Gazeta Shqiptare

Historitë më të veçanta të dashurisë, ja VIP- at që u njohën në rrjetet sociale

Nga këngëtarët te moderatorë­t, personazhe­t publike flasin për njohjet virale Getoari, Marinës: Pse s'më kthen përgjigje? Të ka ngelur hatri?

-

Marina dhe Getoari janë njohur në ' Instagram'. Ka qenë Geti ai që i ka shkruar i pari Marinës duke i kërkuar ta takonte. "Pse duhet të takohem me ty?", ia ka kthyer Marina "Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë? S'na lidh asgjë". "Ne të dy mund të bëjmë shumë gjëra bashkë", i është përgjigjur Geti, bën të ditur Xing. al. E ftuar në "Xing me Ermalin", moderatorj­a tregoi se pas këtij mesazhi nuk i shkroi më Getit, por ai kishte insistuar dhe një ditë tjetër i kishte shkruar sërish: "Pse s'më kthen përgjigje? Të ka ngelur hatri?" Marina i kishte kthyer përgjigje duke i thënë se ka qenë e zënë me punë dhe më pas biseda kishte vazhduar derisa çifti nisi një lidhje që u kurorëzua në martesë dy vite më parë.

Floriana Garo dhe avokati Enis Daci janë njohur në Linkedin. Ky aplikacion biznesi i ka bërë bashkë çiftin dhe mund të themi se historia e tyre e dashurisë është ndër më të rrallat pasi nuk kemi dëgjuar më parë për çifte që janë njohur në Linkedin. Ishte Enisi ai që i shkroi Florianës dhe moderatore­s i kishte bërë përshtypje mesazhi i tij. "Jam njohur virtualish­t online në një platformë që nuk përdoret shumë, Linkedin. Pashë që më kishte ardhur një mesazh, i cili ishte i shkruar dhe i artikuluar mirë. Më pëlqeu shqipja e tij. Folëm për shumë kohë bashkë dhe më pas vendosëm të takoheshim. U takuam në Itali", ka treguar Floriana.

Lorik Cana dhe Monika fillimisht e kanë parë njëritjetr­in në një restorant e më pas futbollist­i i kërkoi menaxheres që t'i jepte numrin e tij Monikës. Pas këtij momenti, çifti u njohën më mirë me njëri- tjetrin nëpërmjet mesazheve të shpeshta. Loriku ishte i bindur se Monika do e telefonont­e dhe ashtu ndodhi, bën të ditur Xing. al. Çifti sot janë të martuar dhe kanë krijuar familjen e tyre. Ata janë prindër të një djali dhe një vajze dhe duket se e shijojnë shumë jetën familjare.

Loredana dhe Mozzik janë njohur në ' Instagram' dhe shkak është bërë një follow. Mozzikut i ka pëlqyer shumë Loredana dhe vendosi t'i bëjë follow e t'i shkruajë. Reperi ka qenë me fat pasi Loredana i ktheu përgjigje dhe nisën bisedimet e gjata derisa çifti erdhi në fazën e lidhjes. Çifti sot janë të ndarë, por prindër të një vajze pas të cilës janë shumë të përkushtua­r.

Rudina Magjistari dhe ish- kampioni i kickboxit, Xhavit Bajrami janë njohur në ' Facebook'. Ata nuk njiheshin më parë, kur Xhaviti i shkroi Rudinës një mesazh përshëndet­ës. "Përshëndet­je nga Tokio", i kishte shkruar Xhaviti moderatore­s së cilës i kishte bërë përshtypje ky mesazh dhe nga kuriozitet­i e ftoi në emision. "Impakti i parë ishte sapo e pashë kur hyri në studio, pastaj u plotësua edhe nga detaje të tjera", është shprehur Rudina. Çifti sot janë të martuar

dhe prindër të një vajze.

Armando Sadiku dhe e fejuara e tij Elona janë njohur në ' Facebook'. Elona ishte fanse e Sadikut dhe i shkruante shpesh atij mesazhe derisa futbollist­i iu përgjigj. Më pas mes tyre filluan komunikime­t dhe mesazhet e shpeshta, bën të ditur Xing. al. Çifti u shfaqën për herë të parë së bashku në eventin ODA vitin e kaluar. Lidhja e tyre u zyrtarizua me një fejesë që u organizua privatisht.

Blendi Salaj dhe bashkëshor­tja e tij Anora janë njohur në ' Facebook' pasi kishin miq të përbashkët. Gjithçka filloi me një ' like' dhe më pas vazhdoi me biseda në privat për orë të tëra.

Moderatori ka treguar se në kohën kur u njoh me Anorën, ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prandaj komunikimi nëpërmjet Facebook- ut vazhdoi për 2- 3 muaj. Çifti sot janë të martuar, prindër të dy fëmijëve.

Fero dhe Arbenita janë njohur nëpërmjet ' Instagrami­t'. Arbenita ka qenë femra e parë të cilës Fero i ka shkruar dhe e ka bërë për vete.

Erik Lloshi është njohur me partneren e tij Rominën nga ' Instagrami'. Sot ata janë të martuar. Romina ka treguar se Eriku i ka dërguar ftesë dhe ajo ishte habitur. Eriku më pas i kishte shkruar Rominës dhe komunikuan.

Instagrami ka qenë rrjeti social që ka njohur edhe Skerdin me partneren e tij Vesën. Këtë detaj e ka treguar vetë këngëtari pak kohë më parë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania