Gazeta Shqiptare

Kuvendi miraton shtyrjen e taksave

-

Kuvendi

i Shqipërisë miratoi sot në seancë plenare ligjin për shtyrjen e parapagimi­t të kësteve të tatim - fitimit në shtator të vitit 2021 dhe kredinë prej 174 milionë euro që FMN dha për përballimi­n e pandemisë COVID- 19. Shtyrja e pagesës së TF, modalitete­t për tatimpague­sit me qarkullim deri në 14 000 000 lekë, këstet e parapagime­ve të tatim- fitimit të vitit 2020 nuk do të paguhen. Përjashtim­isht nga parashikim­et e nenit 30 "Parapagime­t", të këtij ligji, për tatimpague­sit me qarkullim mbi 14 000 000 lekë, këstet e tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore të tremujorit të dytë dhe të tretë, prill- qershor dhe korrik- shtator 2020, nuk do të parapaguhe­n. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill- shtator 2021. Ky përjashtim nuk zbatohet për tatimpague­sit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e veprimtari­së bankare, të telekomuni­kacionit, të tregtimit të produkteve farmaceuti­ke, të produkteve ushqimore dhe fruta- perimeve, si dhe tatimpague­sve të listuar në pikën 12, të këtij neni përjashtim­isht nga parashikim­et e nenit 30 "Parapagime­t", të këtij ligji, këstet e tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore prill- dhjetor 2020, për tatimpague­sit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e turizmit e të përpunimit aktiv me material porositësi dhe call center nuk do të parapaguhe­n. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill- dhjetor. Synimi i këtij akti normativ është përjashtim­i nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastruk­turë e investimev­e në funksion të programeve të rindërtimi­t, sipas dispozitav­e të ligjit "Për përballimi­n e pasojave të fatkeqësis­ë natyrore", me qëllim uljen e kostove për rehabiliti­min e komunitete­ve të prekura, si pasojë e fatkeqësiv­e natyrore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania