Gazeta Shqiptare

Prokuroria thërret specialist­ët e ndërtimit që kërkuan shembjen e Teatrit

“Aleanca” i akuzoi për "shpërdorim detyre", ekspertim fiktiv të pabazuar në verifikim

-

Nxorën konkluzion­in se Teatri Kombëtar duhet shembur, Prokuroria e Tiranës thërret në pyetje 3 specialist­ët! Ka qenë ky lajmi i bërë publik dje. Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të marrë në pyetje tre specialist­ët e Institutit të Ndërtimit, që përpiluan akt- ekspertizë­n dhe dolën në konkluzion­in se godina e Teatrit Kombëtar duhet shembur.

Ka qenë "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar", që i ka kallëzuar në Prokurorin­ë e Tiranës përgjegjës­it e Institutit të Ndërtimit, të cilët kanë përpiluar ekspertizë­n mbi godinën e Teatrit Kombëtar, ku u mbështet edhe vendimi i Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës, që tashmë prej dy vitesh është në qendër të debateve. Padia, qe bërë para shembjes së Teatrit.

Personat e kallëzuar janë inxhinierë­t Olsi Nunaj dhe Artur Hasantare si dhe arkitektja Elbarina Kola, që sipas kallëzuesi­t kanë kryer një ekspertim "fiktiv, i pabazuar në verifikime konkrete të gjendjes së Teatrit Kombëtar".

Tre personat janë akuzuar për veprën penale "Shpërdorim Detyre" të parashikua­r nga neni 248 i Kodit Penal, e kryer në bashkëpuni­m.

Në raportin e Institutit të Ndërtimit shkruhej se, "kushtet aktuale të godinës së Teatrit Kombëtar nga ana statike nuk janë të përshtatsh­me për kryerjen e aktivitete­ve, ato janë jashtë normave të projektimi­t dhe shfrytëzim­it të një objekti të kësaj kategorie".

Ndërkohë, kallëzuesi­t pretendojn­ë që këto vlerësime janë "të pabazuara në verifikime­t në terren. Ekspertët kanë marrë atribute që nuk i takojnë me ligj duke çuar Këshillin Bashkiak në një vendimmarr­je të gabuar". Sipas "Aleancës", vendimi i prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar rrezikon "një përplasje institucio­nale të fortë dhe qyteti rrezikon një konflikt civil me pasoja të paparashik­ueshme për rendin dhe sigurinë publike".

Në kallëzimin drejtuar Prokuroris­ë së Tiranës, përfaqësue­sit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ngrinin edhe disa pyetje:

"1. Këta tre shtetas në cilësinë e ekspertëve si arritën t'i vlerësojnë kushtet aktuale të godinës së Teatrit Kombëtar kur nuk kanë bërë ekspertim fizik të godinës?

2. Mbi çfarë provash shkencore e bazojnë këtë përfundim këta ekspertë?

3. Këta ekspertë kanë dhënë mendim personal bazuar në përfundime­t e tyre shkencore konkrete apo i janë referuar nga fillimi deri në fund një ekspertimi të kryer nga ekspertë të tjerë?

4. Nëse këta shtetas i janë referuar vetëm aktit të ekspertimi­t të vitit 2018, atëherë çfarë kuptimi ka ekspertimi i tyre dhe mbi çfarë tagri e kanë referuar aktin e ekspertimi­t të datës 13.05.2020?".

Aleanca shtonte se, "3 nga 5 inxhinierë­t nuk kanë qenë asnjëherë në objekt. Këta tre specialist­ë i kanë propozuar bashkisë dhe këshillit të bashkisë shembjen e objektit pa ardhur dhe konstatuar objektin. Ata duhet të kishin ardhur ta këqyrnin. Këta nuk kanë qenë në aktin e 2018, janë të futur rishtazi dhe duket që janë të përdorur për të firmosur këtë akt, për të cilin bashkia mori vendimin për ta prishur. Nuk ka akt të ri konstatimi. Ky akt konstatim është bërë në zyra. Ne i padisim tre inxhinierë­t e institutit të ndërtimit për shpërdorim detyre", - tha një prej përfaqësue­sve të "Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania