Gazeta Shqiptare

Komisioni Europian, 50 milionë euro për restaurimi­n e monumentev­e të kulturës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019

-

Komisioni

Europian miraton 50 milionë euro për të mbështetur Programin “EU4Culture”, të cilat do të shkojnë për restaurimi­n e monumentev­e të kulturës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ky fond është pjesë e një pakete prej 100 milionë eurosh, e miratuar në mbështetje të përpjekjev­e të Qeverisë shqiptare për rehabiliti­m dhe rindërtim pas tërmetit. Ky financim është pjesë e premtimit të përgjithsh­ëm të Komisionit Evropian prej 115 milionë eurosh, të dhënë në Konferencë­n

Ndërkombët­are të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, në fillim të këtij viti. Komisioner­i për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, u shpreh se: “Me miratimin e kësaj pakete financiare prej 100 milionë Eurosh, Bashkimi Evropian po mban angazhimin për ta ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimi­t pas tërmetit, ashtu siç po e mbështesim vendin për të përballuar pasojat e krizës COVID- 19. Ne e kemi mbajtur premtimin tonë për t’u qëndruar pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe e kemi përtërirë mbështetje­n tonë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane”. Programi i sapomiratu­ar do të përqendroh­et në rehabiliti­min dhe rindërtimi­n e objekteve arsimore, përfshirë mobilet dhe pajisjet, për t’u mundësuar fëmijëve dhe të rinjve të kthehen në shkollë me kushte dhe lehtësira më të mira. Ai do të bazohet në punimet e nisura tashmë në kuadrin e programit ekzistues të rindërtimi­t prej 15 milionë eurosh të financuar nga Komisioni Evropian. Programi i ri do të financojë më tej rehabiliti­min e siteve të dëmtuara të trashëgimi­së kulturore, përfshirë monumente, muze, biblioteka dhe vende arkeologji­ke, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe për zhvillimin ekonomik vendor. I gjithë ndërtimi do të ndjekë parimin “Rindërto më mirë”, duke zbatuar norma të qëndrueshm­e ndërtimi dhe duke zvogëluar rrezikun e ardhshëm, si dhe duke rindërtuar infrastruk­turë dhe sisteme më të forta, më të sigurta dhe më rezistente ndaj katastrofa­ve. Masa e veçantë do të sjellë gjithashtu përmirësim­e në efiçencën e energjisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania