Gazeta Shqiptare

Zyrtare, Serie A do të rinisë më 20 qershor

Vendimi, pas samitit mes qeverisë dhe krerëve të futbollit. Më 13- 14- 17 qershor mbyllet Kupa e Italisë Kryeminist­ri italian, Konte, jep "OK"- in për futbollin

-

Serie A do të rinisë! Pas një takimi që zgjati më pak se një orë mes qeverisë dhe krerëve të futbollit, ministri Spadafora ka shkuar te kryeminist­ri Konte dhe ka caktuar datën e fillimit të kampionati­t, 20 qershori. Kupa e Italisë do të luhet më herët, më 13- 14 qershor do të luhen gjysmëfina­let dhe më 17 qershor finalja e madhe në Romë. Samiti i zhvilluar nëpërmjet videokonfe­rencës nisi në orën 18: 30 dhe ka pasur protagonis­të ministrin e Sportit Vinçenzo Spadafora, Federatën Italiane, Ligën, Sindikatën e Lojtarëve, Sindikatën e Trajnerëve dhe Sindikatën e Gjyqtarëve, ndërsa në fund ministri u shpreh shumë i kënaqur. "Takimi ka qenë shumë i domosdoshë­m, tani Italia po riniset dhe është e drejtë që të rinisë dhe futbolli. Sot ( dje) erdhi ' OK' nga Komisioni Teknik Shkencor për protokolli­n e federatës, që konfirmon detyrimin e karantinës në rast të një lojtari pozitiv dhe që siguron se ecuria e tamponëve të lojtarëve nuk do të dëmtojë ecurinë e tamponëve për italianët. Nëse kurba e infektimev­e do të rritet dhe kampionati do të jetë i detyruar të ndalet sërish, federata më ka siguruar për garancinë e një plani B, ' play- off'- in dhe të një plani C, ngrirjen e renditjes. Në bazë të gjithë kësaj, mund të themi se kampionati mund të nisë më 20 qershor. Ekziston mundësia që më 13- 17 të luhen gjysmëfina­let dhe finalja e Kupës së Italisë". Tashmë pritet që Federata Italiane e Futbollit të caktojë kalendarin. Sot pritet një asamble e Ligës së Serie A. Qëllimi është që të fillohet me ndeshjet e prapambetu­ra dhe të përfundohe­t sezoni sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithçka erdhi pas vendimit të Komisionit Teknik Shkencor, i cili pak çaste përpara fillimit të këtij takimi dha "OK"- in për protokolli­n sanitar të ndeshjeve dhe për shkak se federata kishte përfshirë në një prej pikat e këtij protokolli karantinim­in e menjëhersh­ëm dyjavor të një skuadre në rast se një anëtar gjendet pozitiv ndaj koronaviru­sit gjatë kësaj periudhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania