Gazeta Shqiptare

Spanja dhe Anglia dominojnë futbollin, Italia jashtë top- 10

Reali Madrid, klubi më i çmuar në botë

-

Cilat

janë skuadrat e futbollin më të çmuara në botë? Ky është fokusi i edicionit të pestë të raportit "Football clubs' Valutation: The European Elite 2020", i kryer nga KPMG. Përpara se të të futemi në raport, është e rëndësishm­e të theksojmë - sikundër nënvizon vetë shoqëria e këshillimi­t - që kjo renditje nuk merr për bazë krizën e shkaktuar nga koronaviru­si dhe efektet e saj në çdo klub. Pandemia, përveçse ka rrëzuar në pikiatë çmimet e kartonëve të lojtarëve dhe të ardhurat kryesore të ligave të futbollit, ka "vrarë" dhe vlerat e sektorit mediatik të futbollit me 20- 25%. Tani kemi një edicion të ri, të reja të ndryshme dhe një garanci absolute: edhe për këtë vit Real Madridi është skuadra e futbollit europi

TOP 10

Real Madrid: 3,47 miliardë euro Mançester Junajtid: 3,34 miliardë euro Barcelona: 3,19 miliardë euro

Bajern Mynih: 2,87 miliardë euro Liverpul: 2,65 miliardë euro

Mançester Siti: 2,60 miliardë euro Çelsi: 2,21 miliardë euro

Totenhem: 2,06 miliardë euro

Paris Sën Zhërmen: 1,91 miliardë euro Arsenal: 1,85 miliardë euro an më i vlerësuar në botë. Klubi i futbollit të Florentino Perezit, sipas asaj çka qartësuar raporti i KMPG, ka regjistrua­r një vlerë sipërmarrj­eje prej gati 3.5 miliardë eurosh, më saktësisht 2.47 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 20% në krahasim me edicionin e shkuar. Edhe në vendin e dytë nuk ka befasi krahasuar me një vit më parë, vend që mbahet nga Mançester Junajtidi me një vlerë sipërmarrj­eje prej 3.34 miliardë eurosh me një rritje prej 15%. Lajmi vjen në vendin e tretë, ku Barcelona ka parakaluar Bajernin e Mynihut, duke regjistrua­r një vlerë sipërmarrj­eje prej 3.19 milionë eurosh dhe i lejon Spanjës të ketë dy vende në podiumin e kësaj renditjeje të klubeve më të çmuara në botë. Spanja dhe Anglia mund të gëzohen parë faktin që iberikët kanë dy skuadra në tri vendet e para, ndërsa të dytët kanë plot 6 skuadra në top- 10 më të çmuarat. Italia, nga ana tjetër e sheh veten jashtë dhjetë vendeve të para. Juventusi ka zbritur në vendin e 11- të, ndonëse ka regjistrua­r një rritje prej 12% duke prekur 1.6 miliardë eurot. Kjo sepse PSG ka bërë një rritje të madhe duke kaluar dy vende. Francezët janë të nëntët tashmë me 1.91 milionë euro, duke zbritur në vendin 10- të Arsenalin dhe spostuar Juven në të 11- tin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania