Gazeta Shqiptare

Goditet grupi i trafikantë­ve në Lezhë, përfundojn­ë në pranga 4 persona

Policia: Ja si u zbulua transporti i drogës nga Vlora në Shkodër Operacioni i koduar "Gjadëri", sekuestroh­en 95 kg kanabis, 11 mijë euro dhe 3 makina

-

Policia e Shtetit ka fi nalizuar operacioni­n e koduar "Gjadëri", gjatë të cilit u sekuestrua­n 95 kg kanabis, 3 automjete, 8 aparate celularë dhe 11000 euro. Në pranga përfunduar katër persona, një prej tyre edhe drejtuesi i makinës ku edhe u gjet lënda narkotike. Në njoftimin zyrtar, policia nuk i ka publikuar emrat e tyre por vetëm inicialet duke bërë me dije se janë prangosur: K. D., 23 vjeç, banues në Shkodër, K. L., 28 vjeç, A. T., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe K. T., 50 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në dy mjetet që po kontrollon­in rrugën. Efektivët e Policisë ishin sinjalizua­r për një kalim të dyshimte dhe ka bllokuar mjetin tip "BMW", me drejtues 23- vjeçarin. Gjatë kontrollit u gjetën të gjitha ' asetet' e sekuestrua­ra, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbuluar se ku ishte pikënisja dhe destinacio­ni i lëndës narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË

Goditet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Finalizohe­t operacioni policor i koduar "Gjadëri". Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëv­e, në bashkëpuni­m me shërbimet e Komisariat­it të Poli

DOKUMENTIM­I

Policia, nën drejtim e prokuroris­ë dhe në bashkëpuni­m me DVP Vlorë dhe DVP Shkodër, po punon për dokumentim­in e plotë të kësaj ngjarjeje, identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet iu referuan prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e, kryer në bashkëpuni­m”.

cisë Lezhë.

Sekuestroh­en 95 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 3 automjete, 8 aparate celularë dhe 11.000 euro. Vihen në pranga 4 shtetas. Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrollev­e në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e paligjshmë­risë, si dhe mbi bazën e informacio­neve të siguruara në rrugë operative se në një automjet po transporto­hej lëndë narkotike nga Vlora në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin, Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në DVP Lezhë, në bash

HETIMI

“Nga veprimet e shpejta profesiona­le dhe hetimore rezultoi se mjeti tip “BMW” që transporto­nte lëndën narkotike paraprihej nga 2 mjete të tjera, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të pikave të kontrollit nga ana e Policisë. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në të tre mjetet u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 11.000 euro”,- njoftoi policia.

këpunim me shërbimet e Komisariat­it të Policisë Lezhë, organizoi dhe finalizoi me sukses operacioni­n policor të koduar "Gjadëri". Gjatë operacioni u bë i mundur identifiki­mi dhe lokalizimi i automjetit që dyshohej se mund të transporto­nte lëndën narkotike dhe në fshatin Gjadër, Lezhë, shërbimet e Policisë ndërhynë duke bllokuar mjetin tip "BMW", me drejtues shtetasin K. D. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale, në sediljen e pasme dhe në bagazh, 95 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa. Nga vep

rimet e shpejta profesiona­le dhe hetimore rezultoi se mjeti tip "BMW" që transporto­nte lëndën narkotike paraprihej nga 2 mjete të tjera, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të pikave të kontrollit nga ana e policisë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në të tre mjetet u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 11.000 euro. Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit në të cilin u gjet lënda narkotike, shtetasin K. D., 23 vjeç, banues në Shkodër dhe ka bërë ndalimin e shtetasve K. L., 28

vjeç, A. T., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe K. T., 50 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në dy mjetet që po kontrollon­in rrugën. Policia, nën drejtim e Prokuroris­ë dhe në bashkëpuni­m me DVP Vlorë dhe DVP Shkodër, po punon për dokumentim­in e plotë të kësaj ngjarjeje, identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të te Materialet iu referuan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e, kryer në bashkëpuni­m" në tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania