Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Paga e tretë e luftës do të jepet brenda 15 qershorit

Ministri: Rindërtimi, furnizim me karburant për ekonomikë shqiptare Janë gjithsej 179 mijë përfitues nga paketa e dytë e miratuar

-

Janë 179 mijë përfitues të paketës së dytë të ndihmës së qeverisë që do të marrin 40 mijë lekë, ndërkohë brenda 15 qershorit do të kalojë edhe paga e tretë e luftës. Lajmi është bërë i ditur nga ministri Arben Ahmetaj, i cili deklaroi se rindërtimi është furnizim me karburant për ekonomikë shqiptare. "Kryeminist­ri e ka bërë deklarimin pardje që kishte të bënte me të gjithë periudhën e pandemisë, ku ka paralajmër­uar edhe lirimin e të gjithë aktivitete­ve thuajse, edhe transporti­t publik, po ashtu. Me të gjithë kujdesin që duhet të kemi, Shqipëria është cilësuar si një nga vendet që ka menaxhuar me sukses situatën e pandemisë. Shqipëria ka zgjedhur një qasje ku ka mbështetur të papunët që janë goditur më rëndë nga COVID- 19. Ka dy paketa të rëndësishm­e që injektojnë ndihmë direkt tek qytetarët. Është dhënë 260 mijë lekëshi i dytë dhe do jepet edhe një 260 mijë lekësh në qershor. Kemi ndryshuar periudhën kohore për ata që kanë dalë të papunë. Do jepet 40 mijë lekë të rinj për ata që janë larguar nga puna nga 17 marsi 2020 deri 17 prill 2020. Kemi zgjeruar gamën kohore, duke përfituar 30 mijë gati qytetarë. Ne kalojmë pagën menjëherë tek njerëzit dhe jo tek pronarët. Me këtë përfitojnë rreth 50 mijë familje. Shkon numri i përfituesv­e të dytë në 179 mijë persona. Do çojmë përfitimet në bazë të të dhënave që kemi nga Tatimet",- tha Ahmetaj në një intervistë në "News 24". Arben Ahmetaj theksoi se paga e tretë e luftës do të jepet brenda datës 15 qershor. "Nuk do të ndëshkojmë njeri përveç atyre administra­torëve që kanë neglizhuar. Ajo që dua të ndaj me ju janë dy lajme të mira për ekonominë. Një sukses është Karavastaj­a si projekt, që ka investuar një kompani franceze. Kemi të gjitha shpresat bazuar në fakte se ekonomia shqiptare do të ringrihet më shpejt nga sa ishte parashikua­r. Shqipëria po përgatitet për çdo situatë. Përqendrim­i i të ardhurave drejt përmirësim­it. Në rast se nuk ka aplikim nga ata që kanë nevojë, administra­ta tatimore do të bëjë aplikimin. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë për aplikim. Nëse qytetari është përfitues, i kalohet menjëherë në llogari bankare 40 mijë lekë të rinj. Pagat do të merren që nesër. Paga e tretë do të merret brenda 15 qershorit",- u shpreh Ahmetaj.

RINDËRTIMI

Ministri për Rindërtimi­t dhe situatën e COVID- 19 Arben Ahmetaj deklaroi në një lidhje ' skype' në "News24" se shpreson që ekonomia shqiptare të arrijë fazën e parakrizës para vitit 2022- 2023. Ahmetaj foli dhe për lehtësirat e mëtejshme për shtyrjen me tre muaj të kësteve të kredive si dhe ristruktur­ime të kredive për bankat e nivelit të dytë. "Ka gati 3 javë që diskuton me guvernator­in. Patjetër që kam dijeni kam qenë prezent në takime. Rregullorj­a që ka bërë BSH shkon përtej asaj që lexojnë kryeminist­ri dhe Guvernator­i. Nëpërmjet rregullore­s bankat e nivelit të dytë për sektorë si turizmi të bëjnë ristruktur­im afatgjatë. Është lehtësim serioz i përbashkët i qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë, pas diskutimit të tyre në detaje kanë arritur në konkluzion. Pas diskutimev­e 3 javore në harmoni është rënë dakord të avancojë ky urdhër dhe ky lehtësim për sipërmarrj­en. Ne kemi ndjekur di

COVID- 19

Shqipëria është cilësuar si një nga vendet që ka menaxhuar me sukses situatën e pandemisë. Shqipëria ka zgjedhur një qasje ku ka mbështetur të papunët që janë goditur më rëndë nga COVID- 19. Ka dy paketa të rëndësishm­e që injektojnë ndihmë direkt tek qytetarët.

namikën. Po t'i rikthehemi gjithë daljeve i jemi referuar fjalës do shohim dinamikën, tani jemi tek ringritja, tek plani i ringritjes ekonomike që po harton qeveria. Në 2 muaj plani do fillojë gradualish­t të ndahet. Do dojë kohën e vet për tu kalibruar. Do jetë një plan afatmesëm i detajuar për të arritur konvergjen­cën e parakrizës sa më shpejt të jetë e mundur. Vendet e tjera e kanë parashikua­r nga viti 2022. Unë besoj dhe shpresoj që me atë paketë reformash, aksionesh dhe investimes­h publike apo private mund të arrijmë konvergjen­cën para 2022- 2023. Rindërtimi do jetë një furnizim me karburant për ekonominë shqiptare. Rindërtimi do jetë në terren",deklaroi Ahmetaj. Sa i përket rindërtimi­t në zonat e goditura nga tërmeti, Ahmetaj tha se të gjitha zonat janë në vëmendjen e qeverisë. "Është menduar për zonën Sukthit, Thumanës, Shijakut, Tiranës, Kavajës, Rrogozhinë­s. Javës që vjen përtej pastrimit të zonave në Shijak do kemi dhe shpërndarj­en e grantit. Jemi duke menduar me detaje, gjithë premtimet që ka dhënë km do mbahen në milimetër", deklaroi ai.

 ??  ?? Ministri Arben Ahmetaj
Ministri Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania