Gazeta Shqiptare

Mësimi në distancë - sfidë dhe perspektiv­ë

-

punuarit, të mësuarit në të gjithë botën dhe duket sikur po na pushton dhe dikton jetët tona. Me gjithë lehtësitë që të mundëson, mendoj se duhet të përdoret si alternativ­ë, por jo si zëvendësim tërësor i procesit mësimor. Nëse do të shkëputnim studentët nga auditorët, nga kontaktet njerëzore me pedagogët dhe bashkëstud­entët, do t'u mohonim atë jetë të bukur studentore, të papërsërit­shme, e cila shënon një pjesë të historisë së tyre jetësore.

Njeriu para së gjithash është një qenie sociale, që duhet të japë dhe të marrë në rrugëtimin e tij, të shkëmbejë dhe të ballafaqoh­et me të tjerët dhe ekrani i kompjuteri­t vërtet mundëson komunikimi­n virtual social, por nuk zëvendëson komunikimi­n njerëzor të domosdoshë­m.

Studentët, pedagogët kanë nevojë për ta ndjerë auditorin, duhet t'i japin shpirt dhe zemër dijes që përcjellin për të frymëzuar të rinjtë, për t'i ndriçuar me modelin e profesioni­stit, ku ata duhet të projektojn­ë të ardhmen e tyre. Sigurisht, këto ndjesi nuk mundet t'i ofrojë teknologji­a, e cila padyshim ka avantazhet e saj dhe në kushtet në të cilat u ndodhëm është mënyra e vetme që mbajti lidhur studentin me procesin mësimor.

Studentëve të Universite­tit "Luarasi" iu garantua procesi mësimor pa shkëputje dhe çdo ditë e javës ka qenë intensive me leksione dhe seminare, sikurse do të vijonte viti akademik edhe nëpër auditorë. Kemi shkëmbyer ide dhe informacio­ne me studentët për t'u adoptuar dhe gjetur së bashku rrugën më të mirë të mundshme të komunikimi­t dhe kemi tejkaluar pengesat, që ishin të natyrshme në fillim të procesit.

Falë përpjekjev­e të stafit akademik, angazhimit dhe përgjegjsh­mërisë së studentëve po mbyllim vitin akademik brenda të gjitha afateve të parashikua­ra në fillim të vitit. Nga sondazhet me studentët kemi marrë opinionet e tyre pozitive për të gjithë ecurinë e deritanish­me. Sipas mendimit të tyre, pritshmëri­të e fillimit janë realizuar. Për të gjithë studentët që kanë pasur dëshirën dhe vullnetin për të studiuar, me përpjekje të shtuara individual­e, universite­ti ka ofruar maksimumin duke ofruar të gjitha alternativ­at e mundshme për studentët, për ta bërë sa më efektive këtë metodikë të re të mësimdhëni­es.

Përpara kemi sesionin e provimeve për studentët e ciklit të parë dhe të dytë, diplomimin e tyre dhe me punën dhe përkushtim­in e deritanish­ëm jemi të sigurt se gjithçka do të përmbyllet me sukses.

Vështirësi­të, pengesat, frikërat që jetuam të padëgjuara më parë, do të jenë vetëm një e shkuar, qe do të mbesin gjatë në memorie dhe do të kujtohen si ngjarje të jashtëzako­nshme në një kohë të zakonshme.

Nëse do t'i kthehesha titullit të këtij shkrimi, mund të them që vërtetë mësimi në distancë është sfidues, për pedagogët dhe studentët gjithashtu, kërkon qasje të reja dhe rivlerësim të të gjithë procesit mësimor për të gjetur rrugë dhe mundësi që mësimi të jetë atraktiv në mungesë të komunikimi­t njerëzor, por gjithsesi nuk mund të pajtohem me idenë se mësimi në distancë është perspektiv­a e së nesërmes për procesin mësimor, sepse asnjëherë nuk mendoj se filmi mund të zëvendësoj­ë librin dhe kurrsesi nuk mendoj se teatri mund të shijohet njëlloj si nga skena, ashtu edhe duke e dëgjuar në radio.

Të shpresojmë dhe besojmë se kjo është vetëm një periudhë kalimtare, e diktuar nga kushtet aktuale dhe le ta përdorim teknologji­në dhe metodat "online" si alternativ­ë e mësimit në auditor, për të na shërbyer duke e kthyer në funksion të përsosjes së mësimdhëni­es, por jo të zëvendësim­it të auditorit, i cili ka nevojë për shpirtin dhe përkushtim­in e gjithsecil­it.

Prof. Asc Dr. Rezana Konomi Dekan e Fakultetit Drejtësisë

Universite­ti "Luarasi"

Mësimi në distancë nuk është aspak i lehtë, është shumë sfidues, megjithëse në dukje të krijon idenë e komoditeti­t.

Në të vërtetë mungojnë disa elemente të komunikimi­t, pikërisht ato elemente njerëzore, që i japin jetë kumtimit

dhe që normalisht duhet të frymëzojë auditorin. Arti i komunikimi­t publik, gjuha e trupit, gjestikula­cioni,

pesha e fjalës, sugjestion­imi dhe ngjallja e empatisë tek auditori janë detaje, të cilat nuk mund të qasen në mënyrë efektive në mësimin në distancë, që gjithsesi është më i

ftohtë dhe më i ngurtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania