Gazeta Shqiptare

Basha takon të gjithë liderët në Prishtinë: Serbia duhet ta njohë Kosovën e pavarur

“Dialogu, rruga për të ecur përpara” Kreu i PD takon krerët e shtetit: Shqetësim mungesa e një muzeu për të përkujtuar gjenocidin”

- Nga VALENTINA MADANI

Lideri

i PDSH- së, Lulzim Basha, ndodhet në Kosovë në një vizitë zyrtare me ftesë të kryeminist­rit Avdullah Hoti. Basha nuk e fshehu dot faktin se Kosovën e konsideron si shtëpinë e tij të dytë. ...

Lideri i PDSH- së, Lul zim Basha, ndodhet në Kosovë në një vizitë zyrtare me ftesë të kryeminist­rit Avdullah Hoti. Basha nuk e fshehu dot faktin se Kosovën e konsideron si shtëpinë e tij të dytë. Madje Kryetari i opozitës, gjatë vizitës së tij në Kosovë ku takoi krerët e shtetit, është parë të zbatojë protokolle­t e sigurisë anti- Covid, duke përdorur maskën gjatë pritjeve zyrtare. Ajo që ra në sy ishte simbolika e maskës që kreu i PD ka zgjedhur, ku bie në sy logoja e dy flamujve të Shqipërisë dhe Kosovës. Lulzim Basha vlerësoi, paketën e masave që ka marrë qeveria kosovare si në aspektin shëndetëso­r dhe atë ekonomik, ku shtoi se mënyra e zbatimit të saj do të jetë shembull edhe për Shqipërinë. “Jam i inkurajuar nga paketa e masave që keni njoftuar qoftë nga aspekti shëndetëso­r edhe në aspektin social dhe ekonomik. Mënyra si do të zbatohet kjo paketë përbën një shembull për qeverinë në Shqipëri, edhe për ne edhe pse jemi në opozitë”, - theksoi z. Basha. Kreu i PDsë tregoi mbështetje­n e plotë të PD- së për procesin e dialogut me Serbinë. Ai ripërsërit­i se kur të bëhet kryeminist­ër, vendimi i parë që do të bëjë është heqja e taksës në Rrugën e Kombit. “Një ndër vendimet e para të mia si kryeminist­ër i zgjedhur në zgjedhjet e ardhshme do të jetë heqja e taksës dhe traut në rrugën e Kombit, një vendim i padrejtë që ndikon në ekonominë e Shqipërisë dhe Kosovës”, - u shpreh z. Basha. Edhe Avdullah Hoti falënderoi kryetarin Basha për mbështetje­n dhe rolin e tij për Kosovën. Sa i përket dialogut me Serbinë, Hoti përsëriti se çdo zgjidhje duhet të jetë derivat i njohjes së dy vendeve. Ai deklaroi se shumë shpejt do të vendoset një koordinato­r për dialogun që do të përfaqësoj­ë vendin në samitin e Parisit të enjten.

MBËSHTETJA

Premtimin që ia bëri kryeminist­rit Hoti në Tiranë, Lulzim Basha e përmendi edhe në Prishtinë, në vizitën e tij zyrtare si kryetar i Partisë Demokratik­e. “Një ndër vendimet e para të mia si kryeminist­ër i dalë nga zgjedhjet e ardhshme do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit. Ky ka qenë një vendim i padrejtë që rëndon ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë si dhe pamundëson eksportin dhe importin e mallrave”, - deklaroi kreu i PDSH- së. Bashës iu desh të saktësojë në konferencë­n për shtyp me kryeminist­rin Hoti, se vizita e tij nuk ka lidhje me çështjen e nxehtë që po përjeton Kosova, atë të ngritjes së akuzave të pakonfirmu­ara të Prokuroris­ë Speciale ndaj presidenti­t Thaçi. “Vizita ime është paksa e vonuar. Natyrisht ndodh në një moment zhvillimes­h në Kosovë, ku përfshihen zhvillimet që ju përmendni, por jam këtu pas një ftese të kryeminist­rit Hoti pas vizitës së tij në Tiranë, dhe një ftese të përsëritur po kështu të autoritete­ve të tjera të Kosovës, duke përfshirë këtu Presidenti­n Hashim Thaçit, Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe krerët e partive politike në Kosovë”, - deklaroi Lulzim Basha. Në takim u bisedua për dialogun dhe për situatën e COVID, ku Basha e mbajti edhe gjatë konferencë­s një maskë që kishte zgjedhur për rastin, me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës. “Patëm një takim shumë të shtrenjtë dhe ndamë me të shqetësime­t tona edhe për menaxhimin të situatës me COVID, edhe për çështjet e rimëkëmbje­s ekonomike – dy prioritete­t tona kryesore si qeveri. Biseduam edhe për proceset e rëndësisë nacionale, siç është procesi i dialogut dhe proceset e tjera, të cilët po kalojmë si klasë politike në Kosovë dhe ndamë ato shqetësime për këto procese”, deklaroi Kryeminist­ri Hoti. Për dialogun, Basha tha në Prishtinë se përfundimi i tyre i vetëm është njohja reciproke. “Për bisedimet me Serbinë, ju shpreh mbështetje­n e plotë timen, PD- së dhe opozitës së bashkuar në këtë përqasje parimore që ka dhe mund të ketë vetëm një përfundim njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë”, - nënvizoi Lulzim Basha. Kjo temë dominoi edhe takimin me presidenti­n Thaçi, me të cilin Basha preku edhe çështjen e akuzave, duke shprehur mbështetje­n për kreun e shtetit. “Kam theksuar bindjen se bashkërend­imi i ngushtë midis SHBA dhe BE ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e çdo inciative për stabilizim për të gjithë vendet e rajonit, në veçanti sa i përket dialogut. Shpreha mbështetje­n totale timen dhe të PD e opozitës së bashkuar, në veçanti për ata që kanë sakrifikua­r për lirinë e Kosovës dhe që u duhet të sakrifikoj­në në plan personal për të siguruar vazhdimësi­në frytet e pavarësisë dhe të lirisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në veçanti për presidenti­n Thaçi dhe të gjithë bashkëpunë­torët e tij”- u shpreh kreu i PDSH- së.

DIALOGU

Në Kosovë, lideri demokrat Lulzim Basha u takua edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendos­je Albin Kurti dhe kryeparlam­entaren Vjollca Osmani. Në fjalën e mbajtur në një konferencë të përbashkët, Basha tha për mediat se mbështetja totale ndaj institucio­neve të Kosovës është parimi kryesor i Partisë Demokratik­e. Ai po ashtu theksoi se dialogu është rruga për të ecur para. “Në mbështetje të agjendës së gjithë forcave politike të Kosovës për dialogun dhe ju rishpreh atë që thashë dhe në takimet e tjera, se për mua dhe PD, opozitën e bashkuar, mbështetja totale ndaj institucio­neve dhe partive të Kosovës është orientimi dhe parimi kryesor. Dialogu ka qenë dhe duhet të jetë rruga për të ecur përpara, por objektivi është njohja. Në këtë kontekst zhvillimet e këtyre 10 viteve, ajo që është më e rëndësishm­ja siç jemi bashkë në gëzime dhe në sfida. Është e qartë si drita e diellit se ndihma më e madhe nga Shqipëria si në pavarësi dhe projekte infrastruk­turore, edhe në sfidat e tanishme roli i Shqipërisë duhet të jetë më patjetër mbështetje totale për Kosovën, qytetarët dhe institucio­net duke respektuar sovranitet­in, integritet­it territoria­l si vlera dhe investime të përbashkët­a dhe si një investim esencial i SHBA dhe BE, jo vetëm për zgjidhjen e krizës së Kosovës, por pajtimin e rajonit të Ballkanit dhe integrimin e vendeve të Ballkanit”,- tha Basha. Ndërkohë Osmani theksoi se në këtë takim është diskutuar për raportet ndërkombët­are. “Një bashkërend­im në politikën e jashtme ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë gjithnjë është treguar i suksesshëm kur ka qenë i sinqertë. E falënderov­a zotin Basha për qëndrimin e tij dhe zërin e tyre të çmuar kundër ideve të rrezikshme për ndryshim kufij”, - theksoi zj. Osmani. Sipas saj është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria të bashkëvepr­ojnë veprimet e tyre. Në axhendën e vizitës dy ditore të kreut të PD- së në Kosovë janë parashikua­r takime edhe liderë të tjerë të partive politike.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania