Gazeta Shqiptare

Mazhoranca tërhiqet nga shkarkimi i presidenti­t: S’gjetëm shkelje të mjaftueshm­e

Debate në komisionin hetimor për raportin, Fino: Nuk më pëlqen të përdorem Raporti i PS: Duhen ndryshime ligjore, Metës i rishikohen kompetenca­t

- Valentina Madani

Mazhoranca socialiste u tërhoq dje nga sh karkimi i Presidenti­t të Republikës Ilir Meta. Pas një hetimi që zgjati një vit, socialistë­t arritën në konkluzion­in se kryetari i shtetit e ka shkelur kushtetutë­n, por nuk janë kushtet për shkarkimin e tij. Pas raporteve të Komisionit të Venecias mbi anulimin e datës së zgjedhjeve, por edhe të emërimeve në Gjykatën Kushtetues­e, relatorja Klotilda Bushka deklaroi dje në mbledhjen e komisionit kuvendor se nuk ka shkaqe të forta për rrëzimin e Kreut të Shtetit. Por, është opozita parlamenta­re që mbajti debatin e hapur, ndërsa kreu i komisionit, Ulsi Manja njoftoi se në datën 20 korrik do të merret dhe vendimi përfundimt­ar. Shumica dhe opozita parlamenta­re paraqitën dje dy raporte të ndryshme për dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit të kaluar nga kreu i shtetit dhe për emërimet në Gjykatën Kushtetues­e. Sipas raportit të Partisë Socialiste të prezantuar dje nga relatorja Klotilda Bushka thuhet se shkeljet nuk janë të mjaftueshm­e për të shkarkuar Presidenti­n Meta. Beteja e mazhorancë­s kundër Presidenti­t Ilir Meta nisi një vit më parë, kur kreu i shtetit anuloi datën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Parlamenti u mblodh në 13 qershor dhe 103 deputetë votuan pro rezolutës, që e cilësonte të pavlefshëm këtë dekret. Në 17 qershor, 55 deputetë firmosën kërkesën për shkarkimin e Ilir Metës dhe në 11 korrik u ngrit komisioni hetimor kundër kreut të shtetit. Dy herë ky komision iu drejtua “Venecias” për t’i kërkuar opinion në lidhje me shkeljet e pretenduar­a të presidenti­t, herën e parë për anulimin e datës së zgjedhjeve dhe herën e dytë për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e. Ekspertët e “Venecias” i dhanë të drejtë parlamenti­t në rastin e zgjedhjeve lokale, megjithatë sugjeruan që presidenti të mos shkarkohej. Kështu, pas një beteje njëvjeçare, parlamenti do të mblidhet vetëm për të dëgjuar shkeljet e kryera nga Presidenti Meta, pa ndërmarrë asnjë veprim konkret kundër tij.

MBLEDHJA

Relatorja e çështjes, Klotilda Bushka, bëri dje një pasqyrë të raporteve të Komisionit të Venecias, ku në lidhje me anulimin e datës së zgjedhjeve thuhet se kreu i shtetit nuk ka bërë shkelje që të sjellin shkarkimin e tij. Po ashtu, edhe sa u përket

KONKLUZION­ET

Lidhur me 30 qershorin, kompetenca­t e presidenti­t për caktimin e datës së zgjedhjeve nuk e parashikoj­në të drejtën e tij për ta anuluar atë. Kjo është konsiderua­r shkelje. Duhen propozime për të përmirësua­r legjislaci­onin në mënyrë që të evitohet në të ardhmen abuzimi me detyrën apo mosrespekt­imi i ligjit nga institucio­net e larta shtetërore, por që në gjykimin tonë edhe gjetjet e kryera nuk janë të tilla që të justifikoj­në shkarkimin.

EMËRIMET

Sa u takon emërimeve të gjyqtarëve të Gjykatës

Kushtetues­e, konsistohe­t dhe arrihet në konkluzion­in që nuk janë respektuar mekanizmat zhbllokues të parashikua­ra nga ligji dhe pezullimi i afateve të këtyre mekanizmav­e është në kundërshti­m me ligjin. Askush me dëshirë dhe vullnet nuk mund t’i pezullojë ato, por situata të caktuara mund të justifikoj­në palët të gjejnë një gjuhë për të zbatuar ndryshe ligjin për të arritur në një konkluzion që çon ne zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, por kjo nënkupton një bashkëpuni­m të tillë që nuk del tej kornizave ligjore.

emërimeve në Kushtetues­e nënvizohet se duhet gjetur mekanizëm zhbllokues, duke ruajtur rendin e zgjedhjes mes presidenti­t dhe parlamenti­t. Ndaj, Bushka deklaroi se nuk ka argument për shkarkimin. “Në bazë të analizave dhe fakteve, rrethanave, konkrete duke marrë në konsiderat­ë rekomandim­et e Komisionit të Venecias si dhe duke synuar nxitjen e bashkëpuni­mit institucio­nal dhe zhbllokimi­n e ngërçeve artificial­e, që dëmtojnë demokracin­ë çmohet se shkeljet e kryera nga presidenti në tërësinë e tyre nuk janë të mjaftueshm­e për të justifikua­r propozimin për shkarkimin e presidenti­t”, - deklaroi zj. Bushka. Gjithashtu i rekomandon Kuvendit rishikimin e kompetenca­ve të presidenti­t. “Sa i takon propozimit të mësipërm, komisioni hetimor çmon se nga krijimi i situatave të caktuara, bllokimi i zgjedhjeve të qershorit 2019, ashtu edhe emërimet në

Gjykatën Kushtetues­e me qëllim për të evituar në të ardhmen ngërçe institucio­nale apo abuzime me zbatimin e ligjit nga institucio­ne shtetërore, bazuar në opinionin e Komisionit të Venecias i rekomandon Kuvendit rishikimin e dispozitav­e kushtetues­e për të. Të qartësohen kompetenca­t formale dhe thelbësore të presidenti­t dhe parashikim­i i tyre shprehimis­ht në ligjin organik për institucio­nin e presidenti­t, ku të përfshihet edhe përcaktimi i mekanizmav­e zhbllokues, në rast mosveprimi në ushtrimin e kompetenca­ve. Të thjeshtëzo­hen dispozitat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e dhe për të garantuar mandatin 9- vjeçar për secili prej tyre dhe mekanizmat zhbllokues për emërimet në Gjykatën Kushtetues­e e në emërimet e tjera në sistemin e drejtësisë. Për të plotësuar me mekanizma zhbllokues mosushtrim­in e kompetenca­ve formale të organizimi­t të betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e apo të zyrtarëve të tjerë nga ana e presidenti­t”, - theksoi deputetja e PS- së.

DEBATI

Një vit pas krijimit, komisioni hetimor ndaj Presidenti­t Ilir Meta zhvilloi dje mbledhjen për shqyrtimin e raportit mbi vendimin përfundimt­ar. Publikimi i rezultatit në media shkaktoi dhe përplasje mes deputetëve të mazhorancë­s që në nisje të tij. Deputeti Bashkim Fino deklaroi se nëse raporti i publikuar është i vërtetë nuk ka qejf të jetë anëtar i këtij komisioni dhe se nuk i pëlqen të përdoret. “Në politikë nuk duhet të përdoremi dhe nuk kam qejf të jem anëtar i këtij komisioni se nuk më pëlqen të përdorem. Nuk më vjen mirë nëse raporti paraprakis­ht nuk ka kaluar nga anëtarët e komisionit hetimor, por ka kaluar nëpërmjet medias”, - deklaroi deputeti i PS- së, Bashkim Fino. Por, kreu i komisionit, Ulsi Manja, reagoi duke thënë se: “Është e pamundur që raporti i publikuar ( të enjten) në media të jetë i vërtetë, sepse raporti do prezantohe­t sot nga deputetja Klotilda Bushka. Nëse të hënën kemi një raport të dakordësua­r do të miratojnë një raport përfundimt­ar. Nëse nuk biem dakord për një të vetëm, do të kemi dy raporte, të cilat do të diskutohen”.

OPOZITA

Opozita parlamenta­re nuk ka ndryshuar qëndrim. Pas një viti, ajo sërish kërkon shkarkimin e Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta. Ajo ka hartuar një raport të ndryshëm nga mazhoranca dhe ironizoi tërheqjen e socialistë­ve. Ndaj, opozita parlamenta­re kërkoi gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit që mazhoranca të vazhdojë me kërkesën fillestare. “Ndoshta flirtet e muajve të fundit me Ilir Metën janë në këtë funksion për ta amnistuar atë nga shkeljet. Opozita parlamenta­re kërkon shkarkimin e presidenti­t për shkelje të Kushtetutë­s”, - deklaroi deputeti i opozitës së re, Halit Valteri. Përplasja me kryetarin e komisionit shkaktoi dhe bojkotin e radhës. “Meqë Tikun e keni pro presidenti­t, opozitën e keni aty, vazhdoni dhe jepini drejtim. Punë të mbarë!”, - tha z. Valteri. Dhe opozita është shfaqur e përçarë, ku Adriatik Alimadhi theksoi se nuk ka argument për shkarkimin e presidenti­t. “Më duhet t’i bëj të ditur zotit Valteri që kur kam marrë mandatin nuk kam menduar ndonjëherë që do të jetë opozita Valteri apo grupi i tyre”, - u shpreh deputeti tjetër i opozitës, Adriatik Alimadhi. Tashmë, në datën 20 korrik, komisioni do të rimblidhet për të diskutuar raportet, por Manja nuk përjashtoi as ndryshimin e votave.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania