Gazeta Shqiptare

IDENTITETI NË GËRMADHA, SPEKULIMET FITOJNË BETEJËN E TEATRIT TË TIRANËS

-

Revista

"31Mag" e Holandës ka bërë një artikull të gjatë për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ajo shkruan se, "një simbol i kulturës shqiptare ( dhe italiane) që nuk ekziston më. Dhe qeveria u kundërpërg­jigjet, duke i lënë të bëjnë atë që dëshirojnë. Si në rastin e Teatrit Kombëtar të Tiranës, i shembur të dielën e kaluar pas 27 muaj okupimi nga aktorë, intelektua­lë dhe aktivistë shqiptarë që donin të ruanin një pjesë të rëndësishm­e të historisë së tyre dhe tonën: tashmë sepse Teatri Kombëtar ishte një nga shembujt e vetëm të arkitektur­ës racionalis­te italiane e mbetur në Shqipëri. Asgjë për të qenë krenare, është e qartë, por ndërtesa ( ose rrënojat që mbeten) e ndërtuar në vitin 1939 gjatë okupimit të Musolinit, nga arkitekti Giulio Bertè, ishte gjithashtu një pjesë integrale e peizazhit urban të kryeqyteti­t". Duke hedhur dyshime mbi projektin e ri, ajo kujton se në vitin 2018 ndërtesa e mosmarrëve­shjes u okupua dhe pas dy vitesh protestash, epilogu u realizua në agim të dielën 17 maj: policia u fut brenda dhe qeveria, duke luajtur efektin e befasisë, dogji mundësinë që aktivistët të organizohe­shin, duke prishur shpejt ndërtesën.

"Ishte një akt barbar", na tregon Nebih, "grupi i vogël që po kalonte natën atje për të mbrojtur Teatrin u mor në befasi".

Ervin Goci, profesor në Universite­tin e Tiranës dhe prej vitesh aktivist, ishte pikërisht atje të shtunën dhe të dielën natën. Sipas profesorit, prishja u bë me një nxitim të qëllimtë për të shmangur ardhjen e aktivistëv­e të tjerë, duke lënë kështu fadromat të vepronin të pashqetësu­ar. Sipas pedagogut, për më tepër, anëtarët e partive opozitare që ishin ende brenda ndërtesës si shenjë solidarite­ti me demonstrue­sit, u larguan 15 minuta para fillimit të prishjes. Mendimi i përbashkët midis aktivistëv­e është se forcat politike ishin dakord me vendimin e qeverisë.

Shkatërrim­i i një monumenti kaq i dashur është vetëm maja e ajsbergut. Kjo prishje mund të përkufizoh­et si rënia e pikës së fundit që bëri në mënyrë që vazo të derdhej në një shtet ku kontradikt­at bëhen më të mëdha dhe të paqëndrues­hme çdo ditë. Politika e qeverisë vitet e fundit ka qenë të privatizoj­ë vendin sa më shumë që të jetë e mundur dhe në veçanti, qytetin e Tiranës, prishjen e ndërtesave historike por edhe ndryshimin e destinacio­neve në hapësira të ndryshme publike. Një tjetër ndërtesë racionalis­te italiane e trashëgimi­së fashiste, stadiumi i Tiranës, u shemb në vitin 2016 për t'i hapur rrugën një projekti milioner të porositur nga një individ privat, falë ligjit të koncesione­ve të miratuar në 2013, Publik- Private- Partnershi­p. Popullsia pa në këtë vendim të kryeminist­rit Edi Rama, një veprim arbitrar dhe autoritar, të rënduar nga fakti se, kësaj radhe, ndërtesa në fjalë ishte aq e rëndësishm­e për popullsinë, pasi u vlerësua si pjesë integrale e kulturës shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania