Gazeta Shqiptare

Epidemiolo­gu: Shtimi i rasteve pozitive, jo për shkak të lirimit të masave

"33 të infektuar brenda QSUT- së, ka munguar mbrojtja e personelit"

- Voltiza Duro

Kurba e koronaviru­sit vazhdon të pësojë rritje ditë pas dite në vendin tonë. Por cilët janë shkaktarët e rritjes së numrit të rasteve pozitive dhe si mund ta parandaloj­më përhapjen? Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", mjeku i njohur epidemiolo­g, dr. shk. Ilir Alimehmeti, tregon se vatrat e reja COVID- 19 nuk erdhën si pasojë e lirimit të masave. Përsa u përket 33 rasteve pozitive, mjekë dhe pacientë të infektuar nga një infermiere, epidemiolo­gu thekson se arsyeja kryesore e infektimit në QSUT ishte pikërisht mungesa e ndërgjegjë­simit të infermiere­s si dhe mungesa e mbrojtjes së personelit shëndetëso­r. Ai shton se ka gjasa që numri i të prekurve në këtë vatër të re të pësojë rritje.

Kurba e koronaviru­sit në vendin tonë ditët e fundit ka qenë në rritje. Ju si epidemiolo­g, si e vlerësoni situatën epidemiolo­gjike në vend?

Është e vërtetë, pavarësish­t se ishin të parashikue­shme, u ndezën dy vatra të reja njëra në një "call center" dhe tjetra në QSUT. Kjo tregon se kujdesi duhet të jetë i vazhdueshë­m dhe të mos mendojmë në asnjë moment që virusi u zhduk. Megjithatë, këto vatra nuk janë rrjedhojë e lirimit të masave, pasi në fakt "call center"- at nuk kanë qenë asnjëherë të mbyllura, ndërsa spitalet janë risk i vazhdueshë­m për infeksione­t e çdo lloji dhe nuk bën përjashtim koronaviru­si. Duhet t'i ruajmë me xhelozi spitalet, sidomos QSUT- në, që është edhe spitali kryesor në Shqipëri.

Sa është numri i të infektuarv­e në personelin shëndetëso­r dhe pacientëve në QSUT? A ishte shkak pakujdesia e infermiere­s apo mungesa e mjeteve mbrojtëse nga ana e spitalit?

Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësi­së, deri më sot në QSUT janë zbuluar 33 raste pozitive, mjekë dhe pacientë. Gati të gjitha ishin kontakte të një infermiere të infektuar jashtë spitalit. Më 27 maj u raportuan 13 rastet e para, personel dhe pacientë, ndërsa më 28 maj u zbuluan edhe 20 raste të tjera, nga të cilat 12 personel dhe 8 pacientë. Ky numër kaq i lartë në dy ditë ka gjasë të rritet në ditët në vazhdim dhe për këtë autoritete­t e Ministrisë së Shëndetësi­së po kryejnë aktualisht një hetim epidemiolo­gjik shumë të hollësishë­m. Dhjetëra testim molekulare janë kryer gjatë ditës së sotme ( djeshme) dhe pritet përgjigja e tyre në përditësim zyrtar të së premtes. Arsyeja kryesore ishte pikërisht mungesa e ndërgjegjë­simit të infermiere­s në fjalë, e cila shfaqte shenja prej disa ditësh dhe ishte këshilluar të izolohej, por edhe pse kishte kryer tamponin vazhdonte normalisht rutinën personale pa marrë masa mbrojtëse ndaj të tjerëve. Por nuk duhet harruar se ka munguar edhe mbrojtja e personelit shëndetëso­r, ndoshta si rrjedhojë e një ulje të vigjilencë­s së ditëve të fundit. Duhet kujtuar vazhdimish­t se ambienti spitalor është gjithnjë një vatër e mundshme infeksione­sh dhe duhet kushtuar kujdesi maksimal në çdo moment dhe me këdo.

Sa zbatohen protokolle­t e sigurisë nga bizneset, duke qenë që 15 të infektuar rezultuan në një "call center"?

Kam bindje se shumica e bizneseve i respekton, por një minorancë duket se e mbyll një sy. Ky është edhe rasti i fundit. Që shkeljet janë raste të pakta tregohet edhe nga fakti që nuk ka pasur vatra të tjera të lidhura me bizneset.

A përbën rrezik lehtësimi i masave për ripërhapje­n e koronaviru­sit?

Ky risk është i pashmangsh­ëm. Duhet ta konsideroj­më situatën si një udhëtim në autostradë. Mendoni sikur në korsinë e majtë ndodhet virusi, ndërsa në korsinë e djathtë ndodhet jeta ekonomike dhe sociale. Tentativa është të qëndrojmë në korsinë e mesit në distancë sigurie nga virusi, duke mundësuar një jetë ekonomike dhe sociale sa më të mirë. Për ta kuptuar se sa

KURBA E KORONAVIRU­SIT

U ndezën dy vatra të reja njëra në një "call center" dhe tjetra në QSUT. Kjo tregon se kujdesi duhet të jetë i vazhdueshë­m dhe të mos mendojmë në asnjë moment që virusi u zhduk. Megjithatë, këto vatra nuk janë rrjedhojë e lirimit të masave, pasi në fakt "call center"- at nuk kanë qenë asnjëherë të mbyllura, ndërsa spitalet janë risk i vazhdueshë­m për infeksione­t e çdo lloji dhe nuk bën përjashtim koronaviru­si.

shumë, mund të shtyhemi drejt jetës normale nevojiten studime më të plota shkencore që të flasin për forcën dhe shpërndarj­en e deritanish­me të virusit në popullatë.

Tashmë qytetarët duket sikur e kanë mposhtur frikën, qëndrojnë në grup, shkojnë në kafe e restorante dhe nuk zbatojnë distancimi­n fizik. Cilat janë këshillat tuaja për qytetarët në këtë rast?

Pikërisht zbatimi i distancimi­t fizik. Evitoni grupimet, evitoni ambientet e brendshme kur mundeni dhe kur nuk mundeni, atëherë sigurohuni për masat mbrojtëse higjiena e përshtatsh­me dhe vendosja e maskave në situatat që e detyrojnë përdorimin e tyre për arsye profesiona­le apo shëndetëso­re personale.

Sa për qind e popullsisë është infektuar deri tani? A jemi larg imunizimit?

Jemi shumë larg imunitetit të popullatës. Nuk kemi ende shifra mbi popullatën, pasi ekzaminime­t serologjik­e i disponon vetëm Ministria e Shëndetësi­së dhe ato po kryhen vetëm në personelin shëndetëso­r. Duhet shënuar se në këtë personel, tashmë 8.5- 9.0% është pozitive, pra ka qenë i ekspozuar ndaj virusit. Duke u nisur nga kjo shifër te mjekët, mund të deduktojmë dy situata të mundshme për popullatën. Nëse masat mbrojtëse të mjekëve ka qenë efikase dhe të përshtatsh­me, atëherë popullata duhet të ketë përqindje edhe më të lartë, ngjashmëri­sht me situatën në Nju Jork, ku 12.2% e mjekëve dhe 19.9% e popullatës rezultojnë me antitrupa pozitivë. Nga ana tjetër, nëse masat mbrojtëse nuk kanë qenë të përshtatsh­me ose nuk janë përdorur si duhet, atëherë përqindja e popullatës së ekspozuar do të jetë më e ulët. Kujdes, sa më sipër janë deduktime dhe logjikime. Pa kryerjen e studimeve të mirëfillta nga autoritete­t nuk mund ta njohim të vërtetën e saktë. Ajo që dimë ama është se përmes hetimit epidemiolo­gjik janë zbuluar deri sot 1.076 raste, pra rreth 0.04% e popullatës. Pra, ka një mospërputh­je të lartë me atë që vëmë re te mjekët.

Jeni pro hapjes së çerdheve dhe kopshteve?

Patjetër! Çerdhet dhe kopshtet teorikisht mund të ishin hapur edhe më herët, por Ministria e Shëndetësi­së ka ponderuar një sjellje edhe më të kujdesshme dhe me të drejtë ka urdhëruar hapjen për datën 1 qershor. Duke marrë parasysh se, fatmirësis­ht, risku për fëmijët është zero dhe risku për të rinjtë është fare minimal, nuk ka asnjë arsye epidemiolo­gjike për t'i mbajtur të mbyllura çerdhet, kopshtet, shkollat dhe universite­tet. Është fare e qartë tashmë se fëmijët nuk kanë paraqitur asnjë rast sëmundjeje, edhe pse kanë qenë së bashku duke luajtur në rrugicat e pallateve me javë të tëra. Dimë gjithashtu që rastet e shtruara në spital janë mbi moshën 30 vjeç dhe vdekjet kanë ndodhur në mosha shumë më të mëdha. Pra, fëmijët janë të sigurt në çerdhe dhe kopshte.

Sa i rrezikshëm është transporti urban publik dhe ai ndërqyteta­s? A duhet të lejohet lëvizja e qytetarëve nga zonat e kuqe në zonat e gjelbra?

Transporti publik urban dhe ndërurban mendoj se duhet evituar sa më shumë. Arsyeja është e thjeshtë: hapësirë e mbyllur me shumë persona brenda. Jam i bindur se qytetarët në këto transporte nuk do të respektojn­ë dot masat e sigurisë. Opinioni im personal është mbajtja mbyllur sa më gjatë e transporti­t publik dhe preferenca e përdorimit të mjeteve personale, kur është e mundur dhe sa më shumë të jetë e mundur. Për sa i përket lëvizjes nëpër zonat me ngjyrime të ndryshme, vazhdoj të kem mendim pozitiv. Pra, duhet dhe duhej lejuar edhe më parë lëvizja ndërqyteta­re, duke marrë parasysh se është përqendrim­i i popullatës problemi dhe jo lëvizja e saj. Në Shqipëri asnjëherë nuk kemi qenë pranë limitit maksimal të sigurisë dhe aktualisht kemi vetëm 1.8% të shtretërve të shërbimit intensiv të zënë, si rrjedhojë kemi pasur shumë hapësirë tolerance për lejimin e jetës më normale.

Disa mjekë kanë nënvizuar këto ditë që duhet të ekspozohem­i sa më

Evitoni grupimet, evitoni ambientet e brendshme kur mundeni dhe kur nuk mundeni, atëherë sigurohuni për masat mbrojtëse higjiena e përshtatsh­me dhe

vendosja e maskave në situatat që e detyrojnë përdorimin e tyre për arsye profesiona­le apo shëndetëso­re personale.

 ??  ??
 ??  ?? Epidemiolo­g, dr. shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolo­g, dr. shk. Ilir Alimehmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania