Gazeta Shqiptare

COVID- 19/ 26 raste të reja në Tiranë, asnjë rast në zonat e tjera

MSHMS: 220 pacientë aktivë, 24 të shtruar e 3 në terapi intensive

- Voltiza Duro

Numri i të prekurve nga koronaviru­si në Shqipëri ka pësuar sërish rritje për të tretën ditë radhazi. Brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 26 raste të reja pozitive me COVID- 19, të regjistrua­ra të gjitha në Tiranë. Sakaq, 20 të infektuar rezultojnë në Shërbimin e Mjekësisë Interne në QSUT, pas infektimit që kanë pësuar nga një infermiere. Të dhënat mbi situatën epidemiolo­gjike në vend janë bërë publike dje nga specialist­ja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja, në komunikimi­n e përditshëm për mediat e qytetarët. "Ju informojmë rreth situatës së COVID- 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID- 19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë. Nga hetimi i thelluar epidemiolo­gjik janë testuar 73 personel shëndetëso­r, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetëso­r dhe pacientë, kontakte të rastit të identifiku­ar tri ditë më parë", - tha Daja në fjalën e saj. Më tej kjo e fundit shtoi se Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuar­a pozitive me COVID- 19 e bëri me dije se vijon hetimi i thelluar epidemiolo­gjik edhe për disa raste të reja në kryeqytet. Ndërkohë, të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë radhazi pa raste të reja. Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID- 19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjik­e, ndërsa numri i rasteve të konfirmuar­a pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar.

 ??  ??
 ??  ?? Specialist­ja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja
Specialist­ja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania