Gazeta Shqiptare

Djali iu vra në pritë afër shtëpisë, babai i 25- vjeçarit: S'kishte konflikte, lëvizte i lirë

"Autorët janë e keqja e shoqërisë shqiptare, duan dënimin e merituar" "Gruaja më njoftoi, shkova urgjent. Kishte dëgjuar 5 krisma"

-

Ekzekutimi në pritë me breshëri kallashnik ovi i të riut Kristjan Breshanaj, tronditi banorët e qytetit të Vlorës, por më shumë familjarët e tij. Pak ditë pas kësaj ngjarjeje të rendë, Edmond Breshanaj, doktori i reanimacio­nit të Vlorës ka gjetur forcën që të flasë për vrasjen makabre të djalit të tij 25- vjeçar natën e Bajramit, shumë pranë derës së shtëpisë. Me detaje, ai ka rrëfyer atë momentin tragjik, të telefonatë­s së gruas së tij, ku i ka treguar se ka dëgjuar krisma arme në lagje. Pas disa tentativav­e për të komunikuar me djalin, nuk ka marrë një përgjigje mbrapsht, për këtë arsye ka urdhëruar gruan që të dalë të kontrolloj­ë, deri në momentin që përballet me pamjen makabër, djalin që qëndronte i shtrirë në tokë, i ekzekutuar në mënyrë monstruoze dhe i mbuluar me gjak. Babai tregon se në ato momente, Kristiani nuk kishte qenë i vetëm. Ai ishte shoqëruar së bashku me shokun e tij, ndaj të cilit nuk është qëlluar asnjë plumb i vetëm. Ndërkaq, i ati i viktimës ka treguar për ' News 24' dhe "Gazeta Shqiptare" se kur ka ndodhur ngjarja ai kishte qenë në punë, ndërsa lajmin e hidhur ia kishte dhënë përmes telefonit bashkëshor­tja. Dr. Mondi, siç e thërrasin të gjithë, tha se ishte nisur menjëherë në drejtim të banesës së tij. Babai i Kristjan Breshanaj është shprehur se i biri jetonte prej rreth një viti në Belgjikë te disa miq të tij që e kishin punësuar ndërsa pak ditë më parë ishte kthyer. Sipas doktorit, djali i tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë shqetësimi apo t'i kishte treguar se ndihej i kërcënuar. Po ashtu mjeku theksoi se edhe kur ka jetuar në Belgjikë, Kristjani nuk i ka treguar kurrë se ndihej i shqetësuar apo i kërcënuar madje edhe në Shqipëri dilte lirshëm. "Nuk ka pasur shqetësime. Ka qenë pa punë dhe e ndihmoja ekonomikis­ht. Ka qenë me miq e shok që e kanë ndihmuar", tha dr. Mondi. "Gruaja më njoftoi, shkova urgjent. Kishin dëgjuar 5 krisma. Fqinjët nuk kanë parë asgjë, vetëm kanë dëgjuar krismat", tha ai. Sipas tij, s'ka asnjë dyshim se kush janë autorët apo motivin ndërsa ia ka lënë në dorë drejtësisë që ta zbardhi ngjarjen. "Është e papritur për mua, ta shoh çfarë do bëjë policia e prokuroria. Kemi qenë familje e pastër. Djali lëvizte i lirshëm gjatë gjithë kohës. Celularin e ka marrë policia, po nuk di gjë. S'kam çfarë mesazhi t'u jap. Unë nuk i jap mesazh kriminelëv­e. Unë iu kam shërbyer gjithë njerëzve",

EKZEKUTIMI

25- vjeçari Kristjan Breshanaj u ekzekutua në derën e shtëpisë së tij natën e Fiter Bajramit me 5 plumba nga 10 që u shtinë mbi të në qytetin e Vlorës. Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar në polici disa persona, e ndërsa dy janë pistat kryesore e shkuara kriminale në Belgjikë, ose që ishte pjesë e një grupi kriminal në Vlorë, ku siç ka raportuar më herët “Shqiptarja. com”, dyshohet se "spiunonte" te grupi kriminal kundërshta­r.

tha i ati i viktimës. "Ata janë e keqja e shoqërisë shqiptare dhe duhet të marrin dënimin e merituar",- thotë babai.

Kujtojmë se 25- vjeçari u vra gjatë natës, duke zbardhur e diela shumë pranë banesës së tij në

zonën e ' Ujit të Ftohtë' në Vlorë, ndërkohë që makina e autorëve bashkë me një kallashnik­ov brenda, u dogjën rreth 5 km larg vendit të ngjarjes. Deri më tani nuk kemi asnjë të arrestuar lidhur me vrasjen e të riut.

BABAI

Babai i viktimës Kristjan Breshanaj është shprehur dje se i biri jetonte prej rreth një viti në Belgjikë te disa miq të tij që e kishin punësuar ndërsa pak ditë më parë ishte kthyer. Sipas doktorit, Edmond Breshanaj, djali i tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë shqetësimi apo t'i kishte treguar se ndihej i kërcënuar. Po ashtu, mjeku theksoi se edhe kur ka jetuar në Belgjikë, Kristjani nuk i ka treguar kurrë se ndihej i shqetësuar apo i kërcënuar madje edhe në Shqipëri dilte lirshëm

 ??  ?? 25- vjeçari i vrarë, Kristjan Breshanaj
Babai i viktimës, Edmond Breshanaj duke folur për “GSH”
25- vjeçari i vrarë, Kristjan Breshanaj Babai i viktimës, Edmond Breshanaj duke folur për “GSH”
 ??  ?? Makina e djegur nga autorët e krimit
Makina e djegur nga autorët e krimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania