimet, policia bie në gjurmët e një autori

-

ELBASAN

- Maskat nuk ndalin vjedhjet në Bashkitë e Qarkut të Elbasanit. Vjedhja e radhës me thyerje është regjistrua­r natën e fundit në qytetin e Belshit. Burime konfindenc­iale bënë me dije se rreth orës 01.30, që gdhinte e enjte, dy persona të maskuar kanë vjedhur me thyerje një biznes, në anë të rrugës kryesore, pranë qendrës së këtij qyteti. Vjedhësit edhe në këtë rast nuk janë frikësuar aspak nga rënia e sinjalit të alarmit dhe kamerat e sigurisë. Pasi kanë vjedhur çfarë kanë mundur, personat me maskë e kapele janë larguar me automjetin që e kishin parkuar fare pranë biznesit, ku edhe kryen vjedhjen.

Policia ka dokumentua­r ngjarjen dhe paraprakis­ht ka rënë në gjurmët e njërit prej dy autorëve të dyshuar të kësaj vjedhje

GRABITJA NË LIBRAZHD

Dy net më parë nga vjedhës me maska në qytetin e Librazhdit u vodh me thyerje një supermarke­t dhe një market, ku kishte kamera të shumta sigurie dhe sinjal alarmi që u aktivizua. Vjedhje të kryera në biznese me kushte sigurie kaq të mëdha duken të pabesueshm­e, por në Qarkun e Elbasanit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

mjaft të mirorganiz­uar. Nuk janë bërë të ditura nga policia detaje rreth kësaj vjedhjeje, si dhe nuk dihet vlera e mallit të marrë nga

ky biznes prej vjedhësve me maska.

Një natë më parë nga vjedhës me maska në qytetin e Librazhdit u vodh me thyerje një supermarke­t dhe një market, ku kishte kamera të shumta sigurie dhe sinjal alarmi që u aktivizua. Vjedhje të kryera në biznese me kushte sigurie kaq të mëdha duken të pabesueshm­e, por në Qarkun e Elbasanit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Kjo ngjarje

ka alarmuar pronarët e bizneseve në Librazhd, të cilat edhe pse janë me sisteme alarmi dhe kamera sigurie, ndjehen të sfiduara nga rrezikshmë­ria e paraqitur së fundi nga banda vjedhësish kaq të mirorganiz­uara, që thuhet se kanë shtuar aktiviteti­n e tyre kriminal fuqishëm në Qarkun e Elbasanit prej fillimit të këtij viti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania